EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas u zgjodh unanimisht President i Këshillit Botëror të Kishave

Kryepiskopi Anastas u zgjodh unanimisht President i Këshillit Botëror të Kishave, në mbledhjen e Asamblesë së këtij Këshilli, ku merrnin pjesë rreth 700 delegatë, përfaqë- sues të 348 kishave (Orthodhokse, Anglikane, Luterane, Presbiteriane, Metodiste, Reformatore, Baptiste, etj.) nga 120 vende të botës, zhvilluar nga data 14-23 shkurt, në Universitetin Katolik të Porto Alegres në Brazil.

Në këtë asamble, që pati si temë: “Perëndi, me hirin tënd, transformo botën”, morën pjesë mbi 4.000 veta, për- faqësues të kishave e organizatave të krishtera ekumenike, përfaqësues kishash pa të drejtë vote, të rinj e studentë etj., si dhe përfaqësues të Kishës Katolike, që në 10-vitet e fun- dit merr pjesë aktive në takimet e KBK. Kryepiskopi Anastas ishte folësi kryesor i ceremonisë së hapjes. Ai drejtoi dhe seancën me temë: “Pluraliteti fetar: përqafuar apo refuzuar”.