EmailFacebookKontakt

Konferencë studentore në Manastirin e Shën Vlashit

Konferencat studentore janë kthyer tashmë në një traditë të pasur të rinisë orthodhokse. Përmes kë- tyre aktiviteteve Kishajonë iu jep mundësinë grupmoshave të reja për të njohur besimin orthodhoks, që të bëhen anëtarë të një komuniteti të madh dashurie, me Krishtin në qe- ndër. Konferenca e fundvjeshtës u organizua edhe këtë herë nga Qe- ndra Studentore Orthodhokse, e cila ftoi në ambientet e bukura të Manastirit të hirshëm të Shën Vlashit rreth 100 studentë, të ardhur nga shumë zona të vendit. Të ftuar në këtë veprimtari ishin edhe të rinj të tjerë nga dioqezat e Kishës sonë,

si edhe studentët e Akademisë Teologjike, të cilët dhanë një ndih- mesë të veçantë për mbarëvajtjen e saj.

Programi u realizua përgjatë tri ditëve (10 – 12 nëntor) dhe duke qenë i larmishëm e bëri të kënd- shme fundjavën e të rinjve. Ata pa- tën mundësi të ndiqnin 3 referatet e atë Patrikut, nga SHBA, i ftuar për të referuar në këtë konferencë në lidhje me temën “Jeta e Krishtit dhe jeta më Krishtin”.

Pjesë e programit ishin edhe lutjet së bashku, diskutimet në grupe, vizitat baritore në jetimoret dhe azilet e Durrësit dhe Kavajës,

vallet popullore dhe aktivitetet e ndryshme kulturore.

Vlen të theksohet se pika qe- ndore e konferencës u fokusua në referatet e atë Patrikut, i cili solli para të rinjve dëshmi të besimit orthodhoks dhe me elokuencën e tij tërhoqi vëmendjen e pjesëma- rrësve.“Njohuria e shpëtimit në Jisu Krishtin na është dhënë në mënyrë të veçantë nga Perëndia. Mishi dhe gjaku nuk na i shfaqin, vetëm Pe- rëndia mund të në japë dije për pri- ncipet në zemrat tona. Parimi krye- sor që vendos Perëndia është da- shuriadhe njohja, është hiri hyjnor, dhuratë e Shpirtit të Shenjtë. Pra

Shpirti i Shenjtë është principi i vërtetë i jetës sonë” – theksoi atë Patriku. Ai u ndal edhe në tipat e shenjtorëve, si mund ta fitojnë shenjtërinë të krishterët dhe foli për disa probleme aktuale të shoqërisë botërore.

Në fund të kësaj konference pjesëmarrësit morën shumë kujti- me, midis të cilave edhe një dhuratë të përgatitur nga drejtueset e Qe- ndrës Studentore Orthodhokse, një çantë me libra lutjesh dhe dijesh për besimin orthodhoks, një kryq dhe një ombrellë me logon e kësaj qe- ndre.

I.K.