EmailFacebookKontakt

Kremtohet Shën Joan Vladimiri

Kremtohet Shën

Besimtarë nga qytete të ndryshme të vendit kishin ardhur një ditë më parë për të marrë pjesë në shërbe- sat tradicionale të së kremtes së shenjtorit. Që në orët e para të 3 qershorit ishte krijuar një atmosferë e vërtetë kremtuese, ku shumë besimtarë qëndronin në kishë dhe përreth manastirit me qirinj në duar.

Tingujt e kambanës lajmëruan fillimin e agripnisë e cila nisi në orën 2100 të mbrëmjes dhe zgjati deri në orën 300 pas mesnate. Në prani të lipsanit të shenjtorit dhe shumë besimtarëve, shërbesat u kryesuan nga Hi- rësia e Tij Ilia. Bashkëmeshuan atë Jani Trebicka, atë

Joan Vladimiri

Jerasimi, atë Aleksandri dhe 3 klerikë nga Mali i Zi. Kori i Akademisë Teologjike krijoi një atmosferë të pasur lutjeje.

Edhe të nesërmen në mëngjes, shumë besimtarë erdhën për të nderuar lipsanin e shenjtë të Shën Joan Vladimirit.

Kjo festë ka marrë përmasa të gjera jo vetëm për besimtarët orthodhoksë, por edhe për zonën përreth, që e kishte shpallur këtë ditë festën e komunës Bra- dashesh.

Harallamb Meet