EmailFacebookKontakt

Nga bota e krishterë: Apel i koptëve

Apel i koptëve
Disa shoqata të të krishterëve koptë të Egjiptit,
bënë thirrje për një solidaritet ndërkombëtar për
të frenuar sulmet ndaj komunitetit të tyre. Kjo
erdhi pas rastit të fundit, në Aleksandri, ku pati
më shumë se 20 të plagosur. Koptët përbëjnë
10 për qind të 73 milionë egjiptianëve, sipas
vlerësimit të patrikanës së tyre dhe 6 për qind
sipas statistikave zyrtare.