B
renda kësaj stine, nuk është e rastësishme një festë e madhe që në gjuhën popullore quhet “Pashka e verës”. 15 Gushti është një nga të kremtet më të mëdha për be- simtarët e krishterë orthodhoksë. Është dita kur përkujtohet Fjetja e së Tërëshenjtës Mari, nënës së Zotit Krisht. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme, sepse me vde- kjen e saj dhe ngjitjen trupore lart në qiell tregon fitoren mbi vdekjen duke pasuar në këtë mënyrë ngja- lljen e Birit të saj Jisu Krisht.
Për të festuar këtë ditë, shumë besimtarë orthodhoksë në mbarë vendin ishin mbledhur në kishat pranë vendbanimeve të tyre. Në Manastirin e Shën Vlashit në Du- rrës, prej natës së 14 gushtit qindra besimtarë morën pjesë në shërbe- sat fetare, duke e gdhirë të nesër- men me lutje dhe meditim të thellë shpirtëror. Mëngjesin e festës në Liturgjinë Hyjnore që u celebrua në kishën e Manastirit merrte pjesë edhe Kryepiskopi Anastas. Gjatë
predikimit të tij, Kryebariu i Kishës theksoi: “Në një kohë kur ka shumë probleme në familjet tona, Fjetja e së Tërëshenjtës vjen për të na dhë- në shpresë dhe optimizëm. Në një kohë kur shumë veta thonë që nje- riu po kthehet ne xhungël edhe në ambientin ndërkombëtar, edhe në ambientin e vendit tonë, e Tërëshe- njta është ajo që tregon rrugën e
vërtetë. Ajo erdhi në botë për të lidhur njeriun me Perëndinë. Nëna jonë e Tërëshenjtë është prej gjinisë njerëzore. Ne jemi optimistë, sepse e Tërëshenjta na tregon se ku mund të arrijë gjinia njerëzore”.
Gjithashtu Kryepiskopi iu bëri thirrje ta bëjnë këtë ditë të dobishme duke u kthyer në faktor optimizmi. “Të transmetojmë mesazhin e shpre-
sës në çdo ambient; në familje, në punë dhe në çdo vend. Në një kohë kur fantaziajonë është e fiksuar tek shumë ikona të tjera të këqija nga mjetet e informimit publik, është mi- rë që të restaurohet brenda shpirtit tonë ikona e së Tërëshenjtës. Të për- piqemi të rrezatojmë nga përulësia, dhembshuria dhe dashuria e saj”.
Për çdo besimtar e Tërëshenjta Mari mbetet udhërrëfyesja, ngu- shëlluesja dhe mbështetësja në çaste të vështira. Fjetja dhe ngjitja lart ne qiell e së Tërëshenjtës Mari dhe qenia afër Birit të saj bën të mundur fuqinë dhe mundësinë e ndërmjetimit për çdo njeri, i cili i kërkon ndihmë asaj. Këto janë arsyet përse besimtarët e krishterë orthodhoksë krmetojnë 15Gushtin, kremtim i cili brenda tij ka besimin, shpresën dhe garancinë për mbarë- vajtjen dhe mirëqenien në këtë jetë dhe shpëtimin për jetën tjetër.
Isidor Koti