Edhe një vizitë tjetër dashurie dhe përkujdesjeje realizoi Fortlum- turia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi në zona të ndryshme të Mitropolisë së Gjirokastrës.
Hirotoni e re
Të enjten, më 11 maj u krye nga Kryepiskopi Anastas hirotonia e dhjakon Nikolla Hajros nga zona e Dropullit në gradën e priftërisë. Që në mëngjes kisha “Metamorfoza e Shpëtimtarit” në Gjirokastër, ku u krye Liturgjia Hyjnore dhe hirotonia, ishte mbushur me besimtarë nga të gjitha enoritë që do t’iu shërbejë prifti i porsahirotonisur. Ishin gjithashtu edhe nxënës të shkollës së mesme të Bularatit si dhe të Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”.
Ishin çaste prekëse. Prifti Nikolla foli për ecurinë shpirtërore dhe dha zotimet analoge të një dhjakoni në hierore. Kryepiskopi i dha këshi- lla atërore priftit Nikolla dhe nxiti me fjalët e tij edhe të pranishëm të tjerë, në veçanti të rinjtë, që të vijnë në radhët e klerit orthodhoks për t’i shërbyer grigjës së Kishës së Zotit. Me rastin e kësaj hirotonie të re u shtrua një drekë ku morën pjesë përveç epitropëve të kishave dhe mana- stireve të zonës, edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Kështu u krijua një mundësi ku u shprehën falënderimet për kujdesin e vazhdueshëm të Kryepiskopit për zonën, si dhe u parashtruan probleme që shqetësojnë banorët e enorive.
Në qendrën shpirtërore në Goranxi
Nën kujdesin e Kryepiskopit Anastas në qendrën shpirtërore, që ende nuk ka përfunduar së ndërtuari, në kishën e “Kryeengjëjve” në Kallo- goranxi, të rinj por edhe më të rritur nga zona e Dropullit marrin pjesë në kursin e muzikës bizantine, që zhvillohet çdo të premte mbasdite. Në një nga këto orë mësimi, kur po zhvilloheshin prova ushtrimore, mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas. Ai pa nga afër përparimin e tyre në këtë fushë.
Në mbasdite Kryepiskopi u takua me nxënësit që janë bursistë të Tij dhe pedagogët e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”. Mes të tjerave Kryepiskopi lexoi dy vargje të një poeti grek: “Nëse nuk jemi gati të vdesim për njëri-tjetrin, atëherë jemi të dy të vdekur!”. Janë dy vargje të thjeshta, në të cilat është përqendruar një nga parimet bazë të didaktikës së krishterë. Dhe ishte motivi që Kryepiskopi e përsëriti shumë shpësh gjatë kësaj vizite, duke dashur të theksojë nevojën që të krishterët të jenë të vëllazëruar mes tyre, të mësojnë të rrezatojnë kudo dashuri dhe të ndajnë të mirat që Perëndia u fal.
Gur themeli në Aliko
Akolluthinë për ndërtimin (Bekimin e gurit të themelit) e një kishe të re në fshatin Aliko, e kreu Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas. Aliko, një nga fshatrat më të mëdha të zonës së Vurgut, ende nuk ka një kishë të vetën dhe nuk ka pasur historikisht. Projekti që është përgatitur parashikon një kishë madhështore me kupolë dhe gjithashtu në katin përdhe ambiente ndihmëse për zhvillimin e veprimtarisë kishtare. Besimtarë të shumtë nga fshati dhe qendra të tjera të banuara të zonës u ndodhën në këtë ceremoni të gëzuar.
Kisha e re do t’i dedikohet kujtimit të “Dyzet Shenjtorëve”, dhe sikundër dhjetëra të tjera do të realizohet me fonde të siguruara nga Kryepiskopi Anastas.
Hapja e dyerve në kishën e Ksamilit
Të Dielën e të Paralizuarit Kryepiskopi kryesoi Liturgjinë Hyjnore në kishën e re “Ngjallja e Zotit” në Ksamil. Para Liturgjisë u krye Shër- besa e Çeljes së Dyerve, ku lexohen urata për fillimin nga meshimi në një kishë të re para se të bëhet inagurimi i saj. Klerikë dhe besimtarë të
shumtë nga qyteza dhe të gjitha zonat e mitro- polisë në atmosferën paskale iu gëzuan në veçanti kësaj ngjarjeje të gëzuar.
Në predikimin e Tij, Kryepiskopi duke marrë shkas nga pjesa e Ungjillit të ditës dha këshilla të vyera për çdo anëtar besimtar të Kishës so- në. Porositi të rinjtë se sekreti për një sukses në jetë nuk është të dëgjojnë joshjet dhe britmat e kohës, por t’i binden me dëshirë vullnetit të Perëndisë. Krishti në këtë mrekulli të shërimit të të Paralizuarit na jep pikërisht këtë mësim: të sjellim dëshirat personale me vullnetin e Pe- rëndisë. Këtu është i fshehur një mësim i madh për secilin prej nesh.
Pas Liturgjisë Hyjnore besimtarët organizuan spontanisht një festë të vërtetë popullore me këngë e valle popullore, ku askush nuk ngeli indiferent. Kryepiskopi mes të tjerave komunikoi predispozicionin e Kishës për të ndërtuar atje një kopsht për fëmijë si dhe për përmirësimin e zonës së oborrit të kishës.
Në vazhdim Kryepiskopi vizitoi kishën në ndërtim të fshatit Vrinë, përballë Viroit si dhe ullishten dhe pemishten që Kisha jonë po zhvillon në një pronë të kishëzës së Shën Dhonatit në Xarrë.
Të hënën Kryepiskopi u takua me klerikët e Mitropolisë në sallën e takimeve të kishës së Shën Harallambit, në Sarandë.
Po aty u takua me mjekë të spitaleve të Janines, të cilët me kontribut vullnetar janë të prani- shëm për të vizituar në klinikën orthodhokse që disponojmë në fshatin Jergucat të Gjirokastrës.
Ishte si çdo vizitë tjetër një bekim i veçantë për të gjithë zonën, për besimtarët orthodhoksë dhe një nxitje për më shumë përparim në çë- shtjet shpirtërore dhe në forcimin e Kishës sonë Orthodhokse.
Ο. B.