Korça priti me solemnitet festën e madhe të Ngjalljes së Shpëtimtarit.
Duke filluar nga e Diela e Dafi- nave dhe në vazhdim, atmosfera preku çdo cep të qytetit. E gjithë Java e Madhe u shoqërua me shër- besat kishtare. Duke filluar me Shërbesën e Dhëndrit, Misterin e Efqelisë, ku sipas një tradite që tashmë ka zënë vend në këtë qytet, celebrohet vetëm në Katedralen e vjetër të Burimit Jetëdhënës, edhe ky mister u celebrua nga Mitropo- liti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Joani. Ndër të tjera ai tha: “Fuqia e Shpirtit të Shenjtë, e cila vepron mistikërisht, realizon paqen e brendshme tek nje- riu. Pajton pikërisht këtë entitet të ndarë nga mëkati, fashit gjymtimin e qenies njerëzore, gjymtim, i cili reflektohet në marrëdhëniet e gjithë- secilit me të gjitha. Pikërisht rive- ndosja e pajtimit me Zotin është ri- vendosja e paqes së qenies me të gjithë dhe të gjitha, të cilën Kisha në formë të dukshme e realizon nëpërmjet vajosjes”.
Në atmosferë të përvajshme vazhdoi më pas dita e enjte, ku shër- besat kishtare u celebruan në të gjitha kishat e qytetit dhe ku qindra e qindra besimtarë iu falën Zotit të varur mbi kryq. Ndërsa dita e pre-
mte arriti kulmin në orët e mbasdi- tes, pasi nëpër kisha ishte kryer Shërbesa e Zbritjes së Zotit nga kryqi. Çdo pjesë e qytetit ngjasonte me një manifestim vaji, sipas tradi- tës njerëzit shkojnë dhe nderojnë epitafet në të gjitha kishat. Ndërsa kambanat vazhduan vajin e tyre gjatë gjithë ditës, deri në momentin kur nëpër kisha filloi shërbesa
e mbasdites. Në orën 1845 përpara Katedrales “Ngjallja e Krishtit” u bashkuan pesë epitafet me kuvu- klet e tyre të zbukuruar dhe mijëra e mijëra njerëz. Në krye të procesi- onit, i cili paraprihej nga flamujt kishtarë, eksapterët dhe kryqet, qëndronte Mitropoliti i Korçës, Hi- rësia e Tij Imzot Joani, i shoqëruar nga të gjithë klerikët, më pas vinin
epitafet dhe lumi i gjatë i njerëzve.
Kulmi i festës arriti në Shërbe- sën Ngjallësore.
Pas leximit të Mesazhit Paskal nga Hirësia e Tij Imzot Joani, kur akrepat e orës shënuan 2400 u dëgjua lajmi i Ngjalljes “Krishti u Ngjall!” dhe një kor prej mijëra vetash, të cilët pohonin “Vërtet u Ngjall!”. Tin- gujt tashmë panagjirikë të kamba- nave sillnin mesazhe shprese, gë- zimi dhe fitoreje.
Mihal Sonellari