EmailFacebookKontakt

“…Të kemi një marrëdhënie të sinqertë e të kultivuar me Perëndinë Triadik” – Kryepiskopi Anastas merr pjesë në takimin e pogonitëve

Një gëzim të veçantë ngjalli tek pjesëma- rrësit në takimin e banorëve të zonës së Pogonit, prania e Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqi- përisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit. Konkre- tisht, të dielën, më 20 gusht, qindra banorë të zonës malore të Pogonit, por edhe nga Zagoria e Lunxhëria, u mblodhën në një takim të përvit- shëm në fshatin Selckë.

Bëhet fjalë për zona me traditë të thellë në besimin orthodhoks dhe një përkushtim shpir- tëror qenësor në Kishën Orthodhokse. Ka qenë pikërisht ky përkushtim dhe kjo marrëdhënie shpirtërore që ka krijuar në shekuj komunitet kaq të theksuar në zona aq të vështira, që ka krijuar vlera të veçanta shpirtërore dhe kulturore, që ka ndihmuar dhjetëra njerëz, që ndonëse të li- ndur dhe të rritur në kushte kaq të vështira, të shkëlqejnë në sektorë të rëndësishëm të jetës fetare, shkencore, kulturore dhe ekonomike kudo ku janë ndodhur.

Dhe sikundër kjo traditë dhe ky përkushtim në këtë takim të 7të të pogonitëve filloi nga kisha: në kishën e Shën Parashqevisë, e rikonstruk- tuar. Liturgjia Hyjnore u krye nën kryesimin e Kryepiskopit Anastas.

Në vazhdim në qendrën e fshatit u kryen përshëndetjet e rastit ku në veçanti, nga ana e banorëve të Selckës iu urua mirëseardhja gjithë atyre familjeve, djemve dhe vajzave të Pogonit që në vazhdim të traditës edhe për një vit tjetër të paktën pushimet e verës i kaluan në vendli- ndjen e tyre. Nga ana e autoriteteve vendore, por edhe nga vëllazëritë e ndryshme që fshatrat kanë krijuar atje ku jetojnë dhe punojnë u shpreh falënderimi i përzemërt për Kryepiskopin, për

gjithçka ka bërë për atë zonë. Duhet theksuar se kisha e Shën Parashqevisë është rikonstruk- tuar dhe punimet kishin përfunduar ato ditë të panairit. Është një monument i bukur kulture, i cili kishte nevojë imediate për ndërhyrje, për të shpëtuar dhe për të theksuar vlerat e tij të veça- nta. Dhe ato u kryen duke përmirësuar njëhe- rësh edhe ambientin rrethues.

Në predikimin e Tij Kryepiskopi, duke marrë shkas nga Ungjilli për “brezin e pabesë dhe të mbrapshtë…”, bëri paralelizëm mes kësaj ndo- dhie që përshkruan Ungjillori dhe aktualitetit. Të një aktualiteti ku të tri karakteret e njerëzve dalin në pah në Ungjill. Dhe Kryepiskopi këmbë- nguli që orthodhoksët nuk duhet të jenë brez i pabesë, por të forcojnë përditë besimin e tyre tek Zoti i Ngjallur, tek Mbreti i Gjithësisë, i Cili duhet të ketë fjalën e parë në çdo moment të jetës sonë… veç kësaj duhet intensifikuar për- pjekja e të gjithë anëtarëve të komunitetit orthodhoks për një marrëdhënie të sinqertë, të thellë dhe përditë të kultivuar me Perëndinë Triadik që rrjedh nga të bekuarit, nga pendimi i përditshëm me përdëllim, me lutje, me kresh- mim. Vetëm kështu do të mundemi t’i ngjajmë

babait të fëmijës së demonizuar që përshkruhej në Ungjill, i cili qoftë dhe me besimin e pakët u bë pritës në familjen e tij të asaj mrekullie të madhe që Zoti ynë Jisu Krisht i bëri duke i shë- ruar të birin.

Fjalë prindërore dhe këshilla nga zemra u dha Kryepiskopi tëpranishmëve, duke i stimu- luar për më shumë lidhje me Kishën Orthodhokse, për dashuri më të madhe për vendli- ndjen, për kontribut më të madh e të painters.