Çmim për Patriarkun Ekumenik
Gjatë një vizite në Itali, në Firence, me rastin e
një takimi ndërfetar organizuar nga shoqata
“Galile 2000”, Patrikut Ekumenik, Tërëshenj-
tërisë së Tij Vartholomeu I, iu akordua një çmim
special për paqen. Gjithashtu, gjatë takimeve
të shumta dhe veprimtarive që u zhvilluan me
këtë rast, Kardinali Antonelli deklaroi se Patri-
kanës Ekumenike do t’i kthehen lipsanet e
Patriarkut Josif të Konstandinopojës (shek. XV),
që ruheshin në bazilikën Santa Maria Maggiore.