Shkolla i ka tëgjitha premisat për tëpërgatitur të ardhmen
– Intervistë me drejtorin e shkollës
Cilat janë objetivat për këtë vit të ri shkollor?
Nën kujdesin e Kryepiskopit Anastas prej 8 vitesh funksionon Shkolla
e Mesme unike Kishtare në Gjirokastër. Funksionon duke synuar që të
kontribuojë në radhë të parë në edukimin e nxënësve të saj, për integrimin
e tyre si anëtarë të denjë të shoqërisë, si dhe përgatitjen e kuadrove të
aftë për nevojat dhe kërkesat e ndryshme të Kishës. Origjina e nxë-
nësve nga krahina të ndryshme, nga qyteti dhe nga fshati, sjell si rezultat
përparimin në nivele të ndryshme për sa i përket formimit kulturor e
shkencor të tyre. Objektivi i shkollës edhe për këtë vit të ri arsimor do
të jetë krijimi i premisave të përshtatshme për një nivel të lartë kulturor
e shkencor, për të gjithë nxënësit pa përjashtim.
Çfarë kushtesh u ofrohen nxënësve?
Kushtet janë mjaft të mira. Shkolla ka një konvikt komod me të gjitha
premisat që i duhen një nxënësi. Gjithashtu konvikti disponon salla
shumëfunksionale. Edhe ambientet e tjera janë shumë të përshtatshme,
si: kuzhina dhe mensa me ushqim cilësor. Shkolla disponon ambiente
të përshtatshme për studim dhe të gjitha këto do sigurojnë arritje për
të realizuar objektivin e shkollës. Mendojmë se edhe futja e internetit
“Kryqi i nderuar”, i. Thanas Bej –
në shkollë do luajë një rol të rëndësishëm. Ne disponojmë një klasë
me kompjutera të rinj, të cilët janë në dispozicion të nxënësve, të cilët
kanë arritur të fitojnë aftësi në lidhje me këtë drejtim.
Si paraqitet stafi pedagogjik?
Stafi pedagogjik është i specializuar. Të gjithë kanë shkollën e lartë
dhe disa prej tyre kanë grada shkencore. Janë mësues të kualifikuar
dhe mundohen që të japin mësim me një nivel mjaft të lartë. Shkolla
disponon një bazë materiale aktive dhe laboratorë të cilët përdoren
nga vetë mësuesit.
Çfarë thirrje do t’u bënit nxënësve të ardhshëm për të ndjekur
studimet në këtë shkollë?
Krahas anës shkencore ku shikojmë që të gjithë nxënësit marrin një
formim të mirë, drejtimi tjetër i shkollës është edhe përgatitja morale
dhe fetare që ata të jenë njerëz të aftë për Kishën dhe shoqërinë në
përgjithësi. Prindërit dhe vetë fëmijët le ta shikojnë me seriozitet këtë
shkollë, e cila i përgatit në mënyrë cilësore për të ardhmen e tyre ve-
tjake dhe sociale. , . . , ., TZ .Intervistoi Isidor Koti