Shën Joan Vladimir
Të rinjtë
orthodhoksë
kontribuojnë
për të siguruar
fonde për
veprimtaritë
e tyre
Disa punime artizanale kishtare
për të ndihmuar në mbledhjen e fo-
ndeve që do të shërbejnë gjatë ve-
primtarive të ardhshme u realizuan
në një aktivitet që pati lajtmotiv
zellin e të rinjve orthodhoksë për
të dhënë kontributin e tyre në
veprimtaritë shpirtërore dhe sociale
të Kishës. Rreth 50 të rinj dhe të
reja nga dioqezat e Tiranës dhe
Korçës morën pjesë në tetor në ve-
primtarinë “Punime kishtare nga
rinia orthodhokse shqiptare”, që u
organizua në manastirin e Shën
Joan Vladimirit, pranë Elbasanit.
Përgjatë tri ditëve u realizuan pu
nime në dru, qeramikë, kryqe dhe
ikona, të cilat do të shiten dhe për-
mes këtyre fondeve do të mbulohen
një pjesë e shpenzimeve të akti-
viteteve me rininë. Por kjo vepri-
mtari përveç sensibilizimit të të
rinjve për të dhënë ndihmën e tyre,
u shoqërua edhe me aktivitete të
tjera shpirtërore dhe kulturore.
Gjatë ditës u kryen shërbesat fetare
në kishën e Manastirit, ndërsa të
dielën u celebrua Liturgjia Hyjnore
e drejtuar nga atë Joan Qosja.
Nga veprimtaritë kulturore dhe
argëtuese vlen të veçohet grupi i të
rinjve orthodhoksë nga Korça, të
cilët kënduan serenatat e famshme
të qytetit të tyre, duke krijuar një at-
mosferë të këndshme të gjithë pjes-
ëmarrësit. Nuk munguan edhe lo-
jërat, si: futboll, volejboll, shah etj.
Ky aktivitet, i organizuar nga
Zyra e Rinisë çdo fillimvjeshte, po
mirëpritet nga të rinjtë, të cilët për-
veç punës shijojnë edhe kënaqësinë
e shoqërisë së krishterë në
mjediset shpirtërore të manastirit të
Shën Joan Vladimirit.