EmailFacebookKontakt

Veprimtari ndërfetare në Londër

Nga 10-17 shtator, në Londër u zhvillua një veprimtari e organizuar nga
“World Learning” dhe USAID, për shkëmbimin e përvojës mes organizmave
dhe shoqatave ndërfetare lokale të Londrës me përfaqësues zyrtarë nga të 4
komunitetet fetare të Shqipërisë. Mori pjesë dhe një përfaqësues i Komitetit
të Kulteve. Kisha jonë u përfaqësua nga 3 klerikë. Takimi u zhvillua në një
atmpsferë të ngrohtë dhe miqësore, ku edhe njëherë u pa nevoja e ketyre lloj
kontaktesh që krijojnë mundësinë e shkëmbimit të përvojës.