Kisha Ortodokse Auto- qefale e Shqipërisë ka qenë në muajin e fundit në qendër të polemika- ve për çështjen e varre- zave të ushtarëve grekë, të ndërtuara në Manastirin e Përmetit, madje u akuzua edhe se kishte nxitur zhvarrimin e bano- rëve lokalë për t’i vendosur në këto varreza. Cili është komenti Juaj?
Në lidhje me çështjen e zhvarrimeve në Kosinë Kisha Ortodokse është akuzuar në mënyrë të pa- drejtë. Nuk është Kisha që bën zhvarrime, por është detyra e saj shpirtërore për
të qenë e pranishme në çdo varrim dhe zhvarrim, duke kryer ritet fetare. Nëse ka pasaktësirajo profesionali- zëm apo gabime në zhvarri- met, kjo nuk është përgje- gjësi e priftit dhe aq më pak e Kishës. Kisha nuk është institucioni që mban përgje- gjësi për përkatësinë e eshtrave. Kur trupi i një të ndje- ri sillet në kishë për të bërë ritet funerale, kisha nuk bën ekzaminimin e trupit për të përcaktuar se kush është, por vetëm pyet familjarët për emrin dhe pastaj kryen ceremonitë. Nëse i jepet një emër i gabuar, nuk është faji i kishës. Prandaj nuk është
e saktë dhe as e drejtë të akuzohet Kisha Ortodokse për nxitjen e zhvarrimeve dhe zhurma e madhe mediatike për praninë e një prifti ortodoks në këto rite jo ve- tëm që është e pavend, e pabazuar dhe e pajustifiku- eshme, por për më tepër është e gënjeshtërt dhe tendecioze.
Për sa i përket varreza- ve të ushtarëve grekë të rë- në në Shqipëri gjatë Luftës Italo-greke, kjo nuk është një çështje e Kishës, por e dy qeverive respektive dhe për çdo gjë u duhej drejtuar atyre. Ajo që më shqetëson (vijon nëfaqen 7-8)
Atdhetar i vërtetë është ai që ndërton,
lulëzon dhe begaton vendm…
(vijon nga faqja 1)
më shumë mua, në këto sulme kundër Kishës Ortodokse, nuk janë vetëm pasaktësitë, mos- njohuritë dhe shpifjet, por ekzistenca e disa qar- qeve dhe personave, që për një arsye apo tjetër nuk e duan përparimin e komunitetit ortodoks. Të mos duash përparimin e një pjese të vendit tënd do të thotë të mos ta duash as përparimin e të gjithë vendit. Kjo gjë nuk na ndihmon as ne dhe as vetë ata. E kam përsëritur shpesh se ve- ndi ynë ka nevojë për bashkim dhe harmoni dhe urrejtja e përçarja nuk ndërton. Unë nuk di që të ketë ekzistuar ndonjëherë ndonjë shoqëri, komb apo shtet, ndërtuar në bazë urrejtje dhe përçarje, dhe në të njëjtën kohë të ketë pasur begati, paqe dhe jetëgjatësi.
E konsideroni fajtor priftin e qytetit, a me- ndoni se qoftë dhe moralisht ndaj tij duhet të mbahet qëndrim?
Askush nuk mund të quhet fajtor pa u vër- tetuar faji i tij. Në rastin konkret atë Vasil Tho- mollari ka qenë i pranishëm vetëm në cilësinë e priftit, d.m.th. vetëm për të kryer funksionet e tij fetare. Madje unë do ta kisha quajtur fajtor nëse ai nuk do të kishte kryer detyrën e tij. Pra- nia e priftit në ritet funerale është pjesë e qenë- sishme e detyrës së tij. Ai duhet t’i kryejë këto rite edhe nëse do të ishte në rrezik të jetës së tij. Shkrimi i Shenjtë tregon seTobiti i kryente varri- met edhe kur kërcënohej të dënohej me vdekje.
Por edhe nëse supozojmë se prifti do të kishte marrë iniciativajashtë funksionit të tij priftëror, kjo nuk justifikon akuzat dhe sulmet kundër Kishës Ortodokse. Gjatë gjithë historisë së Ki- shës, ashtu si edhe të institucioneve të tjera, ka pasur njerëz të devotshëm dhe të shenjtë, si edhe njerëz të padenjë për misionin e tyre. Por për këtë nuk fajësohet e gjithë Kisha. Nëse një prift është fajtor për diçka, kanonet e Kishës përcaktojnë edhe masat kundër tij. Në rastin konkret ne nuk kemi parë deri tani ndonjë shkelje të tij, si në planin kishtar, ashtu edhe në atë moral.
Nën akuzë është vënë edhe Kryepeshkopi Anastas, pse nuk ka kthyer deri më tani Përgjigje?
Akuzat kundër Kryepeshkopit janë absurde, por ndoshta këto tregojnë edhe qëllimin e vërtetë të gjithë këtyre stisjeve. Kur filloi kjo zhurmë rreth zhvarrimeve në Kosinë, Kryepeshkopi nuk ndodhej në Shqipëri dhe as nuk e dinte përse bëhej fjalë. Ai, ashtu si edhe autoritetet përka- tëse kishtare, i janë përgjigjur këtyre akuzave të rreme dhe dashakeqe, por nuk ka pasur shu- më veshë për t’i dëgjuar. Sepse shurdhi më i madh është ai që nuk do të dëgjojë. Madje unë mund të them se Kryepeshkopi ka pesëmbë-
dhjetë vjet që po u përgjigjet akuzave të ndry- shme. Dhe përgjigjja më e mirë ka qenë vepra e tij, si në rindërtimin e Kishës Ortodokse nga gërmadhat, ashtu edhe në përhapjen e mesazhe- ve të paqes, dialogut, mirëkuptimit, respektit dhe dashurisë për të gjithë. Zëra të tillë nuk janë të shpeshtë në Ballkan dhe ne duhet t’i vlerësojmë kur ata janë të pranishëm.
Personazhe të njohur të politikës shqiptare kanë kërkuar deri dhe largimin e Kryepeshkopit nga drejtimi i Kishës Ortodokse, si do t’u përgjigjeshit këtyre kërkesave?
Siç është deklaruar edhe në Deklaratën e Sinodit, të Klerikëve dhe të Këshillit Kleriko- Laik, çështjet e Kishës Ortodokse zgjidhen bre- nda Kishës. Se kush është dhe kush do të jetë Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e cakton vetëm komuniteti ortodoks, nëpërmjet organeve të tij legjitime, si Sino- di i Shenjtë, ashtu siç janë përcaktuar nga Kanonet e Shenjta të Kishës. Çdo ndërhyrje tjetër nga njerëz të tjerë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Kishën dhe shpesh as edhe njohuritë më fi- llestare të organizimit të saj, është jo vetëm një cënim i pavarësisë së Kishës, por edhe fyese për komunitetin ortodoks. Kisha sot është e orga- nizuar, ka Sinodin e saj, Këshillin Kleriko-Laik, Akademinë Teologjike, ka klerikë dhe teologë që i njohin mirë kanonet dhe rregullat e organizimit kishtar dhe është e palejueshme që të tjerë të na flasin me tonin e mësuesit se si ne duhet ta organizojmë Kishën. Duhet ditur se Kishë Autoqefale do të thotë pikërisht pavarësia e saj në çështjet e organizimit, sepse kanonet
dhe doktrina janë të njëjta për të gjitha kishat. Dhe autoqefali nuk do të thotë vetëm pavarësi nga jashtë vendit, por edhe nga brenda, që do të thotë se Kisha është e pavarur në organizimin e saj. Të gjithë tashmë e dinë se komuniteti ortodoks e ka bërë zgjedhjen e tij për hierarkinë e Kishës dhe për primatin e saj që është Kryepeshkopi Anastas.
Gjithashtu është e papranueshme për ne, që disa persona ose grupe, të najapin mësime patri- otike, sikur vetëm ata e paskan monopolin e patriotizmit. Historikisht, komuniteti ortodoks ka luajtur një roli vendimtar në ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare, në arsimin tonë kombëtar dhe në ndërtimin e këtij vendi. Përse qenkan këta më atdhetarë, sesa priftërinjtë e Kishës Ortodokse, të cilët me vështirësi të mëdha po i shër- bejnë Kishës dhe popullit me devotshmëri? Atdhetar i vërtetë është ai që ndërton, lulëzon dhe begaton vendin e tij dhe jo ai që shan të tjerët.
Në Shqipëri, kur flitet për autoqefalinë e Ki- shës Ortodokse, pretendohet se kombësia greke e Kryepeshkopit e dëmton autoqe- falinë, por dhe vetë veprën e Kryepeshkopit. Ju si mendoni?
Problemi i autoqefalisë është lakuar gjatë në shtypin shqiptar gjatë këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve. Prandaj do të doja të më jepnit pak më tepër hapësirë për të folur rreth saj. Rasti i Shqi- përisë është unik në historinë botërore. Ishte hera e parë që një kishë gjendej pa hierarkinë e saj dhe kjo jo për faj të të huajve. Madje kishte zëra, ndërmjet tyre klerikë, teologë dhe kanoni- stë, në kisha të ndryshme nëpër botë, të cilët me- ndonin dhe shpreheshin se autoqefalia e Kishës Shqiptare tashmë nuk ekzistonte, sepse nuk ek- zistonte më një hierarki e cila do ta ushtronte këtë autoqefali. Prandaj, për të zgjidhur këtë çë- shtje jetësore dhe kaq delikate dhe të rëndësi- shme për Kishën tonë duhej patjetër një nismë ndërkombëtare. Zgjedhjae Kryepeshkopit Anastas për të kryer rindërtimin dhe organizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri nuk u bë se ai ishte me kombësi greke, por sepse ai ishte personi i duhur për të kryer veprën titanike të ringritjes së saj, që për shumë mendohej si e pamundur. Të jesh i një kombësie tjetër nuk është faj. Kisha, e cila nuk e mohon etninë e askujt, e kapërcen atë, sepse ajo është universale. Në historinë e Kishës kjo është diçka krejtësisht e zakonshme. Të qenurit e një kombësie tjetër nuk dëmton. Kisha dëmtohet vetëm nga njerëzit që nuk janë të devotshëm. Mund të jesh i së njëjtës kombësi dhe mund të bësh dëm të madh, ashtu si mund të jetë edhe e kundërta. Në rastin konkret ka qe- në pikërisht e dyta. Kjo zgjedhje rezultoi se ishte
(vijon në faqen 8)
Atdhetar i vërtetë është ai që ndërton, lulëzon dhe begaton vendin…
(vijon ngafaqja 7)
më e mira. Zgjidhja e këtyre çështjeve nuk është aq e lehtë sa duket. Shikoni Kishën Ortodokse në Maqedoni, ka mbi dyzet vjet dhe akoma nuk e ka zgjidhur problemin e autoqefalisë.
Po ashtu dua të them diçka që nuk është bërë publike. Kur Kryepeshkopit Anastas iu kërkua kjo detyrë nga Patriarkana Ekumenike, ai vuri tre kushte për ta pranuar: Të ishte i pra- nuar nga komuniteti ortodoks, nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë dhe të ruhej Autoqefalia e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Dhe mund të them me siguri që ishte autoriteti i tij, i cili bëri të heshtin të gjithë zërat që ishin kundër autoqe- falisë. Kushdo që e njeh sadopak historinë e këtyre viteve të ringjalljes së Kishës e kupton se ishte pikërisht personaliteti i tij, një nga për- faqësuesit më me zë të krishterimit botëror, për- gatitja e tij e lartë teologjike dhe organizative, devotshmëria dhe aftësitë e tij të jashtëzakon- shme, dashuria e tij e madhe për Kishën dhe për Zotin, që e bënë të aftë për të mbajtur të bash- kuar të gjithë komunitetin ortodoks, duke mos lejuar përçarjet, të cilat do të rrezikonin jo vetëm Kishën dhe unitetin e komunitetit ortodoks, por edhe unitetin e të gjithë vendit. Të gjitha veprat e tij flasin se ai e ka konsoliduar autoqefalinë e Kishës dhe për më tepër unitetin e Kishës. Një njeri i cili nuk do të donte të ruante autoqefalinë, nuk do të bënte përpjekje të jashtëzakonshme për të arsimuar klerin ortodoks këtu në Shqipëri. Akademia Teologjike në Shën Vlash, Durrës, e cila përgatit klerikët ortodoksë, u ngrit me inicia- tivën dhe përpjekjet e tij dhe me fondet e mble- dhura po prej tij. Autoqefalia nuk realizohet vetëm me një dekret, por me ngritjen e një hie- rarkie kishtare, me përgatitjen e kuadrove të duhura për të drejtuar kishën, me pajisjen e saj me klerikë dhe teologë dhe mbi të gjitha me autoqefalinë financiare. Të gjitha këto janë bërë falë kontributit të jashtëzakonshëm dhe të pa- krahasueshëm të Kryepeshkopit Anastas. Të them të drejtën, unë nuk njoh në këtë kohë ndo- një tjetër, shqiptar apo të huaj, të ketë bërë për vendin tonë, aq sa ka bërë Kryepeshkopi Anastas. Mendoj se do të ishte në nderin tonë, të paktën të shprehnim mirënjohjen. Mirënjohjaështë një shenjë e një kombi vital, të qytetëruar dhe që ka një të ardhme.
Gjithashtu do të doja të sqaroja se zhurma e madhe që bëhet shpesh në artikuj të ndryshëm, për gjoja shkelje të Statutit të Kishës, se është cënuar autoqefalia, tregon si mosnjohuritë në këtë fushë ashtu edhe dashakeqësinë ndaj Ki- shës Ortodokse. Kisha ka një ekzistencë dymijë- vjeçare dhe është e organizuar dhe e drejtuar sipas Kanoneve të Shenjta, të cilat janë të pa- ndryshueshme. Ndërsa Statutet janë rregullore të cilat hartohen sipas nevojës së çdo kishe në
kohë të ndryshme. Ato mund të ndryshohen sa herë që Kisha e shikon të arsyeshme. Ti sho- hësh Statutet si të pandryshueshme, do të thotë të mos kesh as njohuritë fillestare në organizimin e Kishës. Për ta bërë pak më të kuptueshme mund të themi se Statuti është pak e shumë si kushtetuta e një vendi, që reflekton kohën dhe nevojat e atij vendi. Tjetër kushtetutë kishte në Shqipëri gjatë monarkisë, tjetër gjatë regjimit komunist dhe tjetër tani. Ato mund të ndryshohen dhe përmirësohen sa herë që do të lindë nevoja dhe do të votohen nga shumica e duhur. Po e njëjta gjë është edhe me Statutin e Kishës. Statuti i vitit 1929 paraqiste nevojën e asaj kohe dhe ishte i nevojshëm për problematikën e asaj kohe. Statuti i vitit 1950 paraqet problematikat e kohës së tij dhe Statuti i ri që po përgatitet duhet t’i përgjigjet nevojave të Kishës sot. Harti- mi i Statutit është në kompetencën e vetë Ki- shës dhe sot Kisha Ortodokse në Shqipëri ka maturinë, pjekurinë dhe aftësinë për të hartuar Statutin e saj. Ndërhyrjet nga jashtë, nga kushdo qofshin, janë shprehje e mosrespektimit të vetë autoqefalisë dhe janë të papranueshme nga komuniteti ortodoks.
Aty ku ka aq shumë errësirë shpir- tërore, pasiguri dhe dëshpërim, ka ne- vojë për më shumë vend për lajmin e mire. Mendoj se Media duhet të kontribuojë më shumë në përhapjen e këtij lajmi, i cili sjell realisht në shpirtrat e njerëzve dritë, shpresë dhe gëzim, për të cilat ka aq shumë nevojë populli dhe vendi ynë.
Sa vlen për Ju pohimi se në Shqipëri si dhe kudo gjetkë, se e keqja bën lajm dhe veprat e mira nuk përmenden?
Për fat të keq kjo është e vërtetë. Të shohësh vetëm anët negative, do të thotë të jesh i njëan- shëm. Të shkruash për dikë vetëm në rastet kur e sulmon, as kjo nuk tregon objektivitet. Kisha Ortodokse gjatë këtyre viteve të tranzicionit me në krye Kryepeshkopin Anastas ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha drejti- met. Me iniciativat personale të Kryepeshkopit Kisha është përpjekur t’i ndihmojë të gjithë pa asnjë dallim. Përveç veprës baritore, që është detyra kryesore e Kishës, janë ndërtuar shkolla, kopshte, klinika shëndetësore, programe bujqëso- re dhe social-kulturore, duke punësuar mijëra njerëz dhe duke i shërbyer kështu përparimit të vendit tonë. Brenda Kishës funksionojnë dy mensa të përditshme për të varfrit: një në Kor- çë dhe tjetra në Tiranë. Janë ndihmuar shtresat dhe njerëzit në nevojë në të gjithë vendin, ku mund të veçohet ndihmesa e madhe dhënë vë-
llezërve tanë nga Kosova gjatë ditëve të vështira të viti 1999, ku nëpërmjet Kishës Ortodokse u dha një ndihmë me vlerë rreth 12 milionë dollarë. Dhe pa asnjë dyshim, arkitekti i gjithë kësaj veprimtarie ka qenë Kryepeshkopi Anastas. I përmenda këto për të treguar se e gjithë kjo veprimtari e madhe dhe e rëndësishme në të gjitha fushat e jetës ka kaluar pothuajse e papas- qyruar nga shtypi ynë. Ndërsa kur flitet për gjëra që mund të diskretitojnë Kishën dhe hierar- kët e saj, atëherë buçasin të gjithë televizorët dhe gazetat. Kjo më duket e padrejtë.
E vlerësoj rolin e mediave në informimin e publikut. Por një informin i njëanshëm nuk është informin, por propagandë. Media është shumë e rëndësishme dhe ndikon shumë tek njerëzit. Ajo ka detyrën e informimit, por informimi duhet të jetë i plotë dhe i paanshëm. Më kujtohet kur Kryepeshkopi u zgjodh një nga Presidentët e Këshillit Botëror të Kishave, një ngjarje që e nderon Kishën dhe vendin tonë dhe që ndihmon dhe përmirëson imazhin e tij, lajmi u dha i thatë, madje nga disa spikerë si nëpër dhëmbë, ndërsa në rastin e zhvarrimeve në Kosinë, ku realisht Kisha nuk ka asnjë përgjegjësi, përveçse detyrës
priftërore, u mobilizua e tërë media, u shkruajtën qindra artikuj dhe kjo vazhdoi për javë të tëra. Gjatë festimit të Pashkëve në Korçë, që tashmë është kthyer në një manifestim mbarëqytetar, ku vetëm të Premten e Zezë gjatë procesionit të Epitafit mblidhen reth 50.000 njerëz. nukjepet pothuajse asnjë lajm, ndërsa për një miting partiak me dhjetë njerëz, ose kur ndonjë ka vrarë babanë, qoftë edhe në fshatin më të skajshëm, janë të pranishme të gjitha medial.
Në të vërtetë në vendin tonë nuk ka vetëm lajm të keq. Ka edhe lajm të mirë, por ashtu si thotë proverbi, “i miri ekziston, por nuk bcn zhur- më”, ky lajm kërkon pak më shumë punë për t’u gjetur. Aty ku ka aq shumë errësirë shpinërore, pasiguri dhe dëshpërim, ka nevojë për më ^humë vend për lajmin e mirë. Mendoj se Media duhet të kontribuojë më shumë në përhapjen e kctij lajmi, i cili sjell realisht në shpirtrat e njerëzve dritë, shpresë dhe gëzim, për të cilat ka aq shumë nevojë populli dhe vendi ynë.
Cilat janë marrëdheniet Tuaja me politikën shqiptare, dje dhe sot?
Në kuptimin që i jepet sot politikës nuk kam pasur dhe nuk kam ndonjë lidhje direkte me të. Por në kuptimin më të thellë, edhe unë si pjesë e polisit, marr pjesë në të, duke kryer detyrën time pastorale dhe qytetare, duke u përpjekur të përhapim sa më shumë mesazhe paqeje dhe harmonie, duke ndihmuar ata që janë në nevojë shpirtërore dhe materiale. Kisha është apolitike, por jo indiferente, sepse besimtarët tanë janë pjesë e kësaj shoqërie dhe preken ose përfitojnë nga gjithçka që ndodh në vendin tonë.