Atë Ilarioni u lind më 1870 në Rehovë të rrethit Kolonjë. Thek- sojmë se Rehova është fshat ortho- dhoks me tradita, të cilat ruhen dhe përcillen brez pas brezi deri në ditët tona.
Mësimet e para për Perëndinë atë Ilarioni i mori nga prindërit, të cilët e mëkuan me dashuri e shpre- sëtari për Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht.
Qysh në moshën 12-13 vjeç shkoi pas të atit, duke marrë migën e mundimshme të kurbetit. Punoi në qytete të ndryshme të Greqisë, duke provuar punë të rënda. Por ajo që do të tërhiqte më shumë Ila- rionin e ri në moshë ishte dëshira për të shkuar në kishë. Tek dëgjo- nte predikimet e ndiqte ritet e tjera fetare, i ngrohej shpirti e i ngazë- llehej zemra.
I ati i tij, Dhimitri, kishte pasur nderin dhe bekimin e madh, i ndih- muar nga miq të tjerë nga fshati, për të vizituar Malin e Shenjtë dhe më pas të punonte në Manastirin e madh në Rusikovë tok me të birin, në manastirin e Pandeleimonit. Ilarioni ua vinte veshin gjithnjë e më shumë predikimeve që bëheshin në kishë dhe i dukej se tani po i mbu- shej shpirti me një tjetër dashuri, e cila po i rritej ngadalë dhe po ia pu- shtonte gjithë qenien. Ja, ashtu si pa kuptuar ai kishte marrë hirin e Perëndisë.
Dëshira për të mësuar për jetën e murgjve, për lutjet e fuqishme që ata i drejtonin Perëndisë e tërhoqi më shumë se çekani dhe mistria që kishte në torbën e dhirtë. Shumë shpejt këtë gjë e vuri re edhe i ati.
Kështu, që duke parë në sytë e të birit atë dritë vezulluese dhe atë zjarr që po i vlonte në gji, e regjistron në kolegjin pranë Manastirit, ku do të vazhdonte studimet në teologji.
Aty ai tregon zell dhe cilësi të larta në përvetësimin e mësimeve të Dhiatës së Re. Në kolegj dhe jashtë tij përvetësoi greqishten e vjetër, latinishten dhe rusishten. Lexonte shumë, donte të mësonte e të njihte sa më shumë jetë të kle- rikëve, shenjtorëve, përkushtimin e tyre për Kishën dhe shërbimin e madh që i kishin bërë asaj.
Për afro 3 vjet shërbeu si dhjak në manastirin e Ivironit dhe më pas u hirotonis në prift. Kështu jeta e atë Ilarionit ndriçohet dhe shenjtë- rohet edhe më shumë në saje të hirit dhe të misterit të priftërisë së Perëndisë.
Ishte shumë i ri në moshë, por besimi që i dhanë për t’u bërë bari dhe shërbëtor i tyre ishte vërtet një obligim i madh. Gjatë gjithë jetës ai rrezatoi dashuri dhe shpresëtari për shpëtimtarin tonë Jisti Krisht në të gjithë besimtarët orthodhoksë.
Vetë Kisha kishte ngjallur në gjirin e tij shumë dritë dhe shpresë dhe gjithnjë lutej për veten dhe be- simtarët që e rrethonin, duke i falur e bekuar për më shumë begati, pa- qe dhe shpresë.
Një tjetër dashuri për atë Ilario- nin që rrinte fshehur në shpirtin e tij, ishte malli për mëmëdheun, se- pse donte shumë që predikimin, fja- lën e Zotit ta bënte në gjuhën e më- mës atje në fshatin e tij të lindjes, në kishën e Shën.NikoIlës, në tërë kishat dhe konizmat që gëzon fshati (fshati gëzon 5 kisha dhe 4 konizma të mira).
Në mërgim vërtet mirë ishte dhe shokë e fshatarë të tjerë kishte, e darkave çmalleshin me kujtimet që sillnin sa dike nga kisha apo në netët e gjata të dimrit.
Por ajo dashuri dhe ai mall e ngacmonte gjithnjë dhe një ditë i thotë prindërve për t’u kthyer në atdhe.
Vjen në fshatin e lindjes në ve- rën e vitit 1922, duke marrë me ve- te dhe shumë libra fetarë, kishte një bibliotekë të pasur në gjuhë të ndryshme.
Në Rehovë, në atë kohë mesho- nte atë Naumi (bir i këtij fshati), shugumar në prift në vitin 1905 dhe atë Jorgji, shuguruar në prift më 1910.
Meshonin që të tre në fshat, e njëkohësisht vinin edhe në fshatrat e tjera përreth, si Prodan e Vodicë, Ersekë.
Atë Ilarioni i shprehu dëshirën fshatarëve për të marrë në kujde- stari manastirin e Shën Pjetrit dhe Shën Iliut që është afër fshatit. Si biri i tij, duke pasur në gji dashurinë
dhe përkushtimin për Kishën e Krishtit, iu përvesh punës që manastirin si vend i shenjtë dhe tërë hir ta zbukuronte me atë dashuri shpirti. Ai shumë shpejt gjeti mbështe- tjen nga besimtarët që e përkrahën dhe e ndihmuan për atë vepër të bukur. Mbjell pemë e dru frutorë të shumëllojshëm që i pëlqente ve- ndi dhe nga viti në vit ata u rritën e u krijua një mjedis i mrekullueshëm, që gjithkush do ta kishte zili, të ulej e të pinte ujë të ftohtë kristal pasi të dike nga kisha.
Gjithsesi, me kontributin e vetë fshatarëve dhe të emigrantëve, në vitin 1935 u bë i mundur zgjerimi i manastirit me 2 ambiente të tjera.
Atë Ilarioni nuk e ndërpreu as- njëherë punën edhe pse larg fami- Ijes së tij. Ai shtoi bletë si dhebagë- ti të imta. Me një ngazëllim të madh në shpirt ai tani kishte Kishën e Krishtit dhe grigjën e tij, veç ky do të ishte qëllimi dhe meraku për tërë jetën.
Në pranverën e vitit 1924 dorë- zohet në prift nga Mitropolia atë Zisi, i cili kishte emigruar vite më parë në qytete të ndryshme të Gre- qisë. Atje në Malin e Shenjtë ai kishte marrë hirin e Perëndisë për një shërbim të madh që do t’ i bënte Ki- shës së Krishtit.
Duhet kuptuar që të 3 klerikët e ndienin thellësisht detyrimin moral për misionin që kishin marrë ndaj Perëndisë, Jisu Krishtit dhe donin që ta plotësonin më së miri atë. Kjo ishte dëshira dhe dashuria edhe pse e dinin që ishte një shërbe- së dashurie dhe sakrifice.
Atë Zisi merr në enori kishën e qytetit Ersekë dhe atë të fshatit Prodan.
Atë Ilarioni për 19 vjet me ra- dhë iu lut Perëndisë që Kisha e Krishtit, ai manastir i hirshëm të përhapte dritën e shenjtërimit, të ru- ante shpirtrat dhe jetën e përjet- shme të besimtarëve. Këtë shërbim ai ia bëri Kishës dhe ajo i është mi- rënjohëse atij për jetë. Fjeti në vje- shtën e vitit 1941. Lutjet për besim- tarët, për më shumë paqe, dashuri dhe shpresëtari, do t’ia drejtonin Perëndisë klerikë të tjerë.
Prifti