Kremtim për Shën Kozmain,
në Mursi
Sheshit qendror të qytezës
i jepet emri
i Kryepiskopit Anastas
Kremtimi i kujtimit të Shën Kozmait të Etolisë në Mursi të Sarandës, u kthye në një panair të vërtetë popullor. Në skajin më jugor të enorive të Mitropolisë së Shenjtë të Gjiroka- strës, atje ku predikimi i Shën Kozmait ruhet kaq i gjallë edhe këtë vit u organizua panairi i tij. Qindra besimtarë të fshatit, por edhe nga enoritë përreth, mbushën kishën e ngritur në kujtim të tij dhe sheshin përreth në Liturgjinë Hyjnore në të cilën bashkëmeshuan Protosingjeli i Mitro- polisë së Gjirokastrës Arkimandrit Dhimitër Sinaiti dhe klerikë të tjerë.
Kori i të rejave të zonës i dha një atmosferë më të gëzuar kësaj të kremteje. Atë Dhimitri duke predikuar fjalën e Perëndisë, iu referua në mënyrë të veçantë personalitetit të shenjtorit Kozma, i cili me veprimtarinë e tij në gjithë trevat përreth kontribuoi që popullsitë orthodhokse të ruajnë dhe zhvillojnë besimin e krishterë. Për të ndemar në gjithë thellësinë kujtimin e tij duhet që të gjithë besimtarët me më devocion të ndje- kin porositë e tij për lidhje thelbësore me Krishtin, Perëndinë tonë të vërtetë, me realizimin praktik të mistereve të Kishës sonë dhe në familjet tona.
Autoritetet lokale kishin programuar dhe realizuar në vazhdim përurimin e një sheshi qendror të kësaj qyteze, të cilit me vendim una- nim të Këshillit të Komunës i është dhënë emri i Kryepiskopit Anastas.
Nga ana e kryetarit të komunës z. Dhimitër Kote, kryetarit tëqarkut Vlorë, z. Theodhori Shia, deputetit z. Stefan Çipa etj.,u thanë fjalët më të ngrohta të mirënjohjes, të dashurisë dhe përku- shtimit tek person! i Kryepiskopit Anastas.
Kontributi i Kryepiskopit në të gjithë zonën përreth, sikundër në gjithë vendin, është i ve- çantë. Ky i shprehur konkretisht në ndërtimin e kishave të reja kudo ku është nevoja, në përtëri- tjen e kishave, monumenteve shpirtërore dhe të kulturës, në veçanti në ndërhyrje social e dhe vepra të infrastrukturës. Të gjitha këto duke respektuar traditën, me ndjeshmëri ndaj dinjitetit të personit dhe të ofruar për të gjithë qytetarët pa dallim.
Përurimi i sheshit, për të cilin ka kontribuar edhe Kisha jonë, kishte veç të tjerash edhe pre- zantimin e një programi artistik të përgatitur me shumë dashuri nga kurset e katekizmit që funk- sionojnë në këtë zonë dhe që përcolli mesazhe kristiane të mirëfillta me dashuri për Perëndinë, me respekt për shenjtorin Kozma, të cilin e gjithë zona e nderon thellë edhe për faktin se kaloi në të dhe la porosi të gjalla dhe aktuale.
+Vartholomeu