Shenjtorët! “Fronti hyjnor, ush- tarët hyjfolës të ballit të Zotit; yje të shumëndritshëm të kupës qie- llore; kështjellë e pamposhtur e Si- onës mistike; lule me aromë të këndshme të Parajsës; gojët e gjith- arta të Fjalës; mburrje e Kishës; shkëlqimi i botës”, siç psal një himn i mrekullueshëm (Lavdia e Lavdë- rimeve të Etërve të Shenjtë).
Shenjtorët! …foshnja dhe një- qindvjeçarë; të rinj dhe të mo- shuar; buna dhe gra; shkencëtarë dhe analfabetë; mbretër dhe shër- bëtorë; të pasur dhe të varfër; kle- rikë, murgj dhe laikë.
Shenjtorët ishin ata “që kishin Perëndinë deri në vdekje”, sepse kishin pranuar si dëfrim fjalën e Pavlit: “Na u dhurua për Krishtin jo vetëm të besojmë tek Ai, por edhe të vuajmë për hir të Tij” (Fil. 1.29). Si rezultat, evidentohej tek ata dëshira dhe përpjekja që ta donin Jisuin, pavarësisht nga çdo lloj kostoje, siç Ai kërkon: “Nëse më doni, ruani porositë e mia” (Joan. 14.15).
Marrë nga parathënia e libr
“I çuditshëm është Perëndia ndër shenjtorët e Tij” (Psalm. 67.36). E lavdëruan Perëndinë. Dhiata e Vjetër kërkonte si flijime pemët e para të dheut, d.m.th., fru- tat e para nga ana e kohës dhe e cilësisë. Kisha ofroi fruta të gjalla, të parat nga gjinia njerëzore, si flijimin e Krishtit, anëtarët e saj më të zgjedhur, të flijuar me mënyra të shumëllojshme. Njëkohësisht, ata janë fruta të para të veprimta- risë shpëtimtare të Jisuit, rezultatet më të mira të flijimit të Tij të papër- shkruar.
E përqafuan shpëtimin që u dha Pësimi Hyjnor dhe përfituan bami- rësitë e tij, kështu që nuk mbeti pa përfunduar, pas dore, i përbuzur në një farë mënyre, por u dëshmua jetëdhënës, i shkëlqyer, i lavdishëm.
Ata përbëjnë lavdinë dhe ma- dhështinë e Kishës dhe të kokës së saj, Krishtit.
Madje, çdokush nga ne që do të bëhet shenjt do të lavdërojë Pe- rëndinë, por edhe do të lavdërohet “së bashku me të gjithë shenjtorëf ’ (I Thes. 3.13).
“Nga Thesari i Shenjtorëve”