Fragment nga artikulli i z. Fatos Lubonja, botuar në gazetën “Standard” datë 03.06.2006
“Përroi i manëzisë
sëfshatit u kthye në
lumë marrëzie
kombëtare”
…Do të thoni ju, po gazetari pse nuk e ka thelluar zbulimin e këtij riti kaq interesant të fshatit Kosi- në, që zor se e ka ndonjë vend i botës e që do të mblidhte në Kosi- në antropologë nga i gjithë rruzulli për lavdinë tonë kombëtare? Mesa duket, atij nuk i ka hyrë në ske- më, sepse, ndërkaq, historia duke rrjedhur nga Kosina për në Adriatik është bërë lumë, d.m.th. marrëzi kombëtare. Janë ngjallur tërë fan- tazmat nacional-komuniste të së kaluarës, që kanë çuar deri tek ideja sikur grekët po kërkojnë të përdorin këto eshtra si gurë kufiri, pra për ta sjellë kufirin deri në Përmet.
Madje, gazetarët tanë të rinj në moshë i harruan shpejt edhe rrënjët tona të krishtera dhe prifti i Kosumit fët e fët po paraqitet sipas modelit të prifit të Kadaresë te “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”: si agjent i armikut të jashtëm, por edhe i tërë atyre priftërinjve që mashtronin popullin e i thithnin atij gjakun.
Duke parë se sa të zjarrtë tre- goheshin shumë nga të përfshirët në debat në mbrojtje të atdheut, nuk mund të mos të të vinte të thoshe: shyqyr që është greku me të cilin kemi një marrëdhënie kaq të fortë dashuri-urrejtje, se hera- herës e përdorim për të ekzorci- zuar frustrimet që kemi për shkak të varfërisë e mjerimit nga hallet e vërteta që i krijojmë njëri-tjetrit, por edhe për të larë dhëmbët e ndërgjegjes atdhetare, pasi i kemi ndotur tërë ditën me shqyerjen që i bëjmë trupit të atdheut. Nuk më mbetet vetëm të them se nëse du- am të shpëtojmë nga kësi aktesh marrosjeje në shkallë kombëtare, duhet të pakësojmë numrin e me- diave dhe të rrisim cilësinë e atyre të mbetura…