EmailFacebookKontakt

Vit i bekuar shkollor!

Vit i bekuar
shkollor!
Një bekim i veçantëpër Kishën tonë
kanë qenë institucionet arsimore të
ngritura në këta 15 vjet, me kujdesin
e drejtpërdrejtë e financimet bujare
të siguruara nga Kryepiskopi Anastas.
Ndaj, fdlimi i vitit të ri shkollor nuk
është vetëm njëfestë e dijes, por edhe
një moment lutjeje ejalënderimi për
Perëndinë, që me Hirin e Tij bëri të
mundur këtë mrekulli.
Kështu, rinisën ngafunksionimi
15 përkujdesjet ditore të fëmijëve,
të cilave u shtohet kopshti më i ri,
ai i Dervicianit. Por nuk mund të
lëmë pa përmendur edhe godinën e
re të kopshtit të Durrësit dhe shtesën
e rikonstruksionin e atij të Tiranës.
Në godinë të re e moderne është
edhe shkolla 9-vjeçare “Frymë Da-
shurie”, nëDurrës. Ndërsa ajo “Pro-
tagonistët”, nëTiranë, ka sivjetmje-
dise të reja moderne shtesë.
Shkolla e Mesme Kishtare “Kry-
qi i Nderuar”, në Gjirokastër, pret
sivjet 22 nxënës të rinj, ndërsa mjaft
interes ka tërhequr edhe shkolla
profesionale e Mesopotamit.
Viti i ri shkollor nisi dhe nëAka-
deminë Teologjike “Ngjallja e Kri-
shtit”, në Shën Vlash dhe Institutin
e Formimit Profesional “Frymë Da-
shurie ”. Dega e Gjirokastrës e këtij
instituti sivjet nisi në një mjedis krejt
të ri dhe bashkëkohor.
Ecurinë e tyre do ta ndjekim edhe
gjatë vitit mësimor, por donim të
veçonim një fakt që nuk përmendet
shpesh. Atë se nxënësit e Akademisë
Teologjike, ata të Shkollës së Mesme
Kishtare, konviktoret e Bularatit apo
nxënësit nga Shtëpia e Fëmijës
“Shpresa”, studiojnë me bursa të
dhëna nga Kryepiskopi Anastas.
Po ashtu edhe një numër nxë-
nësish në shkollat 9-vjeçare dhe disa
jëmijë të kopshteve. Një ndihmë kjo
mjaft bujare dhe shumë e konsi-
derueshme, që bën të mundur studi-
min për shumë fëmijë, që ndryshe
nuk do ta kishin mundësinë e edu-
kimit në këto nivele.