Nga data 15-22 qershor u zhvi- llua në Birmingham Alabama të Shteteve të Bashkuara të Ameri- kës, Asambleja e Përgjithshme e 217-të e Kishës Presviteriane të Amerikës.
Tema e Asamblesë ishte vargu “Një re kaq e madhe dëshmita- rësh”, marrë nga Letra e Apostull Pavlit drejtuar Hebrenj ve 12:1 -2.
Kisha jonë Orthodhokse u për- faqësua në këtë aktivitet të rëndë- sishëm si delegate ekumenike dhe njëkohësisht edhe me përgjegjësinë e këshilltares në çështjet e ndry- shme që u diskutuan në këtë Asa- mble. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 15 delegatë ekumenikë, duke përmendur këtu përfaqësues të Ki-
shës Afrikane Metodiste, Kishës Orthodhokse të Amerikës, Kishës Presviteriane në Kolombia, Fede- rata e Krishterë Koreane etj.
Puna dhe përpjekja e Fortlumtu- risë së Tij, Anastasit, për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u prezantua edhe në- përmjet librit “Resurrection 1992- 2003 The Orthodox Church of Albania”, me autore misionaren ame- rikane Lynette Hoppe.
Zyra e Përgjithshme e kësaj Asambleje shprehu dëshirën për një vazhdimësi përfaqësie, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Ki- shës sonë në këtë aktivitet.
Sonila Dedja