– Vizita e Episkopit të Bostonit, New England dhe Dioqezës Shqiptare Hirësisë së Tij Nikon Liolin, në Shqipëri –
E Diela e Miroprurëseve, më 7 maj, në kishën “Ungjillëzimi i Hyj- lindëses”, në Tiranë, ishte e veçan- të. Në Liturgjinë Hyjnore për kremti- min e kësaj feste, që u krye nga Fort- lumturia e Tij Kryepiskopi Anastas, meshoi edhe Hirësia e Tij Nikoni, (vëlla i Episkop Liolinit), Episkop i Bostonit, New England dhe i Dio- qezës Shqiptare të Kishës Ortho- dhokse në Amerikë.
Episkopi Nikon vinte në Shqi- përi për herë të parë. Origjina e tij është nga Korça (babai i tij ka li- ndur në Boboshticë).
Para predikimit kremtues, Kryepiskopi Anastas prezantoi dhe përshëndeti Episkopin Nikon për praninë e tij mes gjithë besimtarëve orthodhoksë të Tiranës. Ndër të tjera Kryepiskopi tha: “Jemi mirë- njohës, shumë të lumtur dhe në të njëjtën kohë të bekuar për vizitën tuaj në vendin tonë… Edhe pse në vende të ndryshme, edhe pse larg, ne jemi gjithmonë së bashku në lutje dhe veçanërisht në momentin e Falënderimit Hyjnor, kurne ma- rrim Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Shërbejmë në një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike dhe mo- menti i Kungimit Hyjnor na bën qy- tetarë të Mbretërisë së Perëndisë”. Në vazhdim Kryepiskopi Anastas i kërkoi Episkopit Nikon t’i trans- metojë besimtarëve të Dioqezës Shqiptare të Amerikës përshënde- tjet e orthodhoksëve të Shqipërisë, si dhe atmosferën mjaft të gëzue- shme nga kremtimi në kishën e Ungjillëzirnit.
Më pas edhe Episkopi Nikon përshëndeti Kryepiskopin dhe be- simtarët orthodhoksë të Shqipërisë, duke shprehur gëzimin për praninë e tij të parë në këtë bashkëmeshim në Shqipëri. Ai shprehu edhe për- gëzimin drejtuar Kryepiskopit Anastas për ngritjen nga themelet të gjithë Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë me strukturën, tempujt adhurues, si dhe organiz- mat e gjallë të saj etj. Ai falënderoi gjithashtu edhe për mikpritjen që iu bë në Shqipëri nga Kisha.
Më pas Kryepiskopi ftoi Episkopin Nikon të bënte predikimin e së kremtes. Episkopi në predikimin e tij vuri theksin në momentin e ve-
çantë të takimit të Miroprurëseve me engjëllin që ndodhej në varrin e Krishtit, duke theksuar mesazhin që edhe ne, sot, të celebrojmë Ngja- lljen e lavdishme të Zotit ashtu si gratë miroprurëse dhe të mos kemi frikë ta shpallim këtë gëzim. Duke përfunduar ai tha: “Përgjegjësia jonë nuk është të largohemi nga frika kur shohim varrin bosh, por është të dalim në botë dhe t’i japim botës lajmin e mirë, që jeta nuk është një imazh, një fenomen i çu- ditshëm, por është dhuratë nga Perëndia, është e përjetshme dhe është për secilin nga ne. Bota ka nevojë të dëgjojë nga ju që jeni
ushtarët e Krishtit dhe duhet të dijë që Krishti është ngjallur së vde- kurish dhe do të na ngjallë edhe ne. KrishtiuNgjall!”
Në fund të Liturgjisë Hyjnore Kryepiskopi falënderoi edhe një- herë Episkopin Nikon për praninë e tij dhe i dhuroi një engolpion të së Tërëshenjtës Mari, si kujtim të kësaj vizite në Tiranë.
Pas Liturgjisë Hyjnore, Episkopi Nikon u nis për në Korçë, ku vizitoi Mitropolinë dhe u takua me Hirësi- në e Tij Joanin dhe më pas shkoi në Boboshticë, fshatin nga ka ori- gjinën. Ndërsa në datën 8 maj, në të kremten e Ungjillorit Joan Theo-
Edhe pse në vende të ndryshme, edhe pse larg, ne jemi gjithmonë së bashku në lutje dhe veçanërisht në momentin e Falënderimit Hyjnor, kur ne marrim Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Shër- bejmë në një Kishë, të She- njtë, Katholike dhe Apostolike dhe momenti i Kungimit Hyjnor na bën qyte- tarë të Mbretërisë së Perë- ndisë”.
logu, ai meshoi së bashku me Hirë- sinë e Tij Joanin në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Pas qëndrimit dyditor në Korçë, Episkopi Nikon vizitoi Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash, Durrës, i shoqëruar nga Kryepiskopi Anastas dhe Hirë- si Ilia. Atje u takua me studentë të viteve të ndryshme, vizitoi mjediset e saj dhe hëngri drekë me studentët dhe pedagogët e shkollës.
Në fjalën e tij përshëndetëse ai shprehu gëzimin që ndiente kur shikonte që Kisha Orthodhokse në Shqipëri po lulëzonte. Imzot Nikoni përgëzoi dhe nxiti studentët për mbarëvajtjen në studime, përparim të mëtejshëm dhe kontributin e tyre në ecurinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Hirësia e Tij Nikoni u largua nga Shqipëria me shpresën dhe dëshi- rën për t’u kthyer sërish dhe për të përjetuar nga afër përparimin dhe fuqizimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Sonila Dedja