EmailFacebookKontakt

Oshënar Sofjanoi

Shën Sofjanoi ka qenë një figurë e shquar kishtare e monakale e shekullit XVII dhe fillimit të she- kullit XVIII.

Për origjinën, kohën e lindjes dhe zgjedhjen e tij në fronin episko- pal të Drinupojës (Gjirokastrës së sotme), pak gjëra dimë. Dihet ve- tëm që, si episkop gëzonte simpa- tinë e të gjithëve për kulturën që kishte, për këshillat e tij të urta dhe për taktikën që ndiqte.

Jetoi në një epokë të vështirë për Kishën. Presioni i pushtuesit osman për islamizimin e vendit qe i fortë, sidomos në krahinat e epi- skopatës së tij Zagori, Rrëzë, Lun- xhëri, Pogon.

Në fillim u përpoq që këtë pre- sion ta përballonte me mirëkuptim. Por, duke parë se gjendja bëhej përditë më kritike dhe e rrezikshme për krahinat në fjalë, dha dorëhe- qjen nga episkopata dhe u vendos në manastirin e Shën Thanasit në Poliçan, ku filloi një veprimtari të gjerë për përballimin e islamizimit në atë krahinë. Atje së pari hapi një shkollë me synim që – sipas gjeo- grafit gjerman Filiphson – të përga- titë kuadro që të mësojnë besimta- rët e atyre krahinave të qëndrojnë të fortë në besimin e tyre e të kenë durim për përballimin e rrezikut të islamizimit, kurse ai vetë shkonte fshat më fshat e shtëpi më shtëpi duke predikuar dhe duke nxitur të krishterët të qëndrojnë të fortë në besimin e tyre.

Ja si e vlerësojnë disa nga histo- rianët veprimtarinë dhe rezultatet e arritura.

“Veçanërisht përmenden, – thotë P. Aravantinoi – përpjekjet që bëri për shpëtimin e besimtarëve të Kishës gjatë kohës së mëpar- shme Sofjanoi, episkop i Gjiroka- strës, i cili dha dorëheqjen nga froni dhe u bë monak në manastirin e Shën Thanasit në Poliçan.

Ky njeri i respektuar kontribuoi së tepërmi në përballimin e lumit të islamizimit.”

Dhe J. Llambridhi shton: “Midis murgj ve përmendet dhe Sofjanoi, që ishte episkop i Gjirokastrës. Ky, si dha dorëheqjen nga froni, u bë murg në manastirin e Shën Thanasit… dhe merrej me mësimin dhe

predikimin e fjalës së Perëndisë nëpër fshatrat e afërta të rrethit të Zagorisë për çdo të diel dhe të kre- mte, duke u përpjekur me çdo kusht që t’i bënte ballë islamizimit të banorëve të këtij rrethi”.

Shën Sofjanoi ndërroi jetë në vitin 1711. Kjo datë gjendej e gdhendur mbi një arkë prej druri ku qe ve- ndosur lipsani i tij. Më vonë, lipsani u vendos në një arkë prej argjendi, të cilën e bëri igumeni i manastirit të Shën Thanasit të Poliçanit, Hieromonaku Krisant.

Emri i Shën Sofjanoit përmendet akoma në rrethet ku ai ka vepruar.

Shumë nga të krishterët e këtyre rretheve vinin në manastirin e Shën Thanasit, ku është dhe varri i tij, që t’i shprehnin Shenjtit mirënjo- hjen e tyre dhe të kërkonin bekimin e tij. Në popull ai njihet si Sofjanoi i Pogonit.

Shën Sofjanoi është i pari që ngriti kryqin për përballimin e islamizimit masiv.

Kisha e shpalli shenjt dhe be- simtarët e këtyre krahinave e nde- rojnë përkujtimin i tij më 26 nëntor.

Dhimitër Beduli

Oshënar Sofjanoi
Shën Sofjanoi ka qenë një figurë
e shquar kishtare e monakale e
shekullit XVII dhe fillimit të she-
kullit XVIII.
Për origjinën, kohën e lindjes
dhe zgjedhjen e tij në fronin episko-
pal të Drinupojës (Gjirokastrës së
sotme), pak gjëra dimë. Dihet ve-
tëm që, si episkop gëzonte simpa-
tinë e të gjithëve për kulturën që
kishte, për këshillat e tij të urta dhe
për taktikën që ndiqte.
Jetoi në një epokë të vështirë
për Kishën. Presioni i pushtuesit
osman për islamizimin e vendit qe
i fortë, sidomos në krahinat e epi-
skopatës së tij Zagori, Rrëzë, Lun-
xhëri, Pogon.
Në fillim u përpoq që këtë pre-
sion ta përballonte me mirëkuptim.
Por, duke parë se gjendja bëhej
përditë më kritike dhe e rrezikshme
për krahinat në fjalë, dha dorëhe-
qjen nga episkopata dhe u vendos
në manastirin e Shën Thanasit në
Poliçan, ku filloi një veprimtari të
gjerë për përballimin e islamizimit
në atë krahinë. Atje së pari hapi
një shkollë me synim që – sipas gjeo-
grafit gjerman Filiphson – të përga-
titë kuadro që të mësojnë besimta-
rët e atyre krahinave të qëndrojnë
të fortë në besimin e tyre e të kenë
durim për përballimin e rrezikut të
islamizimit, kurse ai vetë shkonte
fshat më fshat e shtëpi më shtëpi
duke predikuar dhe duke nxitur të
krishterët të qëndrojnë të fortë në
besimin e tyre.
Ja si e vlerësojnë disa nga histo-
rianët veprimtarinë dhe rezultatet
e arritura.
“Veçanërisht përmenden, –
thotë P. Aravantinoi – përpjekjet që
bëri për shpëtimin e besimtarëve
të Kishës gjatë kohës së mëpar-
shme Sofjanoi, episkop i Gjiroka-
strës, i cili dha dorëheqjen nga froni
dhe u bë monak në manastirin e
Shën Thanasit në Poliçan.
Ky njeri i respektuar kontribuoi
së tepërmi në përballimin e lumit
të islamizimit.”
Dhe J. Llambridhi shton: “Mi­
dis murgj ve përmendet dhe Sofjanoi,
që ishte episkop i Gjirokastrës. Ky,
si dha dorëheqjen nga froni, u bë
murg në manastirin e Shën Thana­
sit… dhe merrej me mësimin dhe
predikimin e fjalës së Perëndisë
nëpër fshatrat e afërta të rrethit të
Zagorisë për çdo të diel dhe të kre-
mte, duke u përpjekur me çdo kusht
që t’i bënte ballë islamizimit të
banorëve të këtij rrethi”.
Shën Sofjanoi ndërroi jetë në vitin
1711. Kjo datë gjendej e gdhendur
mbi një arkë prej druri ku qe ve-
ndosur lipsani i tij. Më vonë, lipsani
u vendos në një arkë prej argjendi,
të cilën e bëri igumeni i manastirit
të Shën Thanasit të Poliçanit,
Hieromonaku Krisant.
Emri i Shën Sofjanoit përmendet
akoma në rrethet ku ai ka vepruar.

Shumë nga të krishterët e këtyre
rretheve vinin në manastirin e Shën
Thanasit, ku është dhe varri i tij,
që t’i shprehnin Shenjtit mirënjo-
hjen e tyre dhe të kërkonin bekimin
e tij. Në popull ai njihet si Sofjanoi
i Pogonit.
Shën Sofjanoi është i pari që
ngriti kryqin për përballimin e
islamizimit masiv.
Kisha e shpalli shenjt dhe be-
simtarët e këtyre krahinave e nde-
rojnë përkujtimin i tij më 26 nëntor.
Dhimitër Beduli