Promovimi
i një jete të
shëndetshme
për fëmijët
Paketat e ndihmës mësimore në shkollat e përfshira në projektet e Diakonia Agapes.
Zyra Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emer- gjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo është krijuar që në vitin 1992, me bekimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Fortlumturisë së Tij, Krypiskopit Anastas.
Kjo zyrë realizon projekte dhe programe në disa fusha, si: zhvillimi rural i integruar; shëndeti dhe edu- kimi; kujdesi social.
Një nga projektet që realizohet në kuadër të fushës së “Shëndetit dhe Edukimit” është “Jetë e shë- ndetshme për fëmijët”. Ai e ka filli- min në vitin 2001, në shkollën 8-vje- çare të fshatit Kalush, rrethi Kava- jë. Që prej vitit 2001 e deri më sot projekti është zbatuar në 12 shkolla 8/9-vjeçare të zonave rurale të rre- theve Kavajë, Elbasan e Gramsh.
Motoja e projektit është: “Edu- kim, Informim dhe Veprim”.
Komponenti edukim: përfshin “takimet e shëndetit” dhe bisedat për mjedisin që zhvillohen me nxë- nësit e këtyre shkollave. “Takimet e shëndetit” përmbajnë njohuri për higjienën personale, sëmundjet që mund të merren nga kafshët shtë- piake, higjienën e të parit; etj. Bisedat për mjedisin kanë të bëjnë me rrezikun që mund të vijë nga mbe- tjet dhe si ato duhen trajtuar, rëndë- sinë e hapësirave të gjelbra dhe krijimin e tyre, si dhe kontributin që ne duhet të japim për të pasur një mjedis të pastër.
Shumë nga shkollat ku projekti është zbatuar dhe po zbatohet janë larg qendrave shëndetësore. Si re- zultat i kësaj prindërit i çojnë fëmijët për vizitë tek mjeku specialist ve-
tëm kur ata kanë probleme shënde- tësore tepër të dukshme. Duke pa- rë këtë nevojë në zonat rurale janë ofruar vizita falas për të gjithë nxë- nësit e shkollave me specialistë të ndryshëm.
Komponenti informim: synon të informojë prindërit dhe stafin më- simdhënës me qëllim që ata të luaj- në rolin e duhur në kultivimin e një stili jetese të shëndetshme për fë- mijët.
Nga të gjithë stafet mësimdhë- nëse të shkollave është vlerësuar pozitivisht dhe shumë i dobishëm seminari i zhvilluar me ta me tema- tikë. Për ndihmën e parë në raste emergjente dhe fenomenin e keq- trajtimit të fëmijëve.
Komponenti veprim: ka synuar të kontribuojë në përmirësimin e terreneve sportive dhe atyre të gjel-
bëruara në shkollat ku projekti është zbatuar.
Një nga aktivitetet e projektit është edhe “Shfaqja me maska”, e cila synon të promovojë talentet e shkollës, si dhe të japë një mesazh për rëndësinë qa ka higjiena personale dhe e mjedisit për të pasur një jetë të shëndetshme.
Për zbatimin me sukses të projektit në të gjitha shkollat stafi i zyrës Diakonia Agapes ka pasur mbështetjen e zyrave të drejtorive arsimore të zonave përkatëse dhe të drejtorive të çdo shkolle.
Gjatë 5 viteve të realizimit të këtij projekti janë rreth 2500 nxënës dhe 130 mësues që kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga projekti. Gjithashtu përfitues jo të drejtpërdrejtë kanë qenë prindërit e të gjithë nxënësve si dhe komuni- teti përkatës.
Gjatë vitit 2006 projekti po zbatohet në tri shkolla të rrethit Gramsh, të fshatrave Drizë, Kukur e Gribë.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor këtyre shkollave iu shpër- nda një paketë ndihme mësimore për rreth 530 nxënës dhe 35 mësues. Ajo ishte e përbërë nga mjete mësi- more të nevojshme për nxënësit që ndihmojnë në procesin mësimor. Një mesazh shoqëron çdo paketë, në të cilin promo vohen disa nga të drejtat themelore të fëmijëve.
Zyra Diakonia Agapes do të va- zhdojë realizimin e këtij projekti edhe gjatë vitit 2007, duke u për- pjekur për të sjellë sadopak gëzim dhe buzëqeshje për fëmijët, të cilët jetojnë në zonat rurale nëpërmjet vizionit të saj “Dashuri që bën ndryshime”.
N. Gramo (Përdhiku), K. Josifi