EmailFacebookKontakt

“Virtytet” forca hyjnore-njerëzore

Nga Oliver Klement

Jeta e ngjallur, kur ne e lejojmë atë të na pushtojë, e vendos pak nga pak njeriun në natyrën e tij të vër- tetë, e cila është e pandashme nga hiri. Në Krishtin, forcat e njerëzo- resjanë të gjallëruara nga energjtë hyjnore, nga Emrat hyjnorë të cilët ato reflektojnë.

I krijuar sipas ikonës së Perëndi- së, njeriu zotëron në fakt forca që e mbajnë dhe shtrihet në rrezatimin e esencës së tij. “Virtytet e njeriut” – (kuptimi etimologjik i fjalës virtyt, virtus, në latinisht kupton forcë bu- rrërore), janë gjithashtu pjesëmarrje në energjitë hyjnore, në cilësinë e Perëndisë, ashtu si nae zbulon Krishti.

Njeriu është thirrur të tregojë bukurinë, mirësinë, urtësinë, butë- sinë, të cilat janë gjithashtu rreze nga ajo që shën Joan Theologu e quan “drita e jetës”. Këta Emra hyj- norë, që shën Dionis Aeropagjiti i ka komentuar me një poezi të pa- krahasueshme, janë përdorur shu- më shpesh nga Shkrimi dhe nga Etërit në Frymën e Shenjtë, “e cila jepjetë”: “Frymë urtësie”, “fuqie”, “lavdie”, “lirie”; njeriu “në imazhin e Shpirtit”, thonë Homelitë e Ma- karit, është i kurorëzuar nga një fla- kë e Pendikostisë. “Lavdia e Perë- ndisë është njeriu i gjallë”, thoshte shën Irineu i Lionit, duke saktësuar kështu: “Vetëm atje ku është Fry- ma e Shenjtë ekziston njeriu i gjallë e i vërtetë.” Duhet të citojmë këtu një nga poetët më të mëdhenj të shekullit tonë, Rainer-Maria Rilke, i cili thoshte në shtratin e vdekjes: “Mos harroni, se të jetosh është lavdi.”

Virtytet na shfaqen në një lidhje antinomike me “pasionet”: të parat çlirojnë dhe transformojnë energji- në, ndërsa të dytat devijojnë, konfi- skojnë dhe “bllokojnë”. Vrulli i na- tyrës, i zënë rob në rrugët e hiçit, pro- vokon pasionet të cilat e prishin njeriun. I pushtuar, i fuqizuar, i ndriçu- ar nga dinamizmi i ngjalljes, ai ngjall virtytet, unifikon, transporton njeriun në misterin e Krishtit. Shën Maksim Konfesori e krahason këtë metamorfozë me pastrimin e shpa- tës: të heqësh ndryshkun, do të tho- të të bësh të shkëlqejë drita e hekurit.

Asgjë nuk pengon të merret si shembull për virtytet nga ajo çka

iu kundërvihet atyre. “Dashuria trupore”, thotë Shën Joani i Shka- llës, “le të na shërbejë si model në dëshirën për Perëndinë”.

Vetëm shën Dionis Aeropagjiti diti të japë çelësin e kësaj meta- morfoze e cila prodhon çuditërisht tek shpirtërorët një respekt për pasionet: “Ai që dëshiron më të ke- qen e jetëve, – thotë -, vetëm nga dë-

shira e tij ka pjesë në të Mirën.” Gjithçka e bëhet nga përulësia dhe gjithçka përmes durimit, shpresës dhe papasionshmërisë, të cilat çojnë në dashurinë pa interes dhe kriju- ese. Perëndia dhe njeriu, për t’u ta- kuar së bashku dalin secili nga ve- tja e tyre: përulësi e Perëndisë, “deri në vdekje dhe vdekje të kryqit”, dhe njësimi i njeriut me Zotin nëpër- mjet përulësisë lejon komunikimin e vërtetë me jetën hyjnore. “Mëso- ni nga unë, sepse jam i butë dhe i përulur në zemër”, thotë Jisui. “Shkalla” e virtyteve është në realitet një zbritje në përulësi. Të she- njtërohesh, do të thotë të ndërgjegjë- sohesh se je mëkatar dhe prej këtej të hapesh tek hiri. Në Shkallën e Shenjtë shën Joan Sinaiti ka shë- nuar: “Nuk është thënë: kreshmova,

bëra agripni, fjeta mbi dërrasë, por u përula dhe Zoti më shpëtoi.” Pë- rulësia e vërtetë është vetëmohim i vetes, të mos e zotërosh ti atë, bra- ktisje aktive e cila i lejon Perëndisë të na ndriçojë.

Përulësia është e lidhur me “ndarjen” me botën, ku çdo i krish- terë mund ta përjetojë me anën e një distance të fshehtë dhe të pape-

rceptueshme. Nga rrethi ajo lejon durim në variacionet e jetës. Du- rimi na ngjan me atë të Zotit, figurë madhore e Pasionit të tij. “Fytyra e Perëndisë rrjedh gjak hije”, thoshte Leon Blua, ndërkohë që Serzh Bulgakov shkmante faqe të mreku- llueshme për durim-vuajtjen e Atit. Me rrjedhjen e kohës, nga përu- lësia e nga durimi lind një lidhje e re, e cila sjell virtytin e shpresës. Për Haideger struktura themelore e kohës është ankthi, ndërsa për të krishterin është shpresa. Ashtu si ankthi dhe shpresa shikon drejt së ardhmes, por kjo nuk është hiçi, por Mbretëria. E ardhmja që supozon ankth na frikëson dhe prandaj nje- rëzit shumëfishojnë në mënyrë qe- sharake sigurimet, garancitë. E ardhmja e cila supozon shpresë

triumfon dhe orienton kohën drejt përjetësisë. Prandaj martirët fjetën në një ekstazë ngjalljeje dhe murgjit të cilët përjetuan martirizim të bre- ndshëm, krijuan proverbën: “Jep gjakun tënd dhe merr Frymën.” Në ligjëratat e tij të shkurtra, shën Mark asketi shkruan se “shpresa e zgje- ron zemrën, ndërsa ankthi e ngu- shton…” Dhe përsëri: “Zemra ku

Krishti banon që ngapagëzimi nuk mund të jetë e hapur (…) veçse nga shpresa e cila kupton gjithçka.”

Kështu virtytet – besimi, frika e Perëndisë, përulësia, vetëpërmbaj- tja, durimi e butësia, shpresa – ku- Imojnë tek papasionshmëria. Kjo e fundit nuk ka asgjë negative, por tregon një paqe shumë të thellë, që nuk kënaqet në vetvete, por e de- përtuar nga qetësia e Perëndisë hapet pafundësisht tek qeniet dhe tek sendet. Shpirti nuk i injoron pasionet, por i shikon kthjelltësisht të lindin dhe të dobësohen, nuk lejon të turbullohet prej tyre. Papasion- shmëria përmbledh të gjitha virtytet: “Kurora e mbretit nuk është bërë vetëm nga një gur i çmuar, dhe papasionshmëria nuk e arrin për- sosmërinë nëse neglizhojmë një virtyt të vetëm, cilido qoftë ai” (shën Joani i Shkallës).

Papasionshmëria e mbledh njeriun dhe e hap në dashurinë hyjnore për krijimin, “kjo dashuri e marrë”, do thoshte Shën Maksim Konfesori. Atëherë njeriu mund të dojë me një dashuri që nuk robëron – as atë, as tjetrin-, por që çliron. “Pa- pasionshmëria nuk e përjashton as- pak dashurinë, por e lind atë.” Ai që di me gjithë qenien e tij se Krishti u ngjall dhe se të gjitha jetojnë tek Ai, ky mund të dojë armiqtë e tij dhe ta përmbysë murin e ndarjes që ne vetë e kemi ndërtuar. Papasion- shmëria i pastron ndjenjat, lejon të ndiejmë qeniet dhe gjërat nga bre- nda, i bën intuitat, mendimet, ve- primet më delikate e më të kujdes- shme. Njëkohësisht diçka mbretë- rore saktësohet tek njeriu: “Ji si një mbret në zemrën tënde, në fronin e përulësisë. E urdhëron të qeshu- rën të vijë dhe ajo vjen. I urdhëron lotët të vijnë dhe ato vijnë. Ti e ur- dhëron trupin si shërbëtor: bëje kë- të dhe ai e bën” (Shkalla e Shenjtë).

Përktheu: Eleni Pani