Nga Isidor Koti
Debati i hapur së fundmi për ve- primtarinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kreut të saj në lidhje me ngjarjet e Për- metit është një lajtmotiv i hershëm dhe një rast flagrant i disa intelektu- alëve dhe politikanëve të njohur shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, për të nxjerrë në pah si këtu e vite më parë qëndrimet e tyre antior- thodhokse apo siç preferojnë t’i quajnë anti-Janullatos. Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm i aty- re, të cilët kanë hedhur baltë me ëmbëlsi dhe krenari përmes para- gjykimeve mbi veprimtarinë misio- nare të një njeriu dashamirës ndaj shqiptarëve, madje edhe ndaj atyre që e luftojnë prej vitesh. Përmes sulmeve dhe thirrjeve të qëllim- shme për largim nga Shqipëria, ata ndoshta harrojnë se nuk godasin vetëm një person, por një Kishë të tërë dhe besimtarët e saj, të cilët indinjohen për deklaratat e përsëri- tura dhe dashakeqe të këtyre nje- rëzve me veprimtari të njohur publike. Shumë përgjigje i kanë marrë dhe i kanë kuptuar prej kohësh, por siç duket ata nuk e duan të vërtetën.
…Mitropolia e Gjirokastrës ka dhënë një sqarim për çështjen në fjalë dhe besimtarët orthodhoksë, por edhe publiku shqiptar e di tash- më se pjesëmarrja e një prifti dhe shërbesa e tij në zhvarrimin e esh- trave është pjesë e traditës orthodhokse. Një gjë është e sigurt, Kisha si institucion nuk ka gisht fare në këtë histori dhe nuk mund të aku- zohet për gjëra të paqena.
* * *
“Nuk është një çështje a mu- ndemi, por është një urdhërim i detyruar “ne duhet”: “Shkoni, pra, dhe mësoni të gjithë kombet! Shkoni në të gjithë botën dhe predikojini Ungjillin çdo krijese! Këto janë fja- lët e Kryepiskopit Anastas për misionin e tij të krishterë kudo në botë sikurseedhepërmisioninetij 14-vje- çar në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Misioni i tij në Shqipëri përgjatë këtyre viteve nuk ka qenë aspak politik sikundër akuzohet, por të ringrinte Kishën e rrënuar dhe të nxiste be-
simtarët të rigjenin kuptimin e pa- stër të një Kishe të Shenjtë, Katho- like dhe Apostolike… Deviza e Kryepiskopit shqiptar me kombësi greke ishte se në një botë që po shkon drejt gobalizmit, kufijtë shpi- rtërorë e territoret mes popujve nuk do njohin dimensione të ngushta, por do unifikohen në perspektivën e bashkëjetesës dhe tolerancës.
Akuzat se Kryepiskopi Janullatos ka ndërmarrë veprimtari politike në dobi të interesave greke janë një stuhi në gotë, të dashur kolegë inte- lektualë. Asnjë fakt apo argument nuk e provon këtë, madje nëse i kthehemi historisë në të famshmen “fshesë greke” ndaj emigrantëve
shqiptarë, Kryepiskopi ynë u bë ndërmjetësi kryesor i kësaj çështje- je, duke iu lutur kreut të qeverisë së atëhershme të mbronte shqipta- rët dhe t’iu ofronte kushte jetike. Reagimi ishte i menjëhershëm dhe zëri i tij, si njeri i urtë dhe me repu- tacion u dëgjua. Përgjatë gjithë kë- tyre viteve, ai ka vazhduar të ndje- kë të njëjtin orientim në marrëdhë- niet shqiptaro-greke si personalitet që ka ndihmuar në harmonizimin e marrëdhënieve mes fqinjëve.
Nëse kujtojmë kontributin e tij në jetën sociale të Shqipërisë, të gjithë e dinë se në vitin 1997 ai kontribuoi së bashku me kryetarët e komuniteteve fetare në stabili- zimin e situatës kaotike dhe shumë të vështirë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 1999, kur vendi ynë priti refugjatët kosovarë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë- risë organizoi një program të gjerë ndihme prej më shumë se 12 milio-
në dollarësh në bashkëpunim me donatorë dhe organizma ndërko- mbëtarë, duke hapur dy kampe pri- tjeje e qëndrimi për ta, ku u bë e mundur t’u qëndrohej afër dhe të ndihmoheshin rreth 33 mijë të ar- dhurve nga Kosova. Në vitin 2004 ajo dhuroi 600 mijë dollarë për ri- ndërtimin e një xhamie dhe kishe, si një kontribut simbolik dhe pari- mor në bashkëjetesën e brishtë kosovare.
Të gjitha këto dhe shumë kontri- bute të tjera të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kreut të saj nuk tregojnë atmosferën e zymtë që na paraqesin opinionbërë- sit këtu në Shqipëri, apo ata që ga-
tuajnë politika antiorthodhokse përtej Atlantikut bashkë me disa vetmitarë pretendentë për fronin kryepiskopal këtu në vendin tonë. Ai e ka udhëhequr Kishën në kohë paqeje dhe në kohë trazirash, gjith- monë me mençuri dhe urtësi, aq sa Kisha është një faktor i rëndësi- shëm zhvillimi në jetën shoqërore të Shqipërisë e një institucion i nde- ruar dhe i njohur në mbarë botën.
Nëse ata do të jetonin nga afër apo do të interesoheshin me dasha- mirësi për punën që ka bërë dhe po bën Kisha në vendin tonë, do ta kuptonin qartazi veprimtarinë e vërtetë të misionarëve të Perëndi- së. Kryepiskopi “grek” e ka shpa- llur publikisht veten “lypësi ndër- kombëtar i shqiptarëve” duke me- nduar për të tashmen dhe të ardh- men që ndërton Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në botën e qytetëruar.
Botuar në “Gazeta Shqiptare” dhe “Sot”