Nga Hirësi Joani
Fortlumturi! Dita e Fronëzimit dhe përkujtimi i saj është një festë e të gjithëve ne, sepse përkujtojmë fillimin e restaurimit të Kishës sonë me fillimin e demokracisë, që ringjalli të gjithë Kishën tonë… Nuk ka qenë gjithmonë kështu. As nuk ka qenë në të gjitha kishat në të njëjtën formë. Tek ne ka qenë realisht bekimi i Zotit. Tek ne dërgoi një njeri që ishte në gjendje të bënte mrekulli në ringjalljen e Kishës sonë nga gërmadhat. Për këtë ne duhet ta falenderojmë dhe jo vetëm thjesht siç bëhen falë- nderimet, por duhet të falënderojmë persona konkretë, sepse Zoti punon me njerëz konkretë dhe këta njerëz erdhën tek ne dhe e deshën vendin tonë, e deshën Kishën tonë dhe e donin popullin tonë.
Prandaj dhe derdhën gjithçka këtu. Do të doja që këtë ditë ta falë- nderonim nga zemra të gjithë ne Kryepiskopin Anastas, i cili i dha popullit tonë gjithçka që kishte, dha gjithë energjitë e tij, gjithë diturinë e tij, gjithë eksperiencën e tij dhe gjithçka tjetër që ai kishte mësuar gjatë jetës së tij e derdhi për ndërti- min e kësaj Kishe. Pikërisht sepse e deshi e ndërtoi. Nuk mund të ndër- tosh diçka n. q. se nuk e do. Shenjë e dashurisë së madhe është pikë-
I
risht vepra e tij, sepse vepra, thuhet në Ungjill, njihet nga frutat… Unë do të thoja që të gjithë ne t’i lutemi Zotit që këtij njeriu t’i japë fuqi, jetë të gjatë e durim, sepse deti është përsëri i stuhishëm dhe për të drejtuar anijen e Kishës duam kapitenë të zotë, me mendje të mprehtë dhe me dashuri të madhe, sepse stuhi të tjetra ngrihen përsëri e që të drejtohet anija e Kishës nuk është lehtë. Do devotshmëri, do përkushtim, do dhe mënçuri. Dhe Zoti e kishte pajisur pikërisht timonierin e anijes sonë me të gjitha këto veti. Prandaj t’i kujtojmë vazhdimisht këto gjëra, sepse vetëm duke i kujtuar ndizet falenderimi. E vetëm duke pasur falenderimin në shpirt ndoshta do të jemi në gjendje që të japim një kontribut për Kishën tonë.
Le t’i lutemi Zotit edhe një herë, që këtij njeriu, që ishte një dhuratë për Kishën tonë t’i japë jetë të gjatë për të mirën e gjithësecilit nga ne dhe për të mirën e Kishës sonë dhe për Lavdi të Perëndisë. Per shumë vjet, o Kryezot.
Nga Hirësi Joani
Fortlumturi! Dita e Fronëzimit dhe përkujtimi i saj është një festë e të
gjithëve ne, sepse përkujtojmë fillimin e restaurimit të Kishës sonë me
fillimin e demokracisë, që ringjalli të gjithë Kishën tonë… Nuk ka qenë
gjithmonë kështu. As nuk ka qenë në të gjitha kishat në të njëjtën formë.
Tek ne ka qenë realisht bekimi i Zotit. Tek ne dërgoi një njeri që ishte në
gjendje të bënte mrekulli në ringjalljen e Kishës sonë nga gërmadhat.
Për këtë ne duhet ta falenderojmë dhe jo vetëm thjesht siç bëhen falë-
nderimet, por duhet të falënderojmë persona konkretë, sepse Zoti punon
me njerëz konkretë dhe këta njerëz
erdhën tek ne dhe e deshën vendin
tonë, e deshën Kishën tonë dhe e
donin popullin tonë.
Prandaj dhe derdhën gjithçka
këtu. Do të doja që këtë ditë ta falë-
nderonim nga zemra të gjithë ne
Kryepiskopin Anastas, i cili i dha
popullit tonë gjithçka që kishte, dha
gjithë energjitë e tij, gjithë diturinë
e tij, gjithë eksperiencën e tij dhe
gjithçka tjetër që ai kishte mësuar
gjatë jetës së tij e derdhi për ndërti-
min e kësaj Kishe. Pikërisht sepse
e deshi e ndërtoi. Nuk mund të ndër-
tosh diçka n. q. se nuk e do. Shenjë
e dashurisë së madhe është pikë-
I
risht vepra e tij, sepse vepra, thuhet në Ungjill, njihet nga frutat… Unë
do të thoja që të gjithë ne t’i lutemi Zotit që këtij njeriu t’i japë fuqi, jetë
të gjatë e durim, sepse deti është përsëri i stuhishëm dhe për të drejtuar
anijen e Kishës duam kapitenë të zotë, me mendje të mprehtë dhe me
dashuri të madhe, sepse stuhi të tjetra ngrihen përsëri e që të drejtohet
anija e Kishës nuk është lehtë. Do devotshmëri, do përkushtim, do dhe
mënçuri. Dhe Zoti e kishte pajisur pikërisht timonierin e anijes sonë me
të gjitha këto veti. Prandaj t’i kujtojmë vazhdimisht këto gjëra, sepse
vetëm duke i kujtuar ndizet falenderimi. E vetëm duke pasur falenderimin
në shpirt ndoshta do të jemi në gjendje që të japim një kontribut për
Kishën tonë.
Le t’i lutemi Zotit edhe një herë, që këtij njeriu, që ishte një dhuratë për
Kishën tonë t’i japë jetë të gjatë për të mirën e gjithësecilit nga ne dhe për të
mirën e Kishës sonë dhe për Lavdi të Perëndisë. Per shumë vjet, o Kryezot.