Boston
Kremtohet 85-vjetori
i Kishës Orthodhokse Shqiptare “Shën Trinia”
Nga Aleko Dhima
Boston, 11 nëntor 2006
Më 4 nëntor 2006, në një nga restorantet e Bostonit, u kremtua 85-vjetori i themelimit të Kishës Shqiptare të Shën Trinisë.
Kisha Shqiptare e Shën Trinisë u krijua më 1921 nga emigrantët shqiptarë në Boston, të cilët ndjenë nevojën për të pasur një kishë shqiptare që t’i shërbente komunitetit shqiptar, i cili ishte në rritje. Kjo kishë është një nga 3 kishat e kriju- ara nga emigrantët shqiptarë në South Boston. Kisha e Shën Trini- së, së bashku me kishën e Shën Gjergjit e atë të Shën Janit i kanë shërbyer emigrantëve të vjetër e po ashtu kanë hapur dyert për emi- grantët e rinj të viteve ’90, duke ruajtur e çuar përpara shpirtin e Orthodhoksisë e të Shqiptarizmit.
Pas hapjes së ceremonisë nga President! i Bordit Drejtues 2006 të kësaj kishe, z. Pandeli Dhima, e mori fjalën Episkop Ilia, i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare të Kishës Orthodhokse të Amerikës, e cila përfshin Kishën Shqiptare të Shën Trinisë. Episkop Ilia, duke folur për historikun e kësaj kishe, përmendi themeluesit e saj, klerikët, ndihmë- tarët, drejtuesit e shërbyesit, te cilët me përpjekje e sakrifica e ruajtën këtë kishë përgjatë viteve. Ai thek- soi edhe njëherë lidhjet e ngushta qëekzistojnë midis kësaj kishe dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sidomos pas vitit 1991, kur ajo drejtohet me urtësi nga Krye- piskopi i saj, Fortlumturia e Tij Anastasi.
Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë rreth 300 veta, ishte i prani- shëm edhe ambasadori shqiptar në SHBA, z. Aleksandër Sallabanda, i cili theksoi në përshëndetjen e tij, ngrohtësinë dhe ambientin shqiptar që gjeti në Boston. Ai vlerësoi për- pjekjet e komunitetit shqiptar në ruajtjen e kulturës dhe traditave
shqiptare, dhe në kapërcimin e mosmarrëveshjeve e ndarjeve të së kaluarës, sepse kjo gjë i shërben më mirë këtij komuniteti, por edhe çështjes shqiptare në Amerikë e kudo në botë.
Kryetari i Bashkisë së Bostonit, z. Thomas Menino, në pamundësi
të pjesëmarrjes në këtë mbrëmje dërgoi një mesazh urimi, të cilin e lexoi i dërguari i tij, z. Armando Silva.
Përshëndeti gjithashtu z. Stefan Kochi, Kryetar i Këshillit Kombë- tar Shqiptaro-amerikan, znj. Gloria Hill, besimtare veterane e kësaj ki-
she dhe kryetare e grupit organi- zues të mbrëmjes. Ishin të prani- shëm edhe përfaqësues nga organi- zatat shqiptare në Massachusetts AANO, Mass Albania, si edhe përfaqësues nga kisha të tjera ship- tare të Bostonit. Ishte një kënaqësi të shihje vëllezërit e motrat e një gjaku, shqiptarë të vjetër e ata të rinj, besimtarë të feve të ndryshme, të festonin e gëzonin së bashku, duke treguar kështu edhe njëherë rëndësinë që ka për çdo shqiptar identiteti kombëtar dhe ruajtja e kulturës shqiptare.
Grupi i valleve shqiptare të Bostonit “Bashkimi Dance”, drejtuar nga koreografi i mirënjohur Bash- kim Braho, këngëtarja popullore shqiptare Lindita Zyberi, si edhe ki- taristët e talentuar Pandi Nasho e PetrikaAgolli, apo Gjergji Trebicka me muzikën e përzgjedhur shqiptare i dhanë kësaj mbrëmjeje një variacion dhe kënaqësi të veçantë.
Pjesë e kësaj ceremonie madhë- shtore ishte edhe shpërndarja e një libri kujtimesh, i botuarposaçërisht për këtë veprimtari.
Ngjarja u pasqyrua gjerësisht në Televizionin Shqiptar të Worche- ster dhe në gazetën shqiptare “Ilyria”.