Pogradeci, mikpritës i Konferencës rinore të Mitropolisë së Korçës
Në qytetin e bukur të
Pogradecit u zhvillua në
datat 13-15 tetor Konfere
nca me temë “Të oriento-
hesh drejt”, me pjesëmarr-
jen e rreth 60 të rinjve dhe
të rejave nga Mitropolia e
Korçës. Buzë liqenit, në një
klimë të ftohtë dhe qetësisë
brilante që ofronte qyteti i
famshëm i poezive lasgu-
shiane, konferenca merrte
ngjyfa të vërteta rinore.
Këtë atmosferë e krijonte
gjallëria e të rinjve të ardhur
nga Korça, Pogradeci, Er-
seka, Voskopoja, Leskovi-
ku, Prespa e zonat përreth.
Të bënte përshtypje përje-
timi i thellë shpirtëror në një
aktivitet ku lutjet, shërbesat
dhe referatet patën vëme-
ndjen më të madhe nga të
rinjtë.
Tema qendrore fliste për
qëllimin e jetës së krishterë,
si të jemi pranë Krishtit dhe
urdhërimeve të Tij. Për këtë
temë do të fliste ditën e fu-
ndit të konferencës, Mitro-
politi i Korçës, Joani.
“Për fatin tonë të keq ne
jetojmë në një vend dhe në
një shoqëri ku mungojnë
orientimet e vërteta shpirtë-
rore dhe njerëzit nuk zhyten
kaq thellë që të mendojnë.
Vetëm zhyten në jetën e si-
përfaqshme duke iu përgji-
gjur nevojave të jetës së
përditshme, pa menduar
pak më tepër. Ju shikoni në
kohën e sotme që po arrihet
në një dehumanizim të nje-
riut. Madje njerëzit nuk po
ndiejnë më as për njerëzit
e tyre të familjes.” – theksoi
gjatë referatit të tij, Hirësi
Joani.
Më tej ai tha se nëse ne
realisht besojmë që Zoti ek-
ziston, se Ai është i prani-
shëm dhe gjithçka që mëso-
het dhe jetohet në Kishë
është reale, jeta jonë duhet
të kishte ndryshuar. Fakti
që jeta jonë nuk po ndry-
shon është pikërisht sepse
ne nuk e besojmë këtë.
Prandaj edhe besimi ndih-
mon shumë në rritjen e që-
llimit të jetës. Një njeri që
ka besim ka më tepër aftësi
për ta kuptuar dhe qëllimin
përfundimtar të tij. Nëse
nuk do ta kemi këtë qëllim
në jetën tonë të përditshme
është shumë e vështirë të
orientohemi çdo ditë. Orie-
ntimi i përditshëm vjen nga
orientimi përfundimtar. Çdo
njeri që ka një qëllim për-
fundimtar mund ta orga-
nizojë udhëtimin e tij shumë
më lehtë.
Në fund të referatit, Hi-
rësi Joani u bëri thirrje të
rinjve të jetojnë me Fjalën
e Zotit. “Lexojeni Ungjillin,
sepse nuk ka thesar më të
madh se ai. Sa më shumë
ta lexosh, do kuptosh se s’ka
pasur dhe s’do ketë gjë më
të çmuar sesa fjalët e tij.
Tek Ungjilli do të shikoni atë
pastërti dhe atë thellësi të
madhe për të cilën ka nevo-
jë çdo shpirt njerëzor. Pra
ndaj mundohuni ta lexoni
dhe mundohuni që ta mbani
në zemrat tuaja këtë gjë”.
Për temën “Martesa në
Kishën Orthodhokse” foli
përgjegjësi i Zyrës së Kate-
kizmit, z. Miron Çako.
Isidor Koti