EmailFacebookKontakt

Për një bashkekzistencë paqësore në Ballkan

PËRNJË
BASHKEKZISTENCË
PAQËSORENË
BALLKAN
Nga 29 shtatori deri më 1 tetor, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua
seminari me temë: “Forcimi dhe promovimi i bashkëjetesës dhe tolerancës, për një
shoqëri më të sigurtë në Ballkan e më gjerë”. Takimi organizohej nga “NATO Science
for Peace Project”. Në të Ishin ftuar studiues dhe personalitete të shquara nga vendi
dhe rajoni, por edhe më gjerë.
I ftuar të mbante kumtesë ishte edhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas i, i cili mbajti temën: “Drejt një bashkëjetese të
qëndrueshme e paqësore në Ballkan”, të cilën po e botojmë.
Prof. Dr. t Anastasi
N
jë kontribut esencial për një bashk-
ekzistencë paqësore në Ballkan ka
nevojë për një përpjekje sistematike, të va-
zhdueshme dhe të durueshme në katër
fusha kryesore, që janë: 1) Kultivimi i ba-
shkekzistencës harmonike midis komuni­
teteve të ndryshme fetare, 2) kapërcimi i
çdo forme të dhunës 3) rivlerësimi i kon-
ceptit dhe i rëndësisë së ekzistencës ko-
mbëtare dhe 4) përpjekja për një ripajtim
të vërtetë dhe paqe të qëndrueshme.
1. Duke kultivuar bashkekzistencën
paqësore midis komuniteteve të ndry­
shme fetare.
Intoleranca midis komuniteteve fetare
mund të rritet nga faktorë të tjerë fetarë,
p.sh. fundamentalizm! ekstrem ose prej
shkaqeve jo fetare, si p.sh. ato politike, na-
cionaliste, psikologjike ose individuale. Të
gjitha këto shkaqe kanë luajtur një rol të
rëndësishëm në të kaluarën dhe kjo rëndë-
si nuk është zvogëluar ende në Ballkan.
Nga ana tjetër, bashkekzistenca paqëso-
re fetare e komuniteteve fetare mund të de-
rivojë nga dy pikënisje të ndryshme: një indi-
ferentizëm për përvojën fetare ose një
eksperiencë e ndërgjegjshme për esencën e
brendshme të fesë, që ajo paraqet në jetët
e personaliteteve të shquara të të gjitha feve.
Pozicioni, që dua të theksoj është se sot
në botën ballkanike, baza për zhvillimin
e një bashkekzistence midis komunite­
teve fetare, si edhe midis grupimeve të tje-
ra jo fetare, është një respektim për Dekla-
ratën e të Drejtave të Njeriut dhe një nde-
rim për lirinë e ndërgjegjes. Në ditët e sot-
me, shkencëtarët e të dy besimeve, atij të
krishterë dhe mysliman, pak a shumë i
aprovojnë këto deklarata. Të gjitha komu-
nitetet fetare duhet të kërkojnë për princi-
pet e një antropologjie të shëndoshë nga
thellësia e doktrinës dhe për faqet më të
mira të traditës së tyre. Ato duhet të thek-
sojnë respektin e sinqertë për çdo qenie
njerëzore dhe të luftojnë për zhvillimin
dhe mbizotërimin e këtyre principeve, për
të futur etikën në udhëheqjen dhe në
edukimin e anëtarëve të tyre.
Ato mund të bashkëpunojnë gjithashtu
për të mbushur vakumin e madh shpirtë-
ror, që është krijuar kohët e fundit në Ball­
kan. Duke folur përsëri në kontekstin to-
në, unë kam vënë re se në periudhën e
tranzicionit të viteve të fundit, një krizë
më e përgjithshme në sistemin e vlerave
ka nxjerrë krye në shoqëritë tona, duke
krijuar një krizë në mirëbesimin ndaj të
gjitha formave të autoritetit, si edhe një
pasiguri se çfarë është e vërtetë. Ndërkohë
që në epokën e shkuar mbizotëruan slo-
ganet e një kolektivizmi utopist, sot mesa-
zhi i kapitalizmit të centruar në vetvete
po e bombardon rininë. Në këtë vakum
shpirtëror, komunitetet fetare janë të ftuar
të kultivojnë një besim në realitetin su-
prem, në Perëndinë dhe të çelin horizonte
të reja, që do të përforcojnë idetë morale
dhe disiplinën e brendshme, si edhe do
të fuqizojnë këmbënguljen dhe krijim-
tarinë e popullit. Natyrisht që kjo mund
të ndodhë në kushtet e një bashkekzis­
tence miqësore me njëri-tjetrin. Me hirin
e Perëndisë, në Shqipërinë e sotme kjo ba-
shkekzistencë paqësore është një realitet.
Dhe ndoshta, kjo mund të bëhet në disa
aspekte, një model pozitiv për bashkek-
zistencën paqësore në mbarë Ballkanin.
2. Duke kapërcyer çdo formë dhune.
Zakonisht në ditët e sotme, ata që janë
më të prirurit drejt dhunës janë njerëzit
që kanë pushtet – qoftë politik, financiar,
ushtarak ose administrativ. Këta persona
janë të aftë të imponojnë qëllimet e tyre
me anë të manipulimit, dizinformimit,
larjes së trurit njerëzor dhe atij elektronik
dhe me anë të kërcënimeve ose orvajtjeve
për të blerë ndërgjegjet tona.
Dhuna, megjithatë, është e pranishme
jo vetëm aty ku massmedia drejton vë-
mendjen tonë. Gjithashtu ajo është e pra­
nishme në qytetet e vogla dhe në komu-
nitete, që mendohen se nuk e kanë këtë
fenomen. Dhuna shpeshherë mund të na
befasojë me format e ndryshme të krimit.
Ajo ngjall frikë duke shkatërruar personin
njerëzor me anë të drogave, ksenofobisë
dhe racizmit. Dhe në mënyrë tragjike,
disa njerëz nuk hezitojnë të fusin sloganet
dhe argumentet fetare në këtë valle të egër
të dhunës. Një gjë esenciale që duhet të
pranohet se ekziston, është fakti se virusi
i dhunës gjen strehë tek secili prej nesh dhe
në çaste kritike, i infekton marrëdhëniet
tona me të tjerët. Le të tregohemi të kuj-
desshëm dhe jo ta mbivlerësojmë agresi-
vitetin, që fshihet në çdo zemër njerëzore.
Në betejën për të kapërcyer dhunën,
komunitetet fetare mund të ofrojnë një
kontribut të rëndësishëm, siç janë prin-
cipet e vlerave të përjetshme, një vizion i
(vijon në faqen 8)

PËR NJË BASHKEKZISTENCË PAQËSORE NË BAELKAN
(vijon nga faqja 7)
paqes dhe i ripajtimit, shembuj të gjallë
të vendosjes së paqes dhe fuqinë që buron
nga autokritika e vazhdueshme dhe
ripërtëritja shpirtërore.
Më lejoni t’i referohem një rasti kon-
kret nga situata jonë në Shqipëri. Kur në
vitin 1999, qindra dhe mijëra viktima të
dhunës nga Kosova, erdhën në vendin to-
në, Kisha Orthodhokse grumbulloi ndih-
ma për të ndihmuar sa më shumë njerëz
që ishte e mundur, me një dashuri prak-
tike, pa pyetur kurrë për identitetin e tyre
fetar. Kisha mobilizoi të gjithë anëtarët e
saj, në mënyrë të veçantë rininë dhe gratë.
Ajo motivoi miq nga mbarë bota, duke
mbledhur më tepër se 12 milionë dollarë
dhe zhvilloi një program të gjerë për t’u
përkujdesur dhe për të zbutur vuajtjet e
mbi 33.000 refugjatëve. Kur zëra nga qar-
qe të ndryshme u përpoqën t’i shtojnë
edhe tone fetare luftës në Kosovë, ne pro-
testuam fuqishëm, duke thënë vazhdi-
misht se “Askush nuk ka të drejtë të për-
dorë vajin e shenjtë të fesë për të inten-
sifikuar zjarrin e konflikteve të armato-
sura; në vend të kësaj duhet ta përdorë
këtë vaj si një dhuratë hyjnore për qetësi-
min e zemrave, shërimin e plagëve dhe
për të bashkuar popujt dhe individët së
bashku rreth paqes. (13.3.98)
3. Rivlerësimi i konceptit dhe i rë-
ndësisë së ekzistencës kombëtare.
Një njeri ka nevojë për një kurajë dhe
forcë të madhe shpirtërore për të ngritur
një çështje të tillë, meqë është problemi më
i komplikuar që haset në Ballkan në she-
kullin e fundit. Feja ka luajtur një rol funda­
mental në formimin e kulturës, vetëndër-
gjegjësimit dhe të identitetit kombëtar të
popujve të Ballkanit. Fjalët shumë të njohu-
ra të Biblës, “I bekuar është kombi që ka
Perëndinë si Zot të tij, i lumur është populli
që Zoti e ka zgjedhur si trashëgiminë e tij”
(Ps 33:12) janë përdorur në shumë raste.
Madje edhe njerëz që janë indiferentë karshi
fesë, ose njerëz që e kanë shpallur veten
“ateistë”, sot mbështetin grupimet tradicio-
nale fetare vetëm për të justifikuar dhe për
të mbajtur gjallë interesa nacionaliste.
Bibla nuk e kufizon veten në bekimin
dhe lumturinë e një populli të zgjedhur.
Ajo i hap horizontet e saj të bekimit për
mbarë botën. Ajo e shikon pa kufizime
zhvillimin e një kombi. Asnjë komb,
pavarësisht se sa i devotshëm është, nuk
mund të zotërojë në mënyrë ekskluzive
dashurinë e pafund të Perëndisë. Më e
shtjelluar, fakti i patjes së besimit nuk do
të thotë vetvetiu se çdo komb ose grupe
kombesh kanë të drejtën për të kërkuar
monopolizimin e Perëndisë. Shën Pavli e
thotë këtë gjë në mënyrë fare të qartë:
“Perëndia bëri prej një gjaku çdo komb
njerëzish” (Veprat 17:26). Të gjitha ko-
mbet i përkasin të njëjtës racë njerëzore,
të krijuar nga i njëjti Perëndi.
Në këtë erë të re të globalizmit kombet
duhet të përballen me problemin e madh
se si të ruajnë identitetin e tyre dhe t’i re-
zistojnë uniformizimit të imponuar së
jashtmi. Megjithatë, ky argument nuk
mund të përdoret në dëm të fqinjit tonë,
në dëm të së vërtetës dhe të drejtësisë.
Për shumë shekuj, popujt e Ballkanit
kanë jetuar së bashku nën pushtetin e pe-

randorive të fuqishme – asaj Romake, Bizan-
tine dhe Otomane – duke krijuar kulturën
e tyre nën influencën e tjetrit. Kjo aftësi
për të jetuar dhe për t’u zhvilluar së bashku
mund të vazhdojë edhe në realitetin e ri
të krijuar – Bashkimin Evropian.
Ne duhet të përgatisim rrugën duke
ndrequr imazhin e shtrembër dhe fals, që
kemi për të tjerët – imazhet ksenofobike
që regjimet e ndryshme ksenofobike kanë
krijuar me anë të edukimit dhe historisë
të karakterizuara këto nga paragjykimi.
Ne duhet të pranojmë cilësitë pozitive të
tjetrit dhe të mësojmë për të bashkëpunu-
ar. Zhvillimi dhe prosperiteti i një vendi
mund të ndihmojnë progresin e të afër-
mit të tij. “Tjetri” nuk duhet të shikohet
si një kërcënim; në disa raste të caktuara
mund të jetë një bekim.
4. Duke u përpjekur për një ripajtim të
vërtetë dhe për një paqe të qëndrueshme.
Feja u përdor në të kaluarën, gjatë
kohëve kritike, për të përforcuar iden­
titetin dhe rezistencën kombëtare. Sot
liderët fetarë dhe popujt duhet të për-
mbushin një thirrje të ndryshme, që është
tepër e lartë – të punojnë me entuziazëm
dhe durim për ripajtimin midis popujve
dhe kombeve dhe për të vendosur një
paqe të qëndrueshme në Ballkan dhe në
mbarë botën. Armiku i përbashkët është
urrejtja dhe me këtë armik duhet të me-
rremi. Vetëm me anë të një përpjekjeje të
fortë dhe të përbashkët mund të shpre-
sojmë të kufizojmë ose ndoshta ta shërojmë
këtë sëmundje të rëndë. Si një helm gjar-
pri, dyshimi dhe urrejtja kanë helmuar ze-
mrat e mijëra njerëzve në Ballkanin e so-
tëm. Mësimet autentike fetare dhe she-
mbujt e vërtetë mund të kultivojnë anti­
dotin e vetëm për këtë rrezik – antidotin e
faljes dhe të dashurisë në zemrën e njerëz-
ve. Paqja e qëndrueshme nuk mund të
vendoset vetëm me anë të negociatave
politike dhe diplomatike. Ajo mund të
përftohet kryesisht me anë të punës së
madhe nga ana e njerëzve besimtarë të
frymëzuar, njerëz që besojnë në Perëndinë
e dashurisë dhe që ia kanë përkushtuar
veten e tyre përpjekjes për iniciativa kri­
juese për pajtirri dhe paqe.
“Komunitetet e ndryshme fetare duhet
të nxjerrin anët më të mira të doktrinës
dhe të traditave të tyre, duke u shndërruar
në punëtorë të frymëzuar të pajtimit dhe
të paqes. Ne duhet të ndërmarrim iniciati­
va për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe
të lirë, që respekton lirinë fetare dhe veça-
ntitë e të tjerëve. Ne duhet të ndërtojmë
një shoqëri, ku tjetri nuk resht së qeni një
krijesë e Perëndisë dhe vëllai e motra jonë,
pavarësisht se çfarë ai ose ajo beson” (Apeli
publik 24.6.1999)
Kjo vijë ndarëse midis së mirës dhe së
ligës, nuk mund të gjendet midis persona-
ve, grupimeve sociale ose popujve. Ajo
është e vendosur brenda zemrës së çdo
qenieje njerëzore. Megjithatë është e ne-
vojshme që drita e dashurisë të penetrojë
në shtresat e brendshme të mendimit dhe
të ndërgjegjes sonë. Këtu shtrihet edhe
përgjegjësia jonë.
Në mënyrë përmbledhëse, janë të nevoj-
shme iniciativa të reja dhe perspektiva më
të gjera, për ta bërë realitet vizionin e ba-
shkekzistencës paqësore midis popujve të
Ballkanit. Duhet të theksohet veçanërisht
fakti se çdo lloj konflikti dhe lufe në emër
të fesë është një fyerje kundër fesë.
Ne besojmë thellësisht se në këtë çast
historik, antidoti i vetëm kundër urrejtjes,
që kërcënon rajonin tonë dhe që është e
rrezikshme sa edhe radioaktiviteti, është
iniciativa e dashurisë së sinqertë, e arritur
me guxim dhe durim.
Propozimi ynë është ky: Me kontribu-
tin aktiv të të gjitha komuniteteve fetare
dhe të çdo personi vullnetmirë, le të ecim
përpara në një bashkësi më të gjerë paqeje
dhe solidariteti, që siguron drejtësinë dhe
dinjitetin njerëzor për çdo qenie, për çdo
popull dhe çdo minoritet, gjë që si përfu-
ndim na çon drejt një kulture njerëzore
më të thellë.