EmailFacebookKontakt

Konferencë Studentore 19-21 maj 2006: “Përse kemi nevojë për Kishën”

Në datat 19-21 maj në ambientet e Manastirit të Shën Vlashit, në Durrës u zhvillua konferenca studentore me pjesëmarrjen e 90 studentëve të fakulteteve të ndryshme, nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Programi i kësaj konference pranverore ishte i larmishëm dhe e bëri të veçantë fundjavën për të gjithë studentët. Gjatë këtyre tri ditëve ata patën mundësinë dhe bekimin e veçantë të kenë mes tyre atë Joan Reeves dhe predikuesin e njohur Gary Cattell, të cilët kishin eksperiencë në marrëdhëniet me të rinjtë studentë, në Universitetin e Penn State, në Amerikë.

Gjatë këtyre ditëve u mbajtën 4 referate në lidhje me Kishën dhe Besimin Orthodhoks. Referati krye- sor me temën “Përse kemi nevojë për Kishën” i dha mundësi studentëve të njohin më tepër Besimin Orthodhoks dhe thirrjen e lartë, që Perëndia ka për secilin prej nesh.

Shërbesat e lutjes që u kryen gjatë këtyre ditëve plotësuan dhe theksuan rëndësinë e adhurimit të Kishës sonë si dhe të ndërtimit të marrëdhënies sonë personale me Zotin.

Pjesë e programit të kësaj konference ishte edhe koha për miqësi të reja, shkëmbim përvojash të jetës në besim dhe si e njohën Krishtin.

Veprimtaria sportive, shëtitja buzë detit dhe në veçanti mbrëmja festive i shtuan larmishmërinë fundjavës së studentëve.

Liturgjia Hyjnore e së dielës mbylli dhe konfe- rencën e pranverës. Të gjithë studentët me falënde- rim dhe mirënjohje në zemër për të gjithë ata që mundësuan këtë aktivitet dhe për këtë bekim që përjetuan, uronin të takoheshin në konferenca e takime të tjera të organizuara nga Kisha.

Ana Baba

Koordinatore për Qytetin Studenti, Tiranë