Një aktivitet jo vetëm për të mësu- ar besimin orthodhoks në një orë të zakonshme katekizmi, por edhe për të përvetësuar mënyrën e prak- tikimit të shërbimit në rolin e drejtu- esit që të ofrohet ndihmë tek të tje- rët, pa bërë asnjë dallim. Sipas she- mbullit që dha Krishti, gjithkush mund të transformohet e të bëhet një me Atë, duke u bërë dritë për botën.
Ky ishte thelbi i mesazhit që mo- rën studentët orthodhoksë, aktivistë të veprimtarive që zhvillohen në Qytetin Studenti në një trajnim i cili u zhvillua në Malin e Dajtit, në kryeqytet. Nën drejtimin e dhjak Hektorit, bashkëpunëtor amerikan
i Kishës Orthodhokse në Shqipë- ri, rreth 15 studentë diskutuan se çfarë duhet për të qenë drejtues i krishterë, si dhe rreth vizionit për praninë dhe shërbimin ndaj stu- dentëve.
Trajnimi ishte konceptuar të zhvillohej në tri seanca me refera- te, pyetje e diskutime si dhe dëshmi që dhanë vetë studentët për mëny- rën e njohjes së besimit dhe ndarjen e tij me të tjerët.
Në fakt, studentët orthodhoksë, më aktivistët në Qytetin Studenti, si drejtues kanë detyra të veçanta. Ata kanë kuptuar se duhet pasur një jetë shpirtërore për t’i njohur
këto dhurata. Por janë të ndër- gjegjshëm për një detyrë shumë të rëndësishme: t’i inkurajojnë të tjerët që t’i përdorin dhuratat e tyre për lavdi të Perëndisë.
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas ata janë thirrur të bëhen dëshmitarë të besimit orthodhoks në shtëpinë e re, në Qytetin Studenti dhe të ofrojnë dritën e Krishtit. Pavarësisht sfidave, ata përpiqen të bëhen një më Krishtin dhe për- pjekjet e tyre kanë marrë gjithmonë bekimin e Perëndisë, duke qenë pranë Kishës dhe misionit të saj apostolik.
/. K