EmailFacebookKontakt

Manastire të krishtera që nuk ekzistojnë më në rajonin e Lushnjës

Manastire të krishtera që nuk ekzistojnë

më në rajonin e Lushnjës

Myzeqeja, si një vend i begatë i Shqipërisë dhe me një të shkuar të shkëlqyer, siç shihet edhe nga qytetet që lulëzuan përreth saj, pati tërhequr vëmendjen që në kohët më të hershme e më vonë në mesjetë. U zhvillua një qytetërim i shënuar në qytete si Orikumi, Aulona, Ama- ntia, Bylisi, Antipatria, Apolonia, Epidaurium, Epidamni, Dinali, Asparangjioni, Petra, Skampis etj., dhe në mesjetë prej Aulonës, Itea, Belegradi, Tomorum, Gradishta, Dyrahion, Taullandium, Cernikon e të tjera.

Ishte e kuptueshme të tërhiqte edhe vëmendjen e Kishës, dhe këtu u përhap në fillim krishterimi i ardhur prej Greqisë dhe prej Ma- qedonisë. Pra shohim të krijohen Horoepiskopi dhe episkopi të ndry- shme për zhvillimin e krishterimit, si Episkopia e Apolonisë, e By lisit, Kaninës, Vlorës, Amantias, Jerikos e Myzeqesë dhe e Shpatit, e Çerni- kutetj.

Të gjitha këto episkopi patën një aktivitet të mjaftueshëm për qyte- tërimin e banorëve të fushës dhe kodrinave përreth Myzeqesë dhe secila perj tyre përpiqej si e si të krijonte manastire të mira, sepse në ato kohë që Shqipëria shkelej prej valësh barbare të ndryshme, ma- nastiret e krishtera ishin si një dritë mes errësirrës dhe kishin për qëllim të ndihmonin popullin me çdo mjet. Kështu i shonim manastiret e she- njta me murgjit e tyre jo vetëm t’i shërbenin popullit shpirtërisht, duke e afruar këtë me Zotin, po këto mbanin në mes të tyre shkolla ditu- rie, biblioteka, infermieri, spitale dhe ksenona (bujtinat), ku vizitoheshin dhe nevojtarët gjenin ndihmën e prehjen e tyre.

Rajoni i Lushnjës dikur ka pasur shumë manastire, prej të cilëve sot ka mbetur vetëm ai i Kadi Pashait, i mbiquajtur “Shën Todri” dhe ai i “Shën Marisë së Ardenicës”, të tjerë mbetën si kisha enorish e dio- qeze dhe të tjerë humbën krejt. Për disa rron ende gojëdhëna e tyre.

Unë këtu dua të bëj fjalë për ato manastire që nuk ekzistojnë sot; por gojëdhëna është ende e gjallë në gojën e popullit.

Manastiri i Shën Savës
në Lushnjë

Ky manastir siç duket ka qenë shumë i lulëzuar në mesjetë, pasi nga ai mori emrin edhe një lagje e qytetit të Lushnjës “Sarava”, si edhe fusha e gjerë e Lushnjës u quajt, siç thonë, “Savra”.

Gërmadhat e kishës së Shën Savës u zbuluan së fundi kur u in- staluan refugjatët e ardhur nga Kosova. Tokë e cila u nda në pjesë dhe pjesa e kishës i ishte dhënë një familjeje, por si një truall i shenjtë, familja nuk bëri ondi në këtë vend, se kur donte të bënte shtëpinë, gjeti themelet e vakëfit dhe e abandonoi tokën.

Kjo tokë, kur u ndalua prej qe- verisë varrimi në qytet i të vdekur-

ve, iu dhurua prej saj komunitetit Orthodhoks të Lushnjës, por ai pre- feroi më mirë Golemin sesa Sara- veun, sepse si fushë kishte baltë dhe në kohë të keqe nuk do të mundte t’i varroste të vdekurit, dhe nuk kishin mjetet e duhura që të bënin paraklisin e rrethimin e saj.

Kisha e Madhe
ose Kisha e Kuqe në Lushnjë

Mbi malin e Gurit në Lushnjë, ku nxjerrin gurët për ndërtesat e udhët e qytetit, ka një fushë të vogël, mbi të cilën thuhet se në kohërat e moçme ishte një kishë e madhe dhe e ndërtuar me tulla e qeramidhe të kuqe. Për këtë edhe ky vend sot ku kullosin kafshët mbiemërohet “Kisha e Madhe ose Kisha e Kuqe”. Gjithashtu më të

moshuarit thonë se këtu, përreth kishës, ka pasur shumë konakë (banesa) ku banonin murgjit.

Nga brinja e majtë e kësaj kodre, nga ana e Lushnjës, gjenden varre të vjetër. Vendi i Kishës së Kuqe i i ishte dhënë në fillim komunitetit Orthodhoks, për të ndërtuar kishën famulltare, por këta, meqë ishte shumë larg qendrës dhe në majë të kodrës, nuk e pranuan dhe blenë vendin e kishës së Shën e Premtes, ku e rindërtuan këtë faltore para dyqind e pesëdhjetë vjetësh.

Manastiri i Shën Kollit në
Karbunarë

Katundi i Karbunarës në fillim banohej vetëm prej të krishterëve dhe në ato kohëra kishte një manastir me emrin e lavdueshëm të Shën Kollit. Me ardhjen e turqve, në këto vise, pas luftimeve të ashpra që u zhvillu- an ndërmjet fisit të Balshajve dhe turqve, si edhe ndërmjet Gjergj Kas- triotit e turqve e me zotërimin e kë- tyre të fundit në gjithë Myzeqenë, ky manastir u kthye dhe u bë teqe, sot teqeja e Karbunarës…

Pas prishjes së manastirit të kri- shterët e Stanit të Karbunarës ngri- tën në majë kishëzën e Shën Kollit, që të mos harrohet kujtimi i manastirit të moçëm. Po edhe kjo kishë u dogj prej keqbërësve.

“Jeta Kristiane’’ 1944 Dh. Beduli

Manastire të krishtera që nuk ekzistojnë
më në rajonin e Lushnjës
Myzeqeja, si një vend i begatë i
Shqipërisë dhe me një të shkuar të
shkëlqyer, siç shihet edhe nga
qytetet që lulëzuan përreth saj, pati
tërhequr vëmendjen që në kohët më
të hershme e më vonë në mesjetë.
U zhvillua një qytetërim i shënuar
në qytete si Orikumi, Aulona, Ama-
ntia, Bylisi, Antipatria, Apolonia,
Epidaurium, Epidamni, Dinali,
Asparangjioni, Petra, Skampis etj.,
dhe në mesjetë prej Aulonës, Itea,
Belegradi, Tomorum, Gradishta,
Dyrahion, Taullandium, Cernikon e
të tjera.
Ishte e kuptueshme të tërhiqte
edhe vëmendjen e Kishës, dhe këtu
u përhap në fillim krishterimi i
ardhur prej Greqisë dhe prej Ma-
qedonisë. Pra shohim të krijohen
Horoepiskopi dhe episkopi të ndry-
shme për zhvillimin e krishterimit,
si Episkopia e Apolonisë, e By lisit,
Kaninës, Vlorës, Amantias, Jerikos
e Myzeqesë dhe e Shpatit, e Çerni-
kutetj.
Të gjitha këto episkopi patën një
aktivitet të mjaftueshëm për qyte-
tërimin e banorëve të fushës dhe
kodrinave përreth Myzeqesë dhe
secila perj tyre përpiqej si e si të
krijonte manastire të mira, sepse në
ato kohë që Shqipëria shkelej prej
valësh barbare të ndryshme, ma-
nastiret e krishtera ishin si një dritë
mes errësirrës dhe kishin për qëllim
të ndihmonin popullin me çdo mjet.
Kështu i shonim manastiret e she-
njta me murgjit e tyre jo vetëm t’i
shërbenin popullit shpirtërisht, duke
e afruar këtë me Zotin, po këto
mbanin në mes të tyre shkolla ditu-
rie, biblioteka, infermieri, spitale dhe
ksenona (bujtinat), ku vizitoheshin
dhe nevojtarët gjenin ndihmën e
prehjen e tyre.
Rajoni i Lushnjës dikur ka pasur
shumë manastire, prej të cilëve sot
ka mbetur vetëm ai i Kadi Pashait,
i mbiquajtur “Shën Todri” dhe ai i
“Shën Marisë së Ardenicës”, të
tjerë mbetën si kisha enorish e dio-
qeze dhe të tjerë humbën krejt. Për
disa rron ende gojëdhëna e tyre.
Unë këtu dua të bëj fjalë për
ato manastire që nuk ekzistojnë sot;
por gojëdhëna është ende e gjallë
në gojën e popullit.
Kisha e manastirit të Shën Todrit, Kadi Pasha
Manastiri i Shën Savës
në Lushnjë
Ky manastir siç duket ka qenë
shumë i lulëzuar në mesjetë, pasi
nga ai mori emrin edhe një lagje e
qytetit të Lushnjës “Sarava”, si
edhe fusha e gjerë e Lushnjës u
quajt, siç thonë, “Savra”.
Gërmadhat e kishës së Shën
Savës u zbuluan së fundi kur u in-
staluan refugjatët e ardhur nga
Kosova. Tokë e cila u nda në pjesë
dhe pjesa e kishës i ishte dhënë një
familjeje, por si një truall i shenjtë,
familja nuk bëri ondi në këtë vend,
se kur donte të bënte shtëpinë, gjeti
themelet e vakëfit dhe e abandonoi
tokën.
Kjo tokë, kur u ndalua prej qe-
verisë varrimi në qytet i të vdekur-
ve, iu dhurua prej saj komunitetit
Orthodhoks të Lushnjës, por ai pre-
feroi më mirë Golemin sesa Sara-
veun, sepse si fushë kishte baltë
dhe në kohë të keqe nuk do të
mundte t’i varroste të vdekurit, dhe
nuk kishin mjetet e duhura që të
bënin paraklisin e rrethimin e saj.
Kisha e Madhe
ose Kisha e Kuqe në Lushnjë
Mbi malin e Gurit në Lushnjë,
ku nxjerrin gurët për ndërtesat e
udhët e qytetit, ka një fushë të
vogël, mbi të cilën thuhet se në
kohërat e moçme ishte një kishë e
madhe dhe e ndërtuar me tulla e
qeramidhe të kuqe. Për këtë edhe
ky vend sot ku kullosin kafshët
mbiemërohet “Kisha e Madhe ose
Kisha e Kuqe”. Gjithashtu më të
moshuarit thonë se këtu, përreth
kishës, ka pasur shumë konakë
(banesa) ku banonin murgjit.
Nga brinja e majtë e kësaj kodre,
nga ana e Lushnjës, gjenden varre
të vjetër. Vendi i Kishës së Kuqe i
i ishte dhënë në fillim komunitetit
Orthodhoks, për të ndërtuar kishën
famulltare, por këta, meqë ishte
shumë larg qendrës dhe në majë
të kodrës, nuk e pranuan dhe blenë
vendin e kishës së Shën e Premtes,
ku e rindërtuan këtë faltore para
dyqind e pesëdhjetë vjetësh.
Manastiri i Shën Kollit në
Karbunarë
Katundi i Karbunarës në fillim
banohej vetëm prej të krishterëve dhe
në ato kohëra kishte një manastir
me emrin e lavdueshëm të Shën Kollit.
Me ardhjen e turqve, në këto vise,
pas luftimeve të ashpra që u zhvillu-
an ndërmjet fisit të Balshajve dhe
turqve, si edhe ndërmjet Gjergj Kas-
triotit e turqve e me zotërimin e kë-
tyre të fundit në gjithë Myzeqenë,
ky manastir u kthye dhe u bë teqe,
sot teqeja e Karbunarës…
Pas prishjes së manastirit të kri-
shterët e Stanit të Karbunarës ngri-
tën në majë kishëzën e Shën Kollit,
që të mos harrohet kujtimi i mana­
stirit të moçëm. Po edhe kjo kishë
u dogj prej keqbërësve.
“Jeta Kristiane’’ 1944
Dh. Beduli