EmailFacebookKontakt

Qendra e re shpirtërore-arsimore “Thavor” priti kampin “Rilindja”

Qendra e re
shpirtërore-
arsimore
“Thavor”
priti
kampin
“Rilindja”

Për herë të parë kampi “Rilindja” me studentët orthodhoksë u zhvi- llua në qendrën e re shpirtërore- arsimore “Thavor”, nëTiranë. Rreth 60 të rinj kishin ardhur nga të gjitha dioqezat e vendit për të përjetuar një eksperiencë të re në kohën e pushimeve, me qëllimin unik për rritje shpirtërore në një shoqëri të krishterë. Sigurisht, nuk do të mun- gonin edhe aktivitetet e tjera kulturore e edukative, eskursionet dhe vizitat në qendra shpirtërore.

Çdo ditë e kampit niste dhe për- fundonte me lutje e kohë meditimi, me Shërbesën e Mëngjesit, Mbrë- mësoren, Pasdarkën dhe në ditë të veçanta me Liturgji Hyjnore. Gjatë kohës së kreshmëve të gushtit, që përkon edhe me të kremten e Fje- tjes së Shën Marisë, çdo ditë ka- mpistët kryenin shërbesën e Para- klisit në nderim të Tërëshenjtës.

Mëngjesi vijonte me kohën e studimit biblik. Të ndarë në grupe të veçanta, kampistët diskutonin rreth apostullit dhe Ungjillit të ditës. Biseda shpirtërore fokusohej në temën e kampit “Lumërimet”, gjatë së cilës katekistët, teologët dhe klerikët e ftuar për të referuar diskutonin me të rinjtë rreth predikimit të Krishtit në mal. Kjo bisedë zhvi- llohej pasditeve dhe shumë të rinj u interesuan përmes pyetjeve rreth çështjeve të ndryshme të besimit. Por jeta shpirtërore e kampit zbu- kurohej edhe me këngët e krishtera që i këndonin të gjithë me shumë harmoni në kohën e ngrënies së ushqimit.

Siç është bërë traditë, edhe këtë vit u zhvilluan kampionatet e lojë- rave argëtuese, të cilat e bënë edhe më të bukur kohën e pushimit. Një vizitë në katedralen e re që po ndë- rtohet në qendër të kryeqytetit dhe

eskursioni në malin e Dajtit ishin mbresa të paharruara për të gjithë pjesëmarrësit.

Ditën e fundit të kampit ishte rezervuar edhe një surprizë: “Fest Thavor 2006”, një festival që do të improvizohej në një skenë të thje- shtë në të cilën të gjithë kampistët, të përfaqësuar në grupet e tyre, konkuruan me këngë e skeçe të kri- juara vetë. Jo pak të talentuar ishin edhe drejtuesit e grupeve, të cilët përmes një këngë përcollën atmo- sferën e gëzuar të kampit. Çmimin e parë të festivalit e fitoi grupi “Paqebërësit”, duke marrë në shenjë kujtimi nga ky kamp ikonën e të Tërëshenjtës.

Pikërisht atë mbrëmje i ftuar në kamp ishte edhe Kryepiskopi Anastas, i cili ndau me të rinjtë një kohë të veçantë, duke iu rikthyer edhe njëherë viteve të tij të rinisë, kur me shumë zell e përkushtim

merrte pjesë në kampet e Kishës. Por këtë herë në rolin e Hierarkut të lartë ai përcolli tek të rinjtë frymën e dashurisë dhe të besimit të krishterë orthodhoks. Kryepiskopi iu tregoi të rinjve histori të veçanta nga koha kur mori vendi- min për t’ i shërbyer Kishës si klerik dhe misionar. Gjithashtu, ai shprehu besimin se Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë do vazhdojë të nxjerrë një brez të ri klerikësh, të denjë për t’i shërbyer Perëndisë dhe popullittëTij.

Në 7 gusht, në ambjentet e qe- ndrës “Thavor” u krye edhe Litur- gjia Hyjnore, pikërisht ditën kur 46 vjet më parë Kryepiskopi u dorëzua në dhjak. Shumë të rinj para se të largoheshin, i shprehën Kryepisko- pit Anastas falenderimet për kontributin e tij edhe për këtë kamp, nga i cili u larguan me përshtypjet më të mira. K.

Qendra e re
shpirtërore-
arsimore
“Thavor”
priti
kampin
“Rilindja”
>Ής’
1
Për herë të parë kampi “Rilindja”
me studentët orthodhoksë u zhvi-
llua në qendrën e re shpirtërore-
arsimore “Thavor”, nëTiranë. Rreth
60 të rinj kishin ardhur nga të gjitha
dioqezat e vendit për të përjetuar
një eksperiencë të re në kohën e
pushimeve, me qëllimin unik për
rritje shpirtërore në një shoqëri të
krishterë. Sigurisht, nuk do të mun-
gonin edhe aktivitetet e tjera
kulturore e edukative, eskursionet
dhe vizitat në qendra shpirtërore.
Çdo ditë e kampit niste dhe për-
fundonte me lutje e kohë meditimi,
me Shërbesën e Mëngjesit, Mbrë-
mësoren, Pasdarkën dhe në ditë të
veçanta me Liturgji Hyjnore. Gjatë
kohës së kreshmëve të gushtit, që
përkon edhe me të kremten e Fje-
tjes së Shën Marisë, çdo ditë ka-
mpistët kryenin shërbesën e Para-
klisit në nderim të Tërëshenjtës.
Mëngjesi vijonte me kohën e
studimit biblik. Të ndarë në grupe
të veçanta, kampistët diskutonin
rreth apostullit dhe Ungjillit të ditës.
Biseda shpirtërore fokusohej në
temën e kampit “Lumërimet”, gjatë
së cilës katekistët, teologët dhe
klerikët e ftuar për të referuar dis­
kutonin me të rinjtë rreth predikimit
të Krishtit në mal. Kjo bisedë zhvi-
llohej pasditeve dhe shumë të rinj
u interesuan përmes pyetjeve rreth
çështjeve të ndryshme të besimit.
Por jeta shpirtërore e kampit zbu-
kurohej edhe me këngët e krishtera
që i këndonin të gjithë me shumë
harmoni në kohën e ngrënies së
ushqimit.
Siç është bërë traditë, edhe këtë
vit u zhvilluan kampionatet e lojë-
rave argëtuese, të cilat e bënë edhe
më të bukur kohën e pushimit. Një
vizitë në katedralen e re që po ndë-
rtohet në qendër të kryeqytetit dhe
eskursioni në malin e Dajtit ishin
mbresa të paharruara për të gjithë
pjesëmarrësit.
Ditën e fundit të kampit ishte
rezervuar edhe një surprizë: “Fest
Thavor 2006 ”, një festival që do të
improvizohej në një skenë të thje-
shtë në të cilën të gjithë kampistët,
të përfaqësuar në grupet e tyre,
konkuruan me këngë e skeçe të kri-
juara vetë. Jo pak të talentuar ishin
edhe drejtuesit e grupeve, të cilët
përmes një këngë përcollën atmo-
sferën e gëzuar të kampit. Çmimin
e parë të festivalit e fitoi grupi
“Paqebërësit”, duke marrë në
shenjë kujtimi nga ky kamp ikonën
e të Tërëshenjtës.
Pikërisht atë mbrëmje i ftuar në
kamp ishte edhe Kryepiskopi
Anastas, i cili ndau me të rinjtë një
kohë të veçantë, duke iu rikthyer
edhe njëherë viteve të tij të rinisë,
kur me shumë zell e përkushtim
merrte pjesë në kampet e Kishës.
Por këtë herë në rolin e Hierarkut
të lartë ai përcolli tek të rinjtë
frymën e dashurisë dhe të besimit
të krishterë orthodhoks. Kryepi­
skopi iu tregoi të rinjve histori të
veçanta nga koha kur mori vendi-
min për t’ i shërbyer Kishës si klerik
dhe misionar. Gjithashtu, ai shprehu
besimin se Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë do vazhdojë të
nxjerrë një brez të ri klerikësh, të
denjë për t’i shërbyer Perëndisë
dhe popullittëTij.
Në 7 gusht, në ambjentet e qe-
ndrës “Thavor” u krye edhe Litur-
gjia Hyjnore, pikërisht ditën kur 46
vjet më parë Kryepiskopi u dorëzua
në dhjak. Shumë të rinj para se të
largoheshin, i shprehën Kryepisko-
pit Anastas falenderimet për
kontributin e tij edhe për këtë kamp,
nga i cili u larguan me përshtypjet
më të mira. K.