Një ndër sajesat më flagrante të librit “Kodi i Da Vinçit”, të auto- rit Dan Brown, është se Graali i Shenjtë i legjendave me mbretin Artur dhe i filmave të suksesit si “Indiana Xhons dhe Kryqëzata e fundit”, nuk është kupa nga e cila piu Krishti në Darkën e Fundit, por vetë Maria Magdalena dhe varri me mbetjet e saj! Personazhi krye- sor i romanit, Robert Langdon, zbu- lon kodin misterioz, të lënë ngapas nga Sonieri, kuratori i vrarë i Lu- vrit dhe zbulon se eshtrat e Maria Magdalenës janë varrosur në… Luvër!
Po ku janë sot lipsanet e shenj- tores? Orthodhoksët dhe Romano- katolikët sigurisht e dinë se ato nuk janë aty. Sipas traditës historike të Kishës së Krishterë Maria Magdalena fjeti në qytetin e Efesit dhe u varros atje. Lipsanet e saj, objekt nderimi nga të krishterët, u çuan në Konstandinopojë në shekullin
IX, nga Perandori Leon i Urtë, një ngjarje që përkujtohet edhe në kalendarin liturgjik, më 4 maj.
Pas grabitjes së Konstandino- pojës nga kryqtarët, më 1204, shu- mica e lipsaneve të saj u çuan në Romë dhe u vendosën nën altarin e kapelës së Lateranos, që është kisha papale. Disa nga lipsanet janë vendosur në Vezelay, pranë Mar- sejës, Francë, në bazilikën e Shën Maksiminit. Duart e saj ruhen në Manastirin e Simonopetrës, në Malin e Shenjtë.
Kodi i Da Vinçit me gjithë bujën, në fakt është një roman i mbushur me histori të pabaza. Ai mbetet, në fund të fundit, një vepër e imagji- natës dhe asgjë më tepër dhe dësh- mon, pavarësisht nga pretendimet, se autori di diçka rreth Leonardos, diçka nga arti dhe virtualisht asgjë të saktë për Jisuin, Shkrimin e She- njtë dhe historinë e krishterë (por di shumë nga biznesi).