Vështirë të mendonte dikush në
fillim, se varret e ushtarëve grekë
në Kosinë do ktheheshin në një
çështje politike kombëtare e madje
ndërkombëtare. Dhe sidomos, ishte
e pabesueshme të mendoje se për-
sëri do të risulmonin Kishën Ortho
dhokse Autoqefale të Shqipërisë e
deri tek Kryepiskopi, që në ato çaste
ndodhej në një veprimtari të rë-
ndësishme jashtë vendit.
Ngjarja
Prej vitesh në Jug të vendit famil-
jarë të ushtarëve grekë të rënë në
Luftën e Dytë Botërore janë inte-
resuar për të gjetur e për t’i dhënë
një varrim dinjitoz të afërmve të
tyre. Kjo, në pritje të një marrëve-
shjeje ndërqeveritare të diskutuar
në shumë takime e vizita, por ende
të pakonkluduar.
Një veprim i tillë u bë edhe në
fshatin Kosinë, ku ata që u kujde-
sën për zhvarrimet, patën ndjesh-
mërinë të kërkonin edhe praninë e
priftit orthodhoks që mbulonte atë
fshat, atë Vasil Thomollarit, i cili, si
për çdo rast të ngjashëm, do të bën-
te shërbesat përkatëse të Përshpir-
tjes, duke qenë se të vdekurit i përkis-
nin besimit orthodhoks. Dhe, sipas tra-
ditës orthodhokse, eshtrat që nxi-
rreshin vendoseshin në kishë, deri
sa të bëhet rrivarrimi…
Këtu fillon dhe mbaron roli i Ki-
shës në këtë histori. Prifti kreu atë
detyrë që i ngarkonte funksioni i tij:
“Skandali” i një shtypi që nuk arrin
të mbajë hapin e vendit
– Disa duan të shkojnë në Evropë duke ecur si gaforrja në
drejtimin e kundërt me vlerat mbi të cilat ajo është ngritur –
u lut për shpirtrat e të ijeturve, ashtu
siç do të lutet edhe në të ardhmen
çdo klerik i Kishës sonë nëse do të
thirret të asistojë në zhvarrimin e
një të krishteri orthodhoks.
“Skandali”
Një televizion lokal, duke u bazuar
tek dëshmia e një punëtori të pu-
shuar nga puna (për zell të tepruar
dhe të dyshimtë në zhvarrime), sajoi
një stuhi butaforike, duke folur për
një skandal, por duke realizuar një
skenar fantashkence me në qe-
ndër kishën dhe priftin. Kësaj i bëri
jehonë edhe deputed i zonës, i njo-
hur për qëndrime të spikatura anti
orthodhokse (ka insistuar që kisha
e Shën Marisë të ribëhet shtëpi kul-
ture, si në kohë të Hoxhës, njihet
për “xhevahiret” antiorthodhokse
në fushata elektorale etj.).
Interesant qe fakti, se po këto
argumente i morën dhe i ruajtën të
pandryshuara disa media qendrore,
të cilat duke i dhënë përmasa gjiga-
nteske një historie lokale, ditë pas
dite rritën edhe sulmet kundër Ki-
shës sonë, duke e zhvendosur “shë-
njestrën” pa asnjë fakt real dhe të
bazuar nga Kosina, në Përmet dhe
Këlcyrë, në Gjirokastër, duke arri-
tur gradualisht atje ku ishte një ndër
qëllimet e zallamahisë së sajuar
mediatike: Të sulmohej Kryepisko
pi Anastas dhe kontributi i Tij dhe i
Kishës për« zhvillimin e vendit.
(vijon në faqen 4)
“Skandali” i një shtypi që nuk arrin
të mbajë hapin e vendit
(vijon nga faqja 3)
Ndërkohë, askush nuk ihtereso-
hej të sqaronte se ç’kishte ndodhur
vërtet në Kosinë dhe dëshmitë e
atyre që përgënjeshtronin ose tho-
nin të kundërtën, vendoseshin në
cepa ose nuk përmendeshin fare.
Kjo “stuhi” mediatike vazhdoi edhe
pas përgënjeshtrimit të Mitropolisë
së Gjirokastrës dhe deklaratave të
Zyrës së Shtypit të Kryepiskopatës.
Sulmet në vazhdën e “traditës”
E vërteta është se sulme të tilla, të
bazuara në manira nacinalisto-ra-
ciste apo në paragjykime të kohë-
ve, kur të drejtat e njeriut nuk dihet
se ç’ishin, ka pasur sa herë ka li-
ndur ndonjë problem me fqinjin to-
në jugor. Për të tërhequr Kishën në
mes të sherreve e sulmeve media
tike ka mjaftuar për një skotë gaze-
tarësh vetëm kombësia e Kryepi
skopit Anastas. Dhe asnjë fakt!…
Shpeshherë është bërë pyetja,
se përse ka qenë ky “tërbim” ku-
ndër Fortlumturisë së Tij? Pse bë-
het sikur nuk kuptohen as rregullat,
kanonet apo statutet e Kishës Or
thodhokse, duke iu rikthyer gjith-
monë “gozhdëve të vjetra”? Përgji-
gjja mbase është më e thjeshtë dhe
paradoksale se ç’duket: Ai ka bërë
shumë!
Çdokush në vendin e Kryepi
skopit nuk do të mund të krahasohej
në epokën tonë me personalitetin
dhe aftësitë e tij. Personalitet dhe
aftësi, të cilat mundësuan një ringja-
llje të besimit orthodhoks që nuk
ishte parë që nga koha e Pavarësi-
së. Mjafton të përmendim një fakt:
Nga viti 1912 e deri në vitin 1967 u
ngritën vetëm 4-5 kisha të një farë
rëndësie. Në 15 vitet e fundit disa
dhjetëra. E tatëpjeta e Komunitetit
Orthodhoks mori fund dhe ka nisur
një lulëzim i paparë dhe kompleks
i Kishës Orthodhokse, që është e
pranishme jo vetëm si institucion
shpirtëror, por edhe një institucion
i rëndësishëm në fushën sociale, të
arsimit, shëndetësisë etj. Gjithashtu
është bërë edhe një faktor i rëndë-
sishëm dhe i njohur në arenën ndër-
kombëtare…
Pra, është kjo ringjallje që u ka
prishur gjumin atyre që shpresonin,
që Kisha Orthodhokse do të asfik-
sohej e mbase shpërbëhej. Çdo
“grek” që nuk do të kishte qenë i
aftë të bënte gjë do të kishte qenë
i mirëpritur!….
Politika e kohës së babaqemos
Të bënte përshtypje pozitive këtë
radhë serioziteti i treguar nga for-
cat e qenësishme politike të vendit.
Por, nuk munguan edhe disa politi-
kanë, të cilët vrapuan të shfrytëzo-
nin një tribunë të gatshme për të
ngritur disi aksionet e tyre të zhvlef-
tësuara. Kështu, dëgjoje xhevahiret
e një shkrimtari, që thoshte se
Kryepiskopi është një personalitet
i shquar që e admironte, por që…
| më mirë të mos qëndronte në Shqi-
! përi! Apo një historian i huazuar
: politikës, i cili merrte përsipër të na
j shpjegonte se si orthodhoksët duhet
| të zgjedhin hierarkët e tyre. Apo ai
ί tjetri, doktor njëherë e një kohë, që
I ngatërronte politikën me tryezën e
. kafenesë, duke harruar se kur ishte
| mbi kalë kishte bërë disa bisedime
i që kanë mbetur të regjistruara…
■ Dhe të tre këta që përmendëm nuk
I janë orthodhoksë.
Komedia e shoqatave
Madje, na u mblodhën edhe disa
shoqata (që nuk kanë asnjë lidhje
me besimin a komunitetin ortho
dhoks), nga ato qindra e qindra që
kanë aprovuar gjykatat dhe i kër-
kuan autoriteteve… largimin e Kiyepi-
skopit. Kjo qe kulmi i qesharakes,
sepse këtë kërkesë e bënë ditën që
Shqipëria nënshkruante në Bruksel
Marrëveshjen e Asociimit me BE.
Duam të vemi në Evropë, në Perë-
ndim, por duke ecur si gaforrja ha-
rrojmë se një nga vlerat e pacënue-
shme dhe të shenjta të saj është li-
ria fetare, e cila nuk mund të trajto-
het me syzet e kohës së regjimit
komunist dhe as me “size” edhe më
të vjetra akoma.
***
Por, një rezultat gjithë kjo zhurmë
e dha. Zhdoganoi përsëri disa per
sona e kërkesa, të cilat koha i kishte
lënë mënjanë. Kujtojmë vetëm ri-
daljen në skenë të atyre që duan
përsëri të shtetëzojnë kishën e Për-
metit, duke e kthyer sërish në vatër
“kulture” etj. Por vendi ynë e ka zgje-
dhur qartë se ku dëshiron të shkojë
dhe thirrjet e mykura të këtyre eks-
tremistëve, nuk do të mund ta lëvi-
zin nga kjo rrugë, pavarësisht nos-
talgjive të vjetra a lidhjeve të reja.
Th.Dh.