EmailFacebookKontakt

E vërteta nuk mund të shtrembërohet

Përgjigje për subnet e fundit qëjanë bërë ndaj
Kishës Orthodhokse Autoqefate të Shqipërisë dhe Kryepiskopit Anastas
E vërteta nuk mund të shtrembërohet
Nga Protopresviter Jani Trebicka
Duke filluar nga fundi i muajit të kaluar e në va-
zhdim, në median shqiptare u bë bujë e madhe
lidhur me zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë
në luftën italo-greke. Në këtë zhurmë të madhe
të mediave dhe të antiorthodhoksëve u akuzua
padrejtësisht Kisha Orthodhokse dhe prifti atë
Vasil Thomollari. Gjithmonë duke u nisur nga
fjala e urtë: “Fol, fol se diçka do të mbetet” dhe
diçka ka mbetur, mendova që nëpërmjet këtij
artikulli t’i shpjegoj të vërtetën opinionit shqiptar
dhe veçanërisht besimtarëve orthodhoksë. Disa
herë u vura në kontakt me vëllain tim, bashkë-
meshtarin atë Vasil Thomollari dhe i kërkova të
më tregonte se si kishte ndodhur e vërteta.
Pas Pashke, disa qytetarë grekë së bashku
me një përkthyes kishin shkuar te prifti atë Vasil
Thomollari dhe i kishin kërkuar që të bënte një
trisai në disa varre, që sipas fshatarëve të vjetër
në moshë, ishin të ushtarëve grekë. Prifti shkoi
dhe kreu shërbesën. Më vonë, përkthyesi që
shoqëronte qytetarët grekë, pasi u takua me
kryeplakun e fshatit Kutal dhe mori leje prej tij,
gjeti punëtorë që të nxirrnin eshtrat. Prifti shko-
nte sa herë që e thërritnin për të bërë shërbe-
sën e Trisaisë kur zhvarrosnin eshtrat. Këto lip-
sane njerëzish, sipas traditës orthodhokse u ve-
ndosën në kishën e Kutalit. Një nga punëtorët
filloi të hapte varre pasditeve dhe për këtë arsye
punëdhënësi e largoi nga puna. Duke qenë i
indinjuar dhe me një të kaluar jo të mirë,
meqenëse s’kishte ç’ti bënte punëdhënësit,
akuzoi priftin siç është dhënë me shumë bujë
në media. Grupe të caktuara përfituan nga rasti
për të sulmuar Kishën. Ç ’përgjegjësi ka Kisha
në këtë rast apo prifti, i cili bëri detyrën siç do
ta bënte çdo prift orthodhoks? Policia dhe proku-
roria e Përmetit kërkonin me çdo kusht që prifti
t’i dorëzonte lipsanet e ushtarëve. Por a mund
ta mbante ai këtë përgjegjësi? Si do t’iu për-
gjigjej atyre që ia kishin dorëzuar kishës për ruaj-
tje, sipas traditës së saj? Por duket qartë se pas
gjithë kësaj buje për zhvarrimin e varreve të
shqiptarëve në vend të ushtarëve grekë fshihet
diçka tjetër. Mbeturina ateiste në qytetin e Për-
metit kanë kohë që bëjnë një luftë të vazhdue-
(Vijon në faqen 4)

E vërteta nuk mund të shtrembërohet
(yijon nga faqja 3)
shme për të marrë kishën e Shën
Marisë së Pazarit në qendër të qy-
tetit dhe ta kthejnë përsëri në shtëpi
kulture.
Megjithëse kjo ndërtesë iu kthye
kishës, me dokumente të fallsifiku-
ar arritën të fitojnë shkallët e gjyqë-
sorit dhe duan të kthehet përsëri
viti 1967 dhe kishën ta kthejnë pë-
rsëri në shtëpi kulture. Prifti atë Va­
sil Thomollari ka qenë vazhdimisht
një pengesë për ta. Ai iu ka bërë
thirrje besimtarëve që të bashko-
hen kundër kësaj padrejtësie që i
bëhet Kishës Orthodhokse, ndaj
gjetën rastin që ta diskretitojnë në
opinionin publik dhe të arrijnë që-
llimin e tyre. Por harrojnë se shteti
sot po e lufton korrupsionin duke
filluar nga gjykatat dhe në gjithë or-
ganet e tij. Shqipëria po shkon drejt
Evropës, nuk mund të përsëritet viti
1967 kur kishat dhe xhamitë u kthy-
en në vatra kulture dhe klube.
Gjetën rastin dhe intelektualë të
besimeve të tjera dhe shumë atei-
stë, madje midis tyre ka edhe ndonjë
deputet ose ish-deputet që të sul-
mojnë Kishën Orthodhokse dhe
kreun e saj Fortlumturinë e Tij Imzot
Anastasin. Z. Godo, si zakonisht i
shquar për “zgjuarsinë” e tij pasi
vë pak në dukje vlerat e Kryepi-
skopit Anastas dhe punën e madhe
që ka bërë, na jep mendimin se:
“Mos u bë si shumë kohë që ai është
në krye të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë?” dhe na
tregon rrugën që mund ta zëvendë-
sojë një prift nga Korça ose një prift
i Elbasanit.
Z. Kastriot Myftari, i njohur për
vrerin e tij karshi gjithë besimeve,
duke nxjerrë në pah nacionalizmin
e tij flet keq për shenjtorët e Kishës
sonë, të vendit tonë, shën Kozmain
se është grek dhe shën Joan Vladi-
mirin se është serb. Vjell urrejtjen
e tij karshi Kryepiskopit dhe na bën
vërejtje në mënyrë paradoksale për
priftërinjtë se kush ka qenë infer-
mier dhe kush karrocier.
Z. Abdi Baleta, del në “Vizion
Plus” edhe pse mban mbi vete vu-
lën e të qenit kartë e djegur si poli-
tikan, fillon këtë radhë të provojë
mos ketë sukses kundër Kishës Or­
thodhokse dhe Kryepiskopit Anastas
duke u shfaqur si aktor humori.
Deputed Brokaj jep mendime se
ç’duhet bërë dhe flet me urrejtje për
Kishën Orthodhokse dhe kreun e saj.
Iu përgjigjemi këtyre mbjellësve
të urrejtjes së kombit: Ju falëndero-
jmë për vërejtjet dhe mendimet, por
na lini të qetë. Shikoni punët dhe
besimin tuaj, jo tonin. Ne dimë t’i
rregullojmë punët vetë dhe pa ndih-
mën tuaj. Ju vret sytë përparimi i
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë dhe nuk lini rast pa
shprehur urrejtjen tuaj.