EmailFacebookKontakt

Pranë personave me aftësi të kufizuara

Rreth 50 persona, midis të cilëve njerëz me af- tësi të kufizuara dhe ak- tivistë të rinisë orthodho- kse morën pjesë në datat 26-28 maj në veprimta- rinë “Fundjava e miqë- sisë”. U bënë katër vjet që Zyra e Rinisë Ortho- dhokse në kalendarin e veprimtarive të shumta të saj ka shënuar këtë aktivitet të shumëpritur.

Të rinjtë orthodhoksë jo vetëm që organizuan mirë aktivitetin, por edhe u bënë protagonistë të da- shurisë së krishterë, duke dhënë shembullin më të mirë. Këtë e mësuan dhe e përjetuan personal me aftësi të kufizuara, të cilët gjatë tri ditëve të miqësisë me të rinjtë orthodhoksë ofman gjithçka nga zemra e tyre. Programi ishte i lar- mishëm me biseda, disku- time, njohje me njëri-tje- trin, lojëra e konkurse.

Një vend të veçantë në këtë veprimtari kishte

edhe biseda me drejtorin e Akademisë Teologjike, Hirësi Ilian. Ai krijoi një ambient shumë familjar me fjalët e tij të urta dhe me hi- storitë e mesazhet që trans- metoi. Ai vlerësoi shërbimin dhe praninë e këtyre personave në çdo aspekt të jetës, sepse ata në vuajtje sakrifi- kojnë gjithçka nga vetja e tyre, ashtu sikundër Krishti dha shembullin e dashurisë më të lartë. Hirësi Ilia theksoi se është shumë e rëndë- sishme që në jetën tonë të

ndajmë kohën me njerëzit në nevojë, sepse kështu i shër- bejmë njëri-tjetrit dhe Perë- ndisë.

Pjesëmarrësit vlerësuan veprimtarinë dhe sugjeruan që ajo të marrë përmasa më të gjera, se personal me aftësi të kufizuara janë të shumtë e kanë nevojë për të qenë akti- vë ne jetën e përditshme, për të pasur miqësi të reja dhe për të ofruar përvojën e tyre. Ndaj, Kisha jonë është gjith- monë pranë tyre me ndihma e veprimtari të ndryshme.