EmailFacebookKontakt

Tryeza e rrumbullakët me donatorë

Tryeza e rrumbullakët me donatorë
Nga data 28-30 shtator 2006, në mjediset e zyrës
“Diakonia Agapes” u zhvillua takimi vjetor me
Agjencitë ekumenike të cilat mbështesin financi-
arisht aktivitetin e Zyrës Sociale, Zhvilluese dhe të
Emergjencës të Kishës sonë. Këto agjenci janë
anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, organizëm
ku që prej vitit 1994 është anëtarësuar edhe Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Ky takim
kishte si qëllim raportimin për realizimin e projek­
te ve gjatë vitit 2005, ecurinë e tyre gjatë vitit 2006,
si dhe paraqitjen e planeve për vitin 2007.
Përveç stafit të Diakonia Agapes, i cili paraqiti
projektet lidhur me zhvillimin e integruar rural, edu-
kimin shëndetësor të fëmijëve, grave dhe vajzave
në zonal rurale apo edukimin e të rinjve dhe per-
sonelit shëndetësor lidhur me HIV/SIDA-n, të
zbatuar në shumë qytete dhe fshatra të vendit, të
pranishëm për të paraqitur aktivitetin e tyre si edhe
planet e së ardhmes, ishin edhe punonjës të Zyrës së
Përkujdesjeve Ditore, Zyrës Kombëtare të Rinisë
Orthodhokse, si dhe koordinatorë të projektit me të
rinjtë e Qytetit Studenti dhe të Zyrës së Fëmijëve.
Si çdo vit, të gjithë pjesëmarrësit sollën në tryezë
përvojat e tyre me grupet e synuara, sukseset e
arritura, por edhe vështirësitë e hasura. Nuk mu-
nguan edhe planet për vazhdimësinë e projekteve,
por edhe nisma dhe ide të reja për të ardhmen.
Gjatë kësaj vizite, miqtë nga jashtë Shqipërisë u
njohën më mirë me aktivitetin e kryer nga Diakonia
Agapes, çka përbën një pjesë të përpjekjeve të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për
zhvillimin e mëtejshëm të vendit, për edukimin e
brezit të ri si dhe për ofrimin e përkujdesjes për ata
që janë më shumë në nevojë.