EmailFacebookKontakt

Fjala e Kryepiskopit Anastas në Shërbesën e Varrimit të Lynette Hoppe

Në datën 29 gusht, në Shën Vlash, Durrës, u krye Shërbesa e Varrimit e misionares orthodhokse nga SHBA Lynette Hope, e cila shërbeu për shumë vjet në vendin tonë. Më poshtë po japim një pjesë nga fjala e Kryepiskopit Anastas me këtë rast.

N

e sapo dëgjuam Zotin të thotë: “Me të vërtetë, me të vërte- të po ju them se ai që dëgjon fjalën time dhe beson atë që më dërgoi mua, do të ketë jetën e përjetshme, nuk do të shkojë në gjykim, por do të kalojë nga vdekja në jetë”. Këtij rasti i përket padyshim e dashura jonë Lineta, Katerina. Ajo dëgjoi zërin e Krishtit, besoi me tërë zemrën e saj, Atin që dërgoi Birin dhe dha dëshmi për këtë të vërtetë nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Lineta ishte në kungim me Krishtin që është ngjallja dhe jeta. Ajo iu bind urdhërimit të fundit të Zotit “Ju do të merrni fuqi kur Shpirti i Shenjtë do të zbresë mbi ju dhe do të jeni dëshmitarët e mi në Jerusalem, Samari dhe në të gjithë botën”. E kam parë Linetën kur qëndronte për kohën e fundit në kampin e vajzave më 16 gusht. Ishte e dobësuar, por buzëqeshte duke rrezatuar një dritë të fshehtë, sepse Lineta pati vulën e Shpirtit të Shenjtë dhe duke e ditur mirë që fruti i shpritit të shenjtë është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, besnikëria, vetëpërmbajtja.

Me këtë fuqi të shpirit ajo përballoi këta 20 muajt e fundit, mundimin, dhimbjen dhe sëmundjen. E kujtoj atë si një martire që ishte gati të përballonte martirizimin në një koloseum të fshehtë. Lineta u përball faqe më faqe me vdekjen për një periudhë shumë të gjatë, në fillim me një besim të fortë në Zotin e kryqëzuar dhe të ngjallur, së dyti me një paqe të thellë, së treti me një ndjenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për Zotin, së katërti me një gëzim të vërtetë dhe së fundi duke trans- metuar dhe rrezatuar më tepër dashuri, besim dhe paqe. Ajo u bë një magnet dashurie, gjë që u dëshmua gjithë këto ditë nga mijëra njerëz që erdhën dhe u tërhoqën nga kjo dashuri. Një martire e re e fshehtë, dikur martirët ishin përballë kërcënimeve dhe luanëve, në ditën e sotme një nga këta emra është kanceri. Dhe kështu Lineta ishte një shpirt me fuqi, guxim dhe fisnike. Lineta u përball me vdekjen duke menduar kush do të na ndajë ne nga dashuria e Krishtit, mundet, mundimet, vështirësitë që kemi ne ose, ose… sepse unë jam e sigurt se as vdekja, as jeta, as urrejtja, asgjë tjetër në gjithë krijimin nuk mund të na ndajë nga dashuria e Zotit tonë Jisu Krisht. Nga jeta e saj ajo dëshmoi se si kur ne jetojmë dhe kur vdesim, i përkasim Zotit. Lineta ka një rëndësi të madhe për kohën e re të ringjalljes së misioneve në Kishën tonë, sepse një rëndësi e veçantë është frymëzimi i njerëzve, jo vetëm i klerikëve, por sidomos i laikëve, burra dhe gra.