Përgënjeshtrojmë artikullin e botuar në ga- zetën “Gazeta Shqiptare”, e cila këto ditë ka ndërmarrë një fushatë paragjykuese dhe antior- thodhokse, të ditës së premte, në datën 16 qershor 2006, me titull: “Traktet greqisht në rrugët e Për- metit”, me autor Ismail Xhaferi, duke e konsi- deruar atë si tërësisht të pavërtetë dhe të qëllim- shme. “Traktet greqisht” për të cilat bëhet fjalë, nuk janë gjë tjetër vetëm se disa fotokopje të fa- qes nr. 8 të muajit maj të gazetës zyrtare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë “Ngjallja”, e cila është e tëra në gjuhën shqipe. Në të është botuar biseda e Kryeministrit z. Sali Berisha gjatë vizitës së tij me rastin e festës së Pashkës në Selinë e Kryepiskopatës Orthodhokse në Tiranë me Kryepiskopin Anastas, ku ai përmend si fakt domethënës padrejtësinë që i
bëhet Kishës Orthodhokse lidhur me Kishën e Shën Marisë së Pazarit, në Përmet.
Shprehja kërcënuese: “Dimë të falim, por edhe të kërcënojmë” as që nuk ekziston në “trak- tin” që pretendon autori të jetë shpërndarë. Gji- thashtu, shtrembërimi i fakteve se vetëm “4 për- qind e sipërfaqes ku ngrihet ky pallat i përket territorit të Kishës”, është sa qesharak aq edhe i lig, kur dihet nga të gjithë se ndërtesa e kishës përbën rreth gjysmën e ndërtesës në fjalë. Fu- shata dizinformuese e Gazetës Shqiptare vazh- don edhe në ditën tjetër dt. 17.06.2006, duke da- shur të’zbusë sado pak gënjeshtrën e sajuar, ku thuhet se: “janë shpërndarë trakte në greqisht e shqip”.
Zyra e Shtypit Tiranë 17.06.2006