EmailFacebookKontakt

Zhvilloi punimet Asambleja e 8-të Botërore “Feja për paqen”

Zhvilloi punimet
Asambleja e 8″ të Botërore
‘Teja për paqen”
– Merr pjesë edhe Kisha jonë –
Për herë të parë Kisha Orthodho­
kse Autoqefale e Shqipërisë u përfa-
qësua në Asamblenë Botërore “Feja
për paqen” e cila këtë vit u organizua
në datat 15-18 prill në Bakuriani të
Gjeorgjisë. Kjo Asamble e Organiza-
tës Rinore Fetare të Evropës Lindore
dhe Qendrore kishte temë kryesore:
“Dialogu ndërfetar kundër dhunës për
zhvillimin e sigurisë”.
Merrnin pjesë përfaqësues të besi-
mit orthodhoks, katolik, mysliman, jude
si dhe grupe protestante. Ata kishin
ardhur nga 22 vende të botës si SHB A,
Japonia, Libani, Hungaria etj. Ditët e
Asamblesë ishin të mbushura me sea-
nca bisedimesh, punë në grupe si edhe
vizita në disa pika të rëndësishme të
Gjeorgjisë, veçanërisht në kishat or­
thodhokse. Përfaqësueset e shteteve
pjesëmarrëse në këtë Asamble folën
rreth rëndësisë dhe rolit të fesë në
ndërtimin e paqes. Një nga çështjet e
diskutuara ishte edhe roli i të rinjve
besimtarë në parandalimin e formave
të dhunës, e cila ka marrë gjithnjë e
më shumë përmasa problematike në
mbarë botën.
Në fund të rinjtë dolën me një de-
klaratë në të cilën nënvizohej: “Ne
shprehim besimin tonë që çdo qenie
njerëzore, pavarësisht besimit, gjinisë,
etnitetit, ka të drejta për jetuar në paqe
dhe harmoni vëllazërore.”
Jemi kundër dhunës dhe intoleran-
cës, paragjykimeve dhe llojeve të ndry­
shme të dhunës ndaj grave dhe fëmi-
jëve si edhe trafikut të qenieve njerë-
zore.
Ne dëshirojmë të ndërtojmë miqë-
sinë tonë të përbashkët për ta përdo-
rur për një botë më të mirë. Ne e kup-
tojmë që feja mund të shërbejë si një
mjet i fuqishëm për të ndërtuar paqen
mes njerëzve”.
Pjesëmarrja e vendit tonë me për-
faqësuesin e saj orthodhoks u mirëprit
nga të gjithë pjesëmarrësit në punimet
e kësaj Asambleje. Asambleja më e
afërt do të zhvillohet pas disa muajsh
në Japoni dhe Kisha jonë ka marrë
përsëri ftesën për të marrë pjesë në
këtë veprimtari.
Emanuel Pupi