Pjesë nga intervista
e Imzot Ignatit,
Mitropolit i Beratit, Kaninës,
Vlorës dhe Myzeqesë
Si e pritët kërkesën e Fort- lumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për marrjen e detyrës si Mitropolit i Shenjtë i Mitro- polisë së Beratit, Kaninës, Vlo- rës dhe Myzeqesë?
Para së gjithash ju falënderoj nga zemra për interesimin që trego- ni për Kishën tonë Orthodhokse, si dhe për mua personalisht. Kërke- sën e Kryepiskopit Anastas për marrjen e detyrës si mitropolit i Beratit e prita me gëzim të madh, por edhe me një ndrojtje personale, për shkak të gjendjes së rëndë të situa- tës së asaj kohe dhe të vështirësive të shumta, me të cilat do të përba- llesha. Por e prita edhe me një kre- nari të ligjshme duke e konsideruar si zgjedhje të Zotit, të bërë nëpër- mjet Kryepiskopit Anastas, perso- naliteti i të cilit në lëmin fetar por dhe në veprimtaritë e tij kulturore, shkencore dhe shoqërore, siç e ka treguar koha, është i padiskutu- eshëm.
Kush është Imzot Ignati, nga vjen, cila është origjina, arsimi dhe aktiviteti fetar?
Kam lindur më 28/12/1934 në fshatin Prodhromos të rrethit të Thivës, në një familje të thjeshtë arvanitase, ku jam pagëzuar nga prindërit Luka dhe Marie Triantis,
me emrin Joanni. Në mënyrë të veçantë nga nëna kam mësuar gjuhën e bukur shqipe, të cilën e kam përvetësuar në mënyrë të kë- naqshme. Shkollën fillore gjashtë- vjeçare e mbarova me rezultate shumë të mira në fshatin e lindjes. Arsimin e mesëm të përgjithshëm e kreva me rezultate të larta në seminaret kishtare të qytetit të Korinthit dhe të ishullit Patmos. Prej vitit 1954 deri në vitin 1960 mbarova me sukses shkollën e lartë, në degën e teologjisë, pranë Universitetit të Athinës. Në të njëjtën periu- dhë u diplomova në shkollën e lartë të muzikës bizantine, me rezultate të larta, por në kryeqytetin e Greqi- së, Athinë. Që në bankat e shkolla- ve të mesme dhe të larta, i jam për- kushtuar veprimtarisë së larmishme kishtare. Kam shërbyer si katekist, duke u dhënë mësime kishtare be- simtarëve të moshave dhe sekseve të ndryshme. Jam aktivizuar si psalt i ceremonive fetare në shumë kisha, kam predikuar vazhdimisht gjatë Liturgjive Hyjnore, duke trajtuar tema të rëndësishme. Kam dhënë në shkolla të mesme lëndë të ndryshme, si: letërsi, gjuhë, histori, gjeografi dhe teologji, të cilat më dhanë mundësinë të zgjeroja hori- zontin tim fetar e kulturor për t’u bërë në të ardhmen një klerik i aftë dhe i devotshëm. Pasi u hirotonisa prift në vitin 1967, kam shërbyer famulltar në katedralen e Thivës, si zëvendësepiskop në rrethin e Thivës, si igumen, domethënë si drejtues i murgjve të dy manastire- ve, si atë shpirtëror i Dioqezës së rretheve Thivë dhe Livadhja. Si shpërblim të kësaj pune të gjatë e të zellshme, Zoti më bëri të denjë që të zgjidhem mitropolit nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës së Konsta- ndinopojës, me propozim të Patrikut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij Imzot Vartholomeut më 24/06/1992. Për arsye të situatave të njohura të asaj kohe, u hirotonisa mitropolit më 27/07/1996 në Konstandinopo- jë, dhe më 18/07/1998, u fronëzova në kishën e Shën Spiridhonit si
Mitropolit i Mitropolisë së Shenjtë të Beratit.
Si u pritët nga besimtarët orthodhoksë beratas?
E them me çiltërsi dhe kënaqësi të veçantë, se u befasova nga pritja madhështore dhe entuziaste e orthodhoksëve beratas, e përfaqë- suesve të pushtetit vendor, e kleri- këve dhe e anëtarëve të këshillave kishtare të Vlorës, Fierit, Lushnjës, Kuçovës e Patosit. Kjo pritje nuk më shlyhet nga kujtesa, për shkak të fjalëve të përzemërta të shumë prej të pranishmëve dhe përfaqësu- esve të komuniteteve myslimane e katolike, që më uronin me ngroh- tësi suksese në këtë detyrë me shumë përgjegjësi, fjalë zemre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre, fjalë shprese për ringritjen e Kishës so- në të shkatërruar nga regjimi ateist, fjalë përshëndetjeje, që më bënë ta ndieja veten si në shtëpinë time dhe t’u premtoja me gjithë shpirt se do të punoja me përkushtim dhe sakri- ficë, që të drejtoj këtë grigjë kaq të përvuajtur në rrugën e drejtë dhe të vërtetë të Krishtit Perëndi.
Në fillim, pasi u njohët me situatën, cilat vlerësuat si pro- bleme më emergjente?
Sapo fillova detyrën iu përvesha punës në të gjitha enoritë e qyteteve dhe të fshatrave të dioqezës sonë.
U përpoqa me këmbëngulje të ta- kohesha personalisht me secilin klerik dhe me një shumicë të madhe njerëzish të besimeve të ndryshme fetare, duke komunikuar me thjesh- tësi, për të dëgjuar me vëmendje zërin e zemrave të tyre për munge- sat, nevojat dhe kërkesat që ata më parashtronin. Me dhimbje konstato- va se në përgjithësi vuanin nga var- fëria e tepërt, nga sëmundje dhe halle të shumta dhe nga kërkesa për të siguruar viza për në Greqi, ku dëshironin të takoheshin me të afërmit e tyre, të shtroheshin nëpër spitale për t’u shëruar, apo për t’u punësuar, që të siguronin bukën e gojës. Shumë nga këta persona i kam ndihmuar për të zgjidhur pro- blemet e lartpërmendura, pa bërë asnjë dallim në lidhje me përkatë- sinë fetare, shoqërore, partiake etj. Një pjese të rëndësishme nevojta- rësh u kam dhënë ndihma të pa- kursyera në ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe në para.
Cilat janë arritjet më të më- dha të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë kohës së ripërtëritjes?
Pas viteve ’90-të, kur në Shqipë- ri u rivendos e drejta e praktikimit të feve, u vu re se vendi ynë ishte rrënuar tërësisht në të gjitha drej- timet, por dëmi më i madh u ishte (yijon nëfaqen 10)
“Jam arvanitas;
nga nëna kam mësuargjuhën
e bukur shqipe”
kjo është dhe arritja më e madhe, për të cilën jemi ngarkuar ta kryejmë sa më mirë.
Si janë marrëdhëniet ndërfetare në Dio- qezën e Beratit, Kaninës, Vlorës dhe My- zeqesë?
Vazhdimisht në çdo Meshë Hyjnore për- mendet shprehja shumëdomethënëse “paqe midis jush të gjithëve”. Këtyre fjalëve hyjnore u përmbahet Kisha jonë Orthodhokse për të ndër- tuar dhe për të mbajtur marrëdhënie të drejta ndërfetare. Mitropoliti i shquar i Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, Anthim Aleksuphi, në vitin 1868, ndër të tjera, ka shkruar: “Popullsia e Dio- qezës së Beratit është e përbërë nga të kri- shterë ortodoksë apo myslimanë. Në pikëpamje të feve ata kanë mendime të ndryshme, por në jetën shoqërore dhe familjare kanë zakone të ngjashme, flasin të njëjtën gjuhë, gjuhën amtare shqipe dhe bashkëpunojnë e bashkëjetojnë në paqe midis tyre në veprimtaritë tregtare, në pu- nët bujqësore, në prodhimet artizanale dhe re- spektojnë ligjet e pushtetit mbretëror”.
Kjo tregon më së miri se qysh në kohët e lashta komunitetet ndërfetare kanë bashkëjetuar me dinjitet. Edhe sot e kësaj dite Kisha e Dio- qezës sonë punon me përkushtim për të trajtuar dhe për të çuar më përpara këto tradita të çmu- ara, duke respektuar opinionet dhe mendimet fetare, duke u treguar tolerante në vizitat reci- proke që bëjnë në rezidencat përkatëse dhe në
komunikimet herë pas here për zgjidhjen e problemeve shoqërore, pa sulmuar aspak konceptet e ndryshme që ka secila bashkësi fetare.
Si qëndron çështja e pronave në dioqezën e Beratit?
Problem! i kthimit të pronave kishtare në dio- qezën tonë është zvarritur së tepërmi për arsye të neglizhencës së organeve kompetente shte- tërore që merren me këto probleme, por dhe si rezultat i mungesës së dokumenteve në arkivat vendorë, për shkak të djegies së këtij arkivi në vitin 1997. Pas këtij viti kemi dërguar kërkesat tona të argumentuara me dokumente konkrete, që vërtetojnë pronësinë tonë. Deri tani një pjesë e mirë e këtyre pronave është njohur nga Komi- sioni i Kthimit të Pronave dhe presim kompen- simin e tyre. Për pjesën tjetër jemi në procesin e plotësimit të dosjeve përkatëse që t’i dërgojmë në komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda afatit. Shprehim besimin se do të na kthehen e do të na kompensohen pronat në fjalë, duke u bazuar në premtimet serioze të Kryeministrit, Shkëlqesisë së Tij prof. dr. Sali Berisha, për ta parë me përparësi nga qeveria dhe nga organet kompetente kthimin e pronave të komuniteteve fetare, sa më parë dhe sa më të plota.
A merret Imzot Ignati me shkrime dhe botime? Cilat janë ato dhe çfarë objekti- vash ka për të ardhmen?
Me kënaqësi merrem prej kohësh me shkrime dhe botime, duke u ushqyer vazhdimisht nga librat e shenjtë. E kam filluar këtë punë me re- daktimin e një cikli poezish të asketit Joan, të cilin e kam adhuruar dhe e kam mësuesin tim
shpirtëror. Ky cikël poezish me tre vëllime është botuar në Athinë, i pari në vitin 1971, i dyti në vitin 1973 dhe i treti në vitin 1975. Më vonë, si anëtar i një komisioni teologësh, u mora me bo- timin e librit “Përulësia sipas Biblës dhe Etërve të Shenjtë”, i botuar, fillimisht, në Athinë, në vitin 1982 dhe ribotuar për të katërtën herë.
Në vitin 1992 botova librin voluminoz “Jero- ndi i Patmos, Amfilohios Makris (1889-1970), Jetë-Këshilla-Dëshmi”. Ky libër u vlerësua nga Akademia e Athinës. Vazhdimisht shkruaj pre- dikime e fjalime tematike të larmishme kishtare dhe kulturore, të cilat i komunikoj jo vetëm para besimtarëve në Liturgjinë Hyjnore, por edhe në simpoziume të ndiy shme. Herë pas here botoj në gazetën “Ngjallja” artikuj të ndryshëm, duke i bë- rë jehonë aktualitetit. Që në fillim të pranisë si- me në këtë dioqezë jam përpjekur vazhdimisht për të përçuar melodinë bizantine me himnet e krishtera në gjuhën shqipe. Në të ardhmen, sipas vullnetit të Perëndisë dhe me hirin e Zotit, do të seleksionoj shkrimet më të çmuara dhe do t’i botoj në një broshurë të veçantë.
Përgatitën: Xhovani Shyti, Abedin Kaja