EmailFacebookKontakt

Një dëshmi e krishterë e jetës dhe vdekjes për nder të Lynette Hoppe

NJË DËSHMIE KRISHTERË E JETËS DHE VDEKJES PËR NDER TË LYNETTE HOPPE

(e cila u bashkua me Zotin më 27 gusht 2006)

/ZSEPSEZ EDHE NËSE RROJMË, RROJMË PËR ZOTIN; EDHE NËSE VDESIM, VDESIM PËR ZOTIN”

Lynette (Holm) Hoppe lindi më 8 maj I960 në Hammond, Indiana, në SHBA. Kur ishte 3 vjeçe familja e saj u shpërngul në Uganda, në Afrikën Lindore ku kaloi 10 vjet, që nga viti 1963 – 1973.

Lynette ndoqi Institutin Moody Bible. Më pas ajo vazhdoi Kolegjin Northwestern në Minneapolis, ku edhe u dimplomua në Artet e Bukura. Ndoqi shkollën pasuni- versitare Weaton për master në mision dhe u diplomua në dhjetor 1989.

Gjatë kohës që ishte në Wheaton ajo u takua me Nathan Hoppe. Ata u martuan më 28 qershor 1992 në Illinois, të Shteteve të Bashkuara. Ata të dy u mirosën si të krishterë orthodhoksë të Dielën e Dafinave në vitin 1994, ku Lynette mori emrin Katherine (Katerina). Ata kanë dy fëmijë, Tristanin, lindur në dhjetor 1997 dhe Katerinën, e lindur në prill 2000.

. Në mars 1998 ata erdhën në Shqipëri fi shërbejnë Krishtit dhe Kishës së Tij të Shenjtë.

(vijon nga faqja 3)
shpirti i saj, prandaj dhe e shpej-
toi ta nxjerrë nga rrethi i mbrap-
shtisë” (Libri i Urtësisë 4:7-15)

Këto fjalë nga Libri i Urtësisë së Solomonit përshkruan saktësisht gjithë 46 vitet e jetës së Lynette Hoppe. Shumë njerëz janë frymë- zuar nga dëshmia e besimit, kura- jës, fuqisë, paqes, gëzimit dhe da- shurisë që Lineta dhe Natani kanë treguar këto 20 muajt e fundit. Shën Pavli shkruan: “Sepse, edhe nëse rrojmë, rrojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra edhe po të rrojmë ose tëvdesim, tëZotitjemi” (Rom 14:8). Lineta ka qenë një shembull i kë- tyre fjalëve të Apostull Pavlit, jo vetëm se ajo jetoi plotësisht si e kri- shterë, si misionare, si nënë, si ba- shkëshorte, si bijë, si këshilluese dhe mike e shumë njerëzve, por ve- çanërisht nëpërmjet udhëtimit të paharrueshëm dhe frymëzues të sëmundjes, vuajtesVlhe vdekjes.

Ndërsa shumë njerëz mund të’ pyesin se përse një njeri i perëndi- shëm, shërbëtore besnike e Zotit në kulmin e jetës dhe në mes të shërbimit frytdhënës, duhej të për- ballej me kancerin dhe me një vde- kje në një moshë kaq të re – dhe për më tepër me dy fëmijë të vegjël. – Lineta tregoi se si shtegu i sëmu- ndjes dhe madje i vdekjes, kur për- jetohet me besim, e drejton një person në një bashkim më të plotë me Zotin dhe ofron një dëshmi më të fuqishme dhe më të paharrueshme se sa një jetë e gjatë mbi dhë. Ajo me të vërtetë ofroi një dëshmi ba- shkëkohore që shenjtorët e kanë dhënë në botë përgjatë kohërave. Ndërsa Urtësia e Solomonit për- shkruan kaq fuqishëm se shpesh i drejti nuk jeton deri në një pleqëri të moçme, por në kulmin e jetës së tij Perëndia i thërret që t’i kujtojë botës se çfarë është një jetë dashu- rie hyjnore dhe besimi të padukshëm, e pastër dhe me në qendër Krishtin.

Peshkopi i shenjtë Gjerasim i Abidisë tha: “Jeta nuk është një problem për t’u zgjidhur, por një misterpërt’u jetuar”. Lineta e për-

qafoi këtë mister hyjnor dhe disa herë të ashpër të jetës, dhe e lejoi atë që t’i forconte besimin, t’i the- llonte dashurinë dhe t’i rriste më- shirën. Nëpërmjetkëtij misteri ajo përjetoi praninë e Perëndisë si kurrë më parë. Nga një perspektivë nje- rëzore, shumica nuk do ta kuptojnë këtë problem të kancerit dhe të vdekjes në moshë të re. Megjithatë, nga pikëpamja hyjnore, jeta është një mister i madh, e cila kur jetohet ashtu siç duhet, na drejton në Mbretërinë e Qiellit këtu dhe tani. Të gjithë ata që e njihnin Linetën e kuptuan fare mirë se ajo e jetoi kë- të mister të jetës, të vdekjes dhe përjetoi Mbretërinë e Qiellit si pak nga ata që ne kemi njohur.

Ajo që e ka bërë këtë histori edhe më tërheqëse është fakti që Lineta dhe Natani ftuan edhe të tje- rët për t’u bashkuar në udhëtimin e saj përfundimtar. Ata reflektuan një konceptim të mirë të komunitetit të krishterë duke ftuar të tjerët që të marrin pjesë në eksperiencën e tyre dhe të ecin bashkë me ta – dhe bashkë duke i frymëzuar të tjerët nëpërmjet shembullit të tyre dhe mësimeve të mësuara – dhe ndër- kohë nuk hezituan t’u kërkonin të tjerëve të luteshin, t’i vizitonin dhe t’i ndihmonin ata në momentet e tyre më të errëta. Faqja e internetit www.prayforlynette.org ka qenë me shumë vlerë për shumë njerëz nëpër botë që iu bashkangjitën këtij udhëtimi me Hoppe.

Shën Pavli ka shkruajtur: “Për mua të jetuarit është Krishti, dhe të vdes është fitim” (Fil:21). Për- gjatë këtij udhëtimi në sëmundje, Lineta e ka përsëritur këtë frazë me fjalët e saj. Pak para se të vdi-

ste, më tregoi “Edhe pse qaj nga mendimi se do të lë bashkëshortin tim të dashur dhe fëmijët e mi të shtrenjtë, njëkohësisht e kuptoj se atdheu ynë qiellor më pret, dhe me zor po pres të banoj në praninë e vazhdueshme të Zotit tonë të dashur”.

Për mua, karakteristikat më ndriçuse që Lineta rrezatoi gjatë 20 muaj ve të sëmundjes ishin fryma e gëzimit dhe mirënjohjes. Shën Pavli shkruan: “Gëzohuni gjithmonë… falënderoni në çdo rrethanë” (IThes 5:16,18). Kryepiskopi Anastas ka thënë se irfungesa e mirënjohjes është shenjë e duk- shme e dobësisë shpirtërore dhe e

papjekurisë. E pra nuk po e ekza- gjeroj kur them se në çdo stad të sëmundjes së Linetës, dhe veçanë- risht kur lajmet shëndetësore shko- nin nga keq në shumë keq, fjalët e saj të para që më thoshte ishin: “Edhe pse lajmi nuk është aq i mirë, prapë e falënderoj Perëndinë…”

Kam dëgjuar Linetën që të falë- nderonte Perëndinë pak pasi zbuloi që kishte kancer. E kam dëgjuar të falënderonte Perëndinë pak pasi mësoi që kanceri ishte përhapur. E kam dëgjuar të falënderonte Perë- ndinë pak pasi kanceri i preku kockat. Madje edhe në ditët e fundit të jetës, kur më tregoi se kanceri i kishte prekur mëlçinë dhe doktorët i thanë se kishte vetëm disa javë për të jetuar, por sërish ajo e falë- nderoi Perëndinë për hirin që kishte ndjerë përgjatë sëmundjes, për da- shurinë e treguar nga i shoqi Natan, për të shtrenjtët e saj Tristan dhe Katerina, dhe për miqtë e shumtë nga e gjithë bota që e mbështetën

me dashurinë dhe lutjet e tyre. Ajo falënderonte Perëndinë për mësi- met e jetës që aq shumë mësoi nga sëmundja – mësime për dashurinë e Perëndisë, për veten e saj, për marrëdhënien e saj me të tjerët dhe për shumë gjëra të tjera. Ajo madje e falënderoi Perëndinë që i dha fu- qi dhe hir për t’u rikthyer në Shqi- përi, në atdheun e adoptuar, gjatë muajve të fundit të jetës, duke shër- byer në mënyrë aktive në kampin rinor të vajzave deri në ditët e fundit.

Dhe një gëzim i tillë i drejtoi drejt një paqeje të brendshme më të the- llë. Gjatë njërës prej ditëve të fundit të jetës së saj, ime shoqe Fotini dhe unë u ulëm pranë shtratit të saj, bashkë me Natanin, fëmijët dhe babain, me miqtë e dashur duke kë- nduar himne dhe duke u zhytur në mendime për trashegiminë e Line- tës. Gjatë atyre ditëve dhe orëve të fundit, Lineta rrezatonte paqe hyjnore. Ndonjëherë ajo hapte sytë dhe përpiqej të buzëqeshte. Po, po vdiste, por padyshim që qëndronte e sigurt në paqen e Zotit të saj.

Megjithëse Natani, Tristani dhe Katerina do ta ndiejnë me dhimbje mungesën e gruas dhe nënës së tyre gjatë ditëve dhe viteve të ardh- shëm, po ashtu si gjithë miqtë dhe familjarët, prapë mund të gjejmë ngushëllim të madh në dëshminë e pamasë që ajo ka ofruar tek shumë njerëz përgjatë jetës së saj. Ajo nuk është larguar dhe nuk ka vdekur. Thjesht mungon fizikisht. Tashmë ajo banon me Zotin, duke na vështru- ar nga lart dhe duke ndërmjetuar për ne me dashurinë e saj prej nëne.

Linet, me të vërtetë mund të thuash bashkë me Apostull Pavlin: “Luftën e mirë e luftova, e për- fundova vrapimin, e ruajta besimin. Pas kësaj më pret gati ku- rora e drejtësisë që Perëndia, gjy- katësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashu- ri të shfaqurit e tij” (2Tim 4:7-8).

Qoftë i përjetshëm
dhe i paharruar kujtimi i saj!