Përgjigje vetëm për 10 për qind të kërkesave për pronat
1-
i
:ë
ia
ί-
ir
a
it
d
ë
e
e
e
k
a
e
ë
.-
ë
d
– Me këtë ritëm do të duhen dhjetëra vjet që të merret përgjigje nga organet kompetente –
Muajin e kaluar, Komiteti Shtetëror i Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave, organizoi një
takim me kryetarët e komuniteteve fetare për
të diskutuar rreth problemeve që kanë dalë në
kthimin dhe kompensimin e pronave këtyre
komuniteteve.
Ajo që u tërhoqi vëmendjen gjithë pjesë-
marrësve në atë takim, ishte se, nga hyrja në
fuqi e Ligjit Nr. 923 5, datë 29.07.2004 “Për
kthimin dhe kompensimin e pronave”,
Komuniteti Orthodhoks ka paraqitur pranë
komisioneve vendore 81 kërkesa, ndërsa është
marrë vetëm një vendim. Tipik ishte rasti i Fierit
që nga 36 kërkesa që i ishin dërguar komisionit
vendor nuk ishte marrë asnjë vendim. Numri i
kërkesave që Komuniteti Orthodhoks u ka
dërguar komisioneve vendore gjatë këtyre 13
vjetëve janë mbi 276, dhe nga këto janë trajtuar
vetëm 10% e tyre (shifër shumë e ulët sidomos
po të krahasohet me ndonjë komunitet tjetër,
siç del nga tabela). Në shumë raste, edhe ato
objekte që janë kthyer, janë shoqëruar me
konflikte, sepse komisionet të njëjtën pronë ua
kanë kthyer edhe personave të tjerë ose janë
kthyer prona të zëna më parë me ndërtime të
paligjshme. Kështu në afërsi të kishës së Shën
Gjergjit, në Durrës janë kthyer 13000 metra
katrore truall, por një pjesë ka qenë e zënë me
ndërtime pa leje dhe një pjesë është me mbi-
vendosje me një person tjetër. Nuk është rastësi
që mbivendosje me pronat e Kishës ka në ato
vende që lakmohen nga qytetarë apo ndërtues
për të ngritur më vonë pallate shumëkatëshe.
Për kthimin e pronave, Komuniteti Ortho
dhoks ka marrë pjesë në dhjetëra takime me
drejtues të komitetit të kthimit të pronës dhe
zbatues të ligjit Nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për
kthimin dhe kompensimin e pronave”. Çështja
e dokumenteve të pronësisë së pronave të
Kishës është diskutuar shumë herë, por nuk i
është dhënë një zgjidhje. Pronat e Kishës nuk
kanë qenë asnjëherë objekt i tregut, ndaj edhe
shumica e tyre nuk janë regjistruar në kadastër
apo hipotekë. Ato j anë regjistruar nga vetë or
ganet e Kishës dhe kopjet e tyre gjenden në
Arkivin e Shtetit. Këto blloqe me emrat dhe
kufizimet e pronave janë mbajtur në formën e
inventareve dhe për 20-30 vjet kanë qenë të
depozituara në fondet e Arkivit. Ato përbëjnë
prova të padiskutueshme. Komisionet vendore
nuk i vlerësojnë ato.
Kjo ngadalësi në shqyrtimin e kërkesave të
Komuniteti t Orthodhoks, tregon se duhen dhje-
tëra vjet të tjerë për të vendosur nëse do t’i kthe-
hen apo jo pronat. Një gjë është e qartë se çdo
ditë që kalon bëhet edhe më e vështirë zgjidhja
e këtij problem!. Si do të shkojmë në Evropë?