EmailFacebookKontakt

DEKLARATË e Konferencës së Kishave Evropiane

Konferenca e Kishave Evropiane (KKE) monitoron nga afër zbatimin e të drejtave të njeriut në gjithë Evropën, duke përfshirë dhe të drejtën e lirisë fetare. Në disa vende evropiane (Shqipëri, Serbi-Mali i Zi, Turqi, etj), çështja e kthimit të pronave të konfiskuara të kishave dhe rihapja e vendeve të adhurimit dhe edukimit fetar vazhdon të mbetet një shqetësim i madh.

Në lidhje me këtë KKE ndjek me kënaqësi dhe interes të madh raportet rreth rigjallërimit të jetës fetare në Shqipëri që nga viti 1990 dhe vlerëson përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të korrigjuar padrejtësinë historike si dhe rikthi- min e lirisë fetare dhe të drejtat themelore për të gjitha komunitetet fetare.

Megjithatë, me shqetësim të madh Pre- sidiumi i Konferencës së Kishave Evropiane, i mbledhur në Gjenevë, më 14-17 dhjetor 2005, ka mësuar rreth disa incidenteve të veçanta

Çast nga pritja e nderit në Bashkinë e London Derry, ku Kryepiskopi Anastas përshëndeti të pranishmit në emër të Konferencës së Kishave Evropiane.

vendore në Shqipëri, si për shembull, në Përmet, Lukovë, Libohovë, Kodër etj, ku kthi- mi i vendeve të adhurimit është penguar ose anulluar nga autoritetet vendore.

Konferenca e Kishave Evropiane kërkon që udhëheqjet e këtyre vendeve, përfshirë dhe autoritetet shqiptare, të mbështesin në mënyrë rigoroze të drejtat njerëzore e fetare dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e vendeve të adhurimit, të konsideruara si të shenjta nga besimtarët e komuniteteve, që u konfiskuan gjatë periudhës së komunizmit.

Respekti ndaj lirisë fetare dhe të drejtave të njeriut përbën një etapë të demokracisë evropiane, ligjit ndërkombëtar e stabilitetit ra- jonal. KKE, së bashku me komunitetet kishta- re ndërkombëtare, do të vazhdojë të monito- rojë nga afër zhvillimet në këtë fushë.

19 dhjetor 2005