EmailFacebookKontakt

Letër e hapur urimi me rastin e 14-vjetorit të Fronëzimit, 2 gusht 2006

Letër e hapur urimi me rastin e 14 – vjetorit të Fronëzimit,
2 gusht 2006.
Ju falënderoj Hirësi për mrekullinë më të madhe të këtyre
dy dekadave të tranzicionit shqiptar: ringjalljen e besimit në
zemrat e shqiptarëve dhe ringritjen nga themelet të Kishës
Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Ju sollët flakën e besimit
që sot ndriçon fort dhe ngroh zemrat e mijëra shqiptarëve, atë
flakë që armiqtë e besimit orthodhoks në Lindje e Perëndim
janë munduar ta shuajnë në këta 600 vjet.