U kremtua 14-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas
“Përparimi i Kishës Orthodhokse
është përparim për mbarë vendin”
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kremtoi të mërkurën, më 2 gusht, 14-vjetorin e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasit dhe në të njëjtën kohë ringritjen kanonike të Kishës Orthodhokse pas regjimit komunist.
Në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, nëTiranë, u zhvillua të mërkurën paradite Liturgjia Hyjnore, ku mori pjesë Sinodi i Shenjtë i Kishës, klerikë dhe laikë, besimtarë nga Tirana dhe nga e gjithë Shqipëria. Në këtë ditë të veçantë Kryepiskopi Anastas përcolli
(Vijon në faqen 2)
(Vijon nga faqjal)
urimin e tij për besimtarët dhe mbarë shqiptarët, duke theksuar se pas problemeve që kaloi besimi në Shqipëri në këta 14 vjet shikohet një prani e ndjeshme e Kishës në zhvillimin e shoqërisë. “…Ne vazhdojmë me siguri rrugëtimin tonë dhe Perëndia s’na ka brakti- sur. Të jemi njerëz entuziastë në Frymë, Shpirti i Shenjtë le të na rrezatojë në çdo moment e në çdo komunikim me njerëzit rreth nesh, të jemi të gatshëm të falim sepse zemërgjerësia dhe falja janë karakteristika të mbarë orthodhoksëve. Përparimi i secilit prej nesh do jetë progres për Kishën dhe për mbarë vendin. Zoti i shpresës
le të na mbushë të gjithë me gëzim dhe paqe…”- theksoi në fjalën e tij Kryepiskopi.
Në këtë përvjetor përshëndetën edhe Mi- tropoliti i Beratit, Imzot Ignati, i cili e vuri theksin në misionarizmin e Kryepiskopit Anastas dhe shembullin që jep ai për mbarë orthodhoksët. Ndërsa Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, shprehu falënderimin e tij për veprën e madhe të Kishës dhe Kryepiskopit Anastas dhe kon- tributin e gjithanshëm për zhvillimin e Kishës dhe mbarë shoqërisë shqiptare.
Pastaj, në mjediset e qendrës së re shpirtërore-arsimore Thavor, që u ble me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas, u shtrua
një drekë me përfaqësuesit e të gjitha mitro- polive.
Ky festim thekson krenarinë dhe vle- rësimin për figurën drejtuese të Kishës sonë me frymën e tij të paqes, mirëkuptimit, të men- çurisë dhe respektit për çdo qenie njerëzore. Ai e ka udhëhequr Kishën në kohë paqeje dhe në kohë trazirash, gjithmonë me mençuri dhe urtësi, aq sa sot Kisha Orthodhokse është një faktor i rëndësishëm zhvillimi në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe një institucion i nderuar dhe i njohur në mbarë botën.
Korresp i “Ngjallja”
U kremtua 14-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas
“Përparimi i Kishës Orthodhokse
është përparim për mbarë vendin”
K
isha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
kremtoi të mërkurën, më 2 gusht, 14-vjetorin e
Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të
Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr.
Anastasit dhe në të njëjtën kohë ringritjen kanonike
të Kishës Orthodhokse pas regjimit komunist.
Në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, nëTiranë,
u zhvillua të mërkurën paradite Liturgjia Hyjnore, ku
mori pjesë Sinodi i Shenjtë i Kishës, klerikë dhe laikë,
besimtarë nga Tirana dhe nga e gjithë Shqipëria. Në
këtë ditë të veçantë Kryepiskopi Anastas përcolli
(Vijon në faqen 2)
“Përparimi i Kishës Orthodhokse është përparlm për mbarëvendin”
(Vijon nga faqjal)
urimin e tij për besimtarët dhe mbarë shqiptarët,
duke theksuar se pas problemeve që kaloi
besimi në Shqipëri në këta 14 vjet shikohet një
prani e ndjeshme e Kishës në zhvillimin e
shoqërisë. “…Ne vazhdojmë me siguri
rrugëtimin tonë dhe Perëndia s’na ka brakti-
sur. Të jemi njerëz entuziastë në Frymë, Shpirti
i Shenjtë le të na rrezatojë në çdo moment e në
çdo komunikim me njerëzit rreth nesh, të jemi të
gatshëm të falim sepse zemërgjerësia dhe falja
janë karakteristika të mbarë orthodhoksëve.
Përparimi i secilit prej nesh do jetë progres për
Kishën dhe për mbarë vendin. Zoti i shpresës
le të na mbushë të gjithë me gëzim dhe paqe…”-
theksoi në fjalën e tij Kryepiskopi.
Në këtë përvjetor përshëndetën edhe Mi-
tropoliti i Beratit, Imzot Ignati, i cili e vuri theksin
në misionarizmin e Kryepiskopit Anastas dhe
shembullin që jep ai për mbarë orthodhoksët.
Ndërsa Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani,
shprehu falënderimin e tij për veprën e madhe
të Kishës dhe Kryepiskopit Anastas dhe kon-
tributin e gjithanshëm për zhvillimin e Kishës
dhe mbarë shoqërisë shqiptare.
Pastaj, në mjediset e qendrës së re
shpirtërore-arsimore Thavor, që u ble me fondet
e siguruara nga Kryepiskopi Anastas, u shtrua
një drekë me përfaqësuesit e të gjitha mitro-
polive.
Ky festim thekson krenarinë dhe vle-
rësimin për figurën drejtuese të Kishës sonë
me frymën e tij të paqes, mirëkuptimit, të men-
çurisë dhe respektit për çdo qenie njerëzore.
Ai e ka udhëhequr Kishën në kohë paqeje dhe
në kohë trazirash, gjithmonë me mençuri dhe
urtësi, aq sa sot Kisha Orthodhokse është një
faktor i rëndësishëm zhvillimi në jetën shoqërore
të Shqipërisë dhe një institucion i nderuar dhe i
njohur në mbarë botën.
Korresp i “Ngjallja”