EmailFacebookKontakt

Mesazhi i Ngjitjes. Udha e Parajsës

Mesazhi i Ngjitjes. Udha e Parajsës
Ngjitja në Qiell e Mbretit të Gjithësisë ishte udha e Parajsës. Pikërisht
kjo e kremte e madhe mblodhi besimtarët paradite në Shën Spiridhon të
Beratit. Liturgjinë e drejtoi vetë Imzot Ignati, i shoqëruar nga atë Petraqi
dhe dhjakon Spiridhoni. Ndërsa mbasdite, shërbesa sipas traditës, u krye
në kishën e Shën Ilias – Shëndëlliu.
Ndonëse kishte kohë që shiu kishte filluar besimtarët vazhdonin të
vinin.
Pas Mbrëmësores dhe bekimit të 5 bukëve Kryebariu i dioqezës
Imzot Ignati ritheksoi mesazhin e kësaj dite të shënuar:
“Ngjitja e Jisu Krishtit është udha e jetës, e dashurisë, ndershmërisë,
Parajsës, është lartësimi i virtyteve të Perëndisë.
Në këtë ditë ne përgatitemi për të qenë të pastër, larg mëkatit, të
ligut, të jemi pranë drejtësisë, besës dhe vëllazërimit, ky është mesazhi i
komunikimit me Krishtin”.
5. Mishaxhiu