Nga kremtimi i Pashkëve
Ngjalljen e Krishtit, besimtarët e pritën në kishën e së Tërëshenjtës Mari, në kala, ku u dha edhe lajmi i triumfit të pavdekësisë. Ishte një moment i paharrueshëm, kur Hirë- sia e Tij Ignati doli nga Ajodhima me qiririn e ndezur duke thënë: “Ejani merrni dritë nga drita që s’perëndon”. Qindra shpresëtarë të moshave të ndryshme vërshuan drejt tij për të ndezur llambadhat e tyre, duke i dhënë kështu një ndriçim vezullues të gjithë kishës.
Në orën 2400, në oborrin e ki- shës u mblodhën të gjithë besim- tarët, për të dëgjuar mesazhin e kë- saj Ngjalljeje të Madhe Paskale.
Ngjarjen dhe pranimin e Ngjalljes së Jisu Krishtit Mitropoliti e paralelizoi edhe me ditët e sotme ku ndër të tjera tha: “Mos vallë edhe sot, me gjithë ligësinë dhe mëkatin që mbizotërojnë nuk ka njerëz të
cilët me jetën e tyre shpirtërore dëshmojnë, se Krishti që u ngjall dhuron jetën e re dhe të amshuar për të gjithë ata që duan? Edhe pse
mund të bëhemi njerëz të rinj, të krishterë të vërtetë që do të jetojmë këtë jetë me Krishtin, duhet ta duam Atë dhe t’ia dorëzojmë veten tonë Krishtit që u Ngjall. Atëherë do të mundemi edhe ne nga përvoja dhe me gjithë zemër të shpallim dhe të vërtetojmë “Krishti u Ngjall! Vërtet u Ngjall!”.
Po atë ditë, të Dielën e Pashkës së Madhe, Mitropoliti Ignat kreu Mbrëmësoren e Dashurisë në ki- shën e Shën Gjergjit të qytetit të Fierit. Në gëzimin e festës paskale mori pjesë edhe President! i Repu- blikës, z. Alfred Moisiu.
Në fund të Shërbesës së Da- shurisë President! z. Alfred Moisiu përshëndeti të gjithë besimtarët,
duke theksuar rëndësinë e madhe të mesazhit të Pashkës, i cili më- shon fort në dashurinë për njëri-tje- trin, në tolerancë, bashkëpunim etj.
Me rastin e festës së Pashkës u organizua edhe pritja festive, ku nderuan me ardhjen e tyre persona- litete të politikës dhe kulturës, për-
faqësues të komuniteteve të tjera fetare si edhe shumë besimtarë të dioqezës. Me këtë rast mitropoliti theksoi se mesazhi i Pashkës është triumfi i Krishtit fitimtar ndaj vde- kjes. Ai na ngazëllon shpirtrat dhe ngjall shpresat.
I. Zaka, S. Mishaxhi