EmailFacebookKontakt

Na shkruajnë besimtarët: Të zbatohen rregullat

Na shkruajnë besimtarët:

Të zbatohen rregullat

Dihet se kisha është vend i shenjtë dhe besimtari futet në të me shpresë dhe lutje. Ndaj ai kërkon qetësi, që të ndjekë me vëmendje shërbesat.

Por, ç’ndodh kur disa nuk zbatojnë rregullat. Kur p.sh. mbahen celularët të hapur dhe zilja e tyre prish qetësinë në kishë dhe tërheq vëmendjen e pjesëma- rrësve në meshë. Sepse mund të jetë çasti kur po themi “Besoren” apo “Ati ynë” apo dëgjojmë Ungjillin dhe sa përshtypje të keqe, shqetësim dhe tërheqje vëme- ndjeje sjell një zile apo vrapi për të dalë i atij që në vend ta fikë, kërkon me patjetër të flasë. Kur në një shfaqje a mbledhje u kërkohet qartë pjesëmarrësve të fikin celularët, pse të mos veprohet kështu edhe në kishë.

Po kështu edhe për veshjen. Gjithmonë ka qenë zakon që kur vihej në kishë besimtari vishte rrobat më të mira dhe serioze. Por sot, sidomos në kohë të ngro- htë, vihet re që ka njerëz, sidomos femra, që vijnë me rroba të papërshtashme apo burra me pantallona të shkurtra e shapka… Ata mbase nuk janë të ndërgjegj- shëm, por mendoj se kështu përdhoset vendi i shenjtë.

Ndaj është e nevojshme që për këtë të ketë më shumë ndërgjegjësim, si në familje, në mësimet e kate- kizmit, por edhe duke vënë në vend të dukshëm rregullat elementare për të ndjekur shërbesat apo duke u folur personave që gabojnë.

Konstandin Bozaxhiu