EmailFacebookKontakt

Veprimtari kulturore me fëmijët kosovarë për thellimin e miqësisë

Veprimtari kulturore me fëmijët kosovarë
për thellimin e miqësisë

Bashkëpunimi i krijuar midis të rinjve shqiptarë dhe atyre kosovarë, të cilët erdhën në Shqipëri gjatë 1999-ës, ka krijuar një traditë të ve- çantë gjatë këtyre viteve. Përmes kampeve me natyrë edukative dhe argëtuese me fëmijët e familjeve kosovare është realizuar një ba- shkëpunim i ngushtë në shkëmbi- min e eksperiencave dhe thellimin e miqësisë, e cila nisi gjatë kohës së luftës dhe po rritet çdo vit.

Rreth 1200 fëmijë kosovarë morën pjesë edhe këtë verë në ka- mpet e organizuara nga Kisha Or- thodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komunën e Malishevës. 25 vull- netarë të rinj nga Kisha jonë orga- nizuan tri kampe përgjatë dy javë- ve. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte for- cimi i miqësisë midis të rinjve shqi- ptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe argëtimi i fëmijëve. Ky akti- vitet u krye me lejen e drejtorisë arsimore të komunës së Malishe- vës në shkollat 9-vjeçare “Ibrahim Mazreku” në Malishevë dhe “Nairn Frashëri” në Banja, si dhe në degën e saj me të njëjtin emër në Begaj.

Programi kishte lojëra të ndry- shme, punëdore, këngë e diskutime. Çdo kamp kurorëzohej me një veprimtari të përgatitur nga vetë fë- mijët. Ishin të ftuar drejtues të pu- shtetit lokal, arsimtarë të shkolla- ve në të cilat kryheshin kampet dhe prindër. Kampi në shkollën “Ibrahim Mazreku” mbante emrin “Mi- qësia”, në shkollën e Begajt “Shpresa” dhe në shkollën “Nairn Frashëri” në Banja “Mirësia”. Fëmijët u ndanë sipas grupmosha- ve dhe çdo grup mbante emrin e një virtyti si: Paqja, Falja, Dashuria, Respekti, Gëzimi, etj. Këto emra nuk ishin thjesht disa cilësi të thata, por vlera jetësore, të cilat përbëjnë themelin e një shoqërie të shëndo- shë dhe që formojnë te çdokush një njeri me vlera. Pikërisht për këtë arsye ky aktivitet duhet parë edhe si një privilegj dhe një dhuratë nga Perëndia, sepse të gjitha lojërat, vallet, këngët dhe çdo gjë argëtue- se që ndamë me fëmijët e Kosovës kishte për bazë një dashuri të ndër- sjellë midis nesh dhe fëmijëve, një

dashuri që na bën të sigurtë se ve- primtaria kishte qenë e suksesshme.

Drejtorët e shkollave treguan interes për këtë aktivitet dhe shpre- hën mirënjohjen e tyre. Ata shfaqën dëshirën për vazhdimësinë e kampeve edhe në vitet e ardhshme. “Organizimi i kampit është i mirë- seardhur për fëmijët që tashmë ka- në përfunduar mësimet” – u shpreh z. Rexhep Mazreku, drejtor i shko- llës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Tashmë që prej 5 vjetësh Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë- risë organizon kampe të tilla në

shkolla të ndryshme të kësaj komu- ne. Fëmijët, prindërit dhe mësuesit kanë treguar vazhdimisht interes që ato të përsëriten vit pas viti. Kjo ishte një mundësi argëtimi për fëmijët dhe forcimi i një miqësie të lindur gjatë kohës së luftës. Këtë vit treguan interes të veçantë edhe medial kosovare, si gazeta Lajm, Zëri, Radio Dukagjini, Kosovaonli- ne, të cilat e kanë pasqyruar orga- nizimin e këtyre kampeve në faqet dhe transmetimet e tyre.

“Gjithçka filloi gjatë kohës së luftës kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ndihmoi mbi

33.000 kosovarë duke u siguruar atyre një ndihmë prej rreth 12 mi- lionë dollarë. Ajo vazhdoi të ofrojë ndihmën e saj edhe kur ata u kthyen në Kosovë, duke i ndihmuar në ne- vojat më imediate. Kështu lindi një miqësi të cilën e vazhduam me këto kampe” – shprehet një nga organi- zatorët.

Në muajin gusht do të organi- zohet një kamp tjetër me fëmijët e fshatit të Carallukës, po në komu- nën e Malishevës. Në këtë kamp priten të marrin pjesë rreth 530 fëmijë.

Gabriela Bezhani, Glen Llaçi